E martë, 21 Maj, 2013 - 23:51
Subscribe to Syndicate
download

Diana dhe Lulja, në përfundim të shkollës fillore

12.07.2012 - 09:28
Dy nxënëse në përfundim të shkollës fillore luhatën mes shpresës dhe dyshimeve

E përditshmja frankofone “24heures” ka ndjekur katër të rinj të klasës së nëntë gjatë katër muajve. Në mesin e tyre ishin edhe dy adoleshente shqiptare. Gazetarët i kanë përcjellë rregullisht tërë javën, duke ndarë me to njëkohësisht ëndrrat dhe peripecitë e tyre.

Pra, në vijim mund të lexoni ca copëza të përditshmërisë së Dianës dhe Lules. Ato janë mes 15 dhe 16 vjeçe dhe janë në klasën e fundit të shkollës fillore në Vevey. Këta të rinj janë kapur në vorbullën e klasës përfundimtare, ku stresi i provimeve përzihet me ndjenjën e një të ardhmeje aspak të sigurt.

Të vendosur për të gjetur një vend pune për trajnim profesional, ata kanë pranuar të ndajnë me redaksinë e lartpërmendur përvojën e tyre gjatë këtij kërkimi me plot vështirësi. Kështu që gazetarët kanë vëzhguar hap pas hapi këta të rinj prej muajit mars dhe këtë, qoftë në sallonin familjar, qoftë gjatë takimit me një këshilltar udhëzues, ose gjatë një interviste për punë.

Këtë herë ato tregojnë se si kaluan nga ëndrrat e tyre në zgjedhjen e një pune dhe si janë përgatitur për të aplikuar për një punë. Ato gjithashtu do të ndajnë përshtypjet e tyre të para në lidhje me botën profesionale. Dyshimet, shpresat, vështirësitë, por edhe lajme të mira japin ritmin e përditshmërisë së tyre. Për të kuptuar më mirë këtë moment të rëndësishëm në jetën e adoleshencës së tyre, redaksia e Albinfo.ch vendosi të përkthejë shkrimin në fjalë, i cili pasqyron ndjeshmërinë e botës në të cilën këta të rinj do të ndërmarrin hapat e të parë të ardhmërisë së tyre profesionale. Diana dhe Lulja përshkruajnë përjetimet e tyre sikur adoleshente.

Diana: Me kalimin e kohës, mësimi bëhet gjithnjë e më i vështirë

© foto: Patrick Martin/Chantal Dervey

Që në fillim Diana kërkon falje, vështron gazetari: "Unë nuk flas mirë. Ndonjëherë nuk di se si mund t’i shpreh gjërat". Megjithatë, me të parë në sytë e saj që i ngjajnë një kukulle, mund të mendojmë se ajo veç se ka fituar vetëbesim në shpirtin e saj të një adoleshenteje.

Sigurisht se fotomodelet e ngjitura në muret e saj të dhomës i kanë zhvilluar asaj shijen për një feminitet të dëshmuar. Kur Diana del në fotografi, ajo e di se si të pozojë, edhe pse modestia e saj e shtyn të ndreqë bluzën sa herë që lëviz. Megjithatë, bukuroshja nuk duket të jetë aspak mendjemadhe". Edhe pse nuk shihet, unë gjithmonë kam qenë më e vogla në shkollë, si dhe në mesin e shoqërisë sime”, thotë ajo. Sapo i kishte mbushur 3 vjet vogëlushja nga qytetit Aigle kishte filluar shkollimin e saj. Në shtëpi, banesa në të cilën është rritur ishte shumë e vogël. Aty Diana jetonte me tri motrat dhe një vëlla, si dhe me prindërit. "Kjo gjë nuk më ka penguar aspak. E vetmja gjë që më dallonte nga të tjerët ishte fakti se nuk kisha kompjuter. Ndoshta ajo që më pengonte mua ishte fakti se neve na duhej gjithmonë të ndanim me motrat dhe vëllain gjithçka çfarë kishim".

Afër shtratit të Dianës qëndrojnë fotografitë e familjes duke u qeshur me zemër. Prindërit e saj kthehen në Kosovë për çdo pushim veror. Edhe këtë herë ata përgatisin udhëtimin e tyre, por para se të nisen, Diana ka disa gjëra për të përfunduar. Ajo na tregon anën e saj serioze dhe të përgjegjshme. Adoleshentja entuziaste shpjegon se me kalimin e kohës mësimi bëhet gjithnjë e më i vështirë: "Kur isha shumë më e vogël, mësimi më dukej më i lehtë. Tani shkollimi është bërë më i vështirë dhe më kërkon shumë punë dhe mund. Prandaj, kohët e fundit po detyrohem të mësoj shumë. Ndërsa në mbrëmje, thekson ajo, unë shkoj të vrapoj buzë liqenit ose kryej stërvitjet e boksit”. Sigurisht, në mes të gjitha këtyre aktiviteteve, Diana i kushton kohë edhe shoqërisë, “shopping-ut” gjatë pasditeve, si dhe bisedat e pafund mes vajzave.

Lulja: Kur isha e vogël doja të vishesha si djalë

© foto: Patrick Martin/Chantal Dervey

Me përjashtim të një cepi të vogël ku shihen disa idhuj të Lules, muret e dhomës së saj janë pothuajse bosh. Ata janë Granit Xhaka dhe Adelina, janë dy fytyrat frymëzuese për adoleshenten. I pari është futbollist në FC Basel, ndërsa e dyta është një këngëtare e famshme, që të dytë janë me origjinë kosovare. "Ata janë model për mua”, pohon Lulja. Unë e kam ndier veten se jam e këtij vendi, por prapëseprapë mund të them se kam krenarinë e njerëzve të vendit tim të origjinës". Përtej origjinës, ka shumë kohë që zemra e adoleshentes është pushtuar nga sporti, në veçanti futbolli: "Unë jam në ekipin e vajzave në FC Gjenevë. E kam me të vërtetë pasion". Që nga hapat e parë në Aigle, pastaj mbërritjes në Vevey, sporti është ai që i jap ritmin e jetës vajzës së re. Qoftë noti, tenisi, Lulja ka provuar të gjitha sportet. Ajo tregon se gjithmonë ka pasur diçka të ngjashme me djemtë. "Kur isha e vogël, unë gjithmonë kam kërkuar të mbaj flokët e shkurtra dhe të vishem si një djalë". Lulja shprehet troç: "Unë kam shumë karakter dhe jam shumë e sinqertë. Dukem shumë e ndruajtur, por në të vërtetë është e kundërta. Me fjalë të tjera, nëse kam diçka për të thënë, nuk mbes pa e thënë".

Ndërsa në shkollë, marrëdhëniet me të tjerët nuk kanë qenë gjithmonë të lehta për Lulen: "Kur isha e vogël, kam pasur shumë probleme. Si vajzë nuk kanë qenë shumë të mirë me mua, prandaj edhe nuk më pëlqente më shkolla. Atëherë kisha një stil më tepër të liderit. "Me kohë gjërat kanë ndryshuar. Shokët e klasës së sotme janë një ekip i lidhur, ajo ndjehet më mirë. Sytë e Lules ndriçohen jo vetëm kur flasim për futboll, por edhe kur përmendin këngëtaren Rihanna, ose dashurinë që ka për fëmijët. "Të mërkurave dhe gjatë fundjavës unë ruaj fëmijët. Më pëlqen të kaloj kohë me ta”.

Reklamë

Reklamë

Tipps für Personen, die Betroffene unterstützen möchten
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit
Diaspora po e “blen” paqen sociale në Kosovë Ministri Makolli raportoi para Komisionit për punë të jashtme për të arriturat në Ministrinë e Diasporës. Strategjia për diasporën 2013 – 2018, u konsiderua e arritura më e madhe e MeD-së
Regjistrimi i mërgimtarëve nis me Zvicrën Regjistrimi i mërgimtarëve është parashikuar të nisë këtë vit, ndërsa si pilot-projekt është parashikuar të jetë Zvicra
Ikja e “trurit” shqetëson Maqedoninë Autoritetet në Maqedoni po shqyrtojnë mundësitë për të parandaluar migrimin jashtë vendit. Sipas Eurostat-it, brenda 14 vjetësh nga Maqedonia kanë ikur 10 % e popullatës
Shëndeti (IV)
Psikozat skizofrenike të indukuara/të shtytura/ nga substancat varësuese Karakteristike për skizofrenin janë çrregullimit e përjetimit siç janë ato Un-it, me ç`rast skizofrenët e përjetojnë veten si të huaj, përkatësisht si një tjetër njeri (fenomeni i depersonalizimit)

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 10 °C
Reported on:
Mar, 21/05/2013 - 22:50

Prishtinë

Scattered clouds
  • 15 °C
Reported on:
Mar, 21/05/2013 - 23:30

Cyrih

Broken clouds
  • 10 °C
Reported on:
Mar, 21/05/2013 - 22:50

Shkup

Few clouds
  • 16 °C
Reported on:
Mar, 21/05/2013 - 23:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj