E premte, 24 Maj, 2013 - 19:16
Subscribe to Syndicate
download

A duhet të frikësoheni nga fluturimi?

10.07.2012 - 08:40
(Dosje: Pushimet 4/4): Piloti shqiptar Ferdi Koester shpjegon për lexuesit e albinfo.ch përse aeroplani është mjeti më i sigurt i udhëtimit.

A.R. ka jetuar në Zvicër disa vjet dhe, me pasaportën e Zvicrës në xhep, është kthyer për të jetuar në Kosovë. Puna që bën, ia imponon që të vijë relativisht shpesh në Zvicër. Por, ai ka një hendikep: kurrsesi nuk pranon të hipë në aeroplan! E ka fobi këtë punë, që nga fatkeqësitë e rënda ajrore që patën ndodhur në vitin 1993 në Maqedoni.

Kështu, për të ardhur në Zvicër atij nuk i mbeten shumë alternativa. Eventualisht gjen ndonjë shok që vjen këndej me makinë, ose i hip autobusit. Mirëpo, kur i duhet të kthehet në Kosovë, atij i komplikohet edhe më shumë puna! Asnjëri nga shokët që kanë vetura, nuk e kanë kohën për tu kthyer me të. E çka do të bëjë A. R. ? Ai, thjesht, detyrohet të blejë një veturë dhe të marrë me të rrugën tokësore për në Kosovë. Kështu i ka ndodhur jo një herë e dy...

Piloti Ferdi Fazliu-Koster vetëm qeshet dhe tund kokën kur dëgjon këtë rrëfim. “Frika është diçka emocionale dhe subjektive. Zakonisht njerëzve ju mungojnë njohuritë e duhura rreth fluturimit me aeroplan, prandaj edhe është e pranishme një frikë e tillë te shumica”, thotë piloti, i cili drejtimin “e thjeshtë” të aeroplanit e ka tejkaluar prej kohësh. Ai prej më shumë se 10 vitesh merret më shumë me fluturimin akrobatik, që është shumë më i vështirë dhe më sfidues.

© albinfo.ch

“Të gjithë atyre që frikësohen nga fluturimi, unë ua tregoj një gjë: aeroplani sot është mjet dukshëm më i sigurt i udhëtimit në krahasim me mjetet tjera. Një statistikë amerikane thotë kështu: njeriu duhet të jetojë 354 vite dhe gjatë gjithë kësaj kohe, 24 orë në ditë t`i kalojë në fluturim, e vetëm pas kësaj kohe do t`i “vijë radha” për të vdekur në aeoplan. Kjo tregon se çfarë sigurie të madhe ka fluturimi, thotë Koester. “Rrezik dukshëm më të madh për aksident paraqesin udhëtimet me vetura, sidomos në relacionet e gjata”, thekson ai.

Mandej, Ferdi, duke dashur “t`ua heq merakun” atyre që kanë fobi fluturimin, shton se në vendet perëndimore, ku bën pjesë edhe Zvicra, fluturimet me aeroplanë janë edhe më të sigurta. “Këtu investohet tepër shumë, veçanërisht në sigurinë e fluturimit. Kontrollimet janë të hollësishme dhe aeroplani sot në pjesën më të madhe pilotohet nga kompjuteri. Por edhe nëse dështon kompjuteri, gjë që ndodh tepër rrallë, janë gjithmonë edhe 2, 3 ose edhe 4 sisteme tjera të sigurimit që reagojnë dhe nuk lejojnë aksidentin”.

Ferdi thotë se për fat, masat e sigurisë së fluturimit, janë po aq të forta edhe për fluturimet në Ballkan, respektivisht në Prishtinë, Shkup, Tiranë etj. sikur edhe në perëndim.

“Të gjitha kompanitë që fluturojnë për Ballkan janë ose të Zvicrës ose të Gjermanisë. Kështu që, sa i përket masave të sigurisë së aeroplanëve dhe pilotëve, nuk ka ndonjë dallim. Secili aeroplan e ka të detyruar kontrollimin në afate të caktuara, pas çdo 50, 100 ose 200 orësh fluturimi. Ka pastaj edhe kontrollime më të sofistikuara si kontrolli i sistemeve, i motorëve të aeroplanit etj. Edhe pilotët, pavarësisht se a fluturojnë në drejtimin Cyrih Prishtinë apo Cyrih-Londër, u nënshtrohen procedurave të njëjta të trajnimit e të kontrollimit etj”.

Por, thekson Koester, megjithatë ka një dallim në mes të aeroporteve të vendeve të perëndimit dhe ta zëmë, Aeroportit të Prishtinës.

“E vetmja pikë që ndoshta e dallon Aeroportin e Prishtinës nga ai i Cyrihut është se equipmenti i atij aeroporti nuk ka arritur ende në nivelin e standardeve të aeroporteve evropiane. Për shembull, këtu në Cyrih e kemi të plotësuar kriterin e ashtuquajtur “airles kategory 3” që mundëson aterrimin me masën “zero visibilty” (0 pamje). Kjo, me fjalë tjera d.m.th. se aeroplani mund të zbresë pa problem edhe në rast të mjegullës, kur piloti nuk është në gjendje të shohë asgjë jashtë aeroplanit. Në Prishtinë, siç kam marrë vesh unë, është në funksion `airles kategory 2` e cila parasheh që piloti, që të mund të lëshohet në pistë, duhet të ketë mundësi shikimi disa qindra metra nga kabina. Për këtë arsye, sidomos vjeshtës kur ka mjegull, aeroplanët detyrohen të aterrojnë në aeroportet fqinje, sepse ka rregulla që e ndalojnë aterrimin në kushtet kur gjatësia e pamjes është e kufizuar”, sqaron më tutje piloti shqiptar.

Trendi i pilotimit sot po shkon nga ajo që pas një kohe të mos ketë fare nevojë për pilot, por gjithçka të bëhet në mënyrë kompjuterike. “Në të vërtetë edhe tash, më shumë se 60 për qind e punës sa i përket drejtimit të aeroplanit bëhet me kompjuter. Me siguri nuk do të shkojnë as 20 vjet kur nuk do të ketë më fare nevojë për pilot. Ose, mund të jetë një personel teknik që mbikëqyr funksionimine sistemeve kompjuterike të drejtimit. Teknikisht, një gjë e tillë është e mundur edhe sot, sistemet përkatëse ekzistojnë që prej 15 e më shumë vjetësh”. Por, thotë Ferdi, është më tepër një problem etik që tu thuhet udhëtarëve ta zëmë: prej sot aeroplani juaj do të fluturojë pa pilot!”

Foto galeri

Piloti mbase i vetëm akrobatik shqiptar

Në vitin 1998 Ferdi Fazliu- Koester ka mbaruar akademinë e aviacionit “Swiss flight academy” dhe prej atëherë ka provuar veten në aeroplana të tipeve dhe kategorive të ndryshme. Një kohë ka qenë pilot personal për aeroplanë të vegjël komercialë ndërsa më vonë ka zbuluar pasionin e tij të madh për pilotim akrobatik. Në këtë sport, që ai e quan si më dinamikun në mes të sporteve, ai e ndjen veten më të realizuar se gjithkund. “Vetëm këtu përjetoj shpërthimin maksimal të adrenalinës. Ky sport kërkon përgatitje dhe konstitucion të veçantë fizik e psikik prej pilotit”.

Pilotimin akrobatik Ferdi, pos si pasion, e ka përjetuar edhe duke marrë pjesë në gara në mes të pilotëve të kësaj kategorie. Në Zvicër janë gjithsej rreth 40 pilotë akrobatikë”, thotë ai. Dhe, këtu ai ka arritur një sukses të admirueshëm, duke zënë vendin e pestë në një garë në nivel të Zvicrës, të mbajtur në vitin 2009.

Lexoni po ashtu dosjen për pushime e albinfo.ch:

1/4

2/4

3/4

Reklamë

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Shërimi i Kushtrimit ngjan me një mrekulli Fakti që Kushtrimi, djali 16 vjeçar nga Kosova me kancer në gjak të ngrihej kaq shpejtë në këmbët e veta, ka tejkaluar edhe pritjet më optimiste.
Tryeza
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës
Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Scattered clouds
  • 10 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 18:20

Prishtinë

Scattered clouds
  • 17 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 18:30

Cyrih

Broken clouds
  • 8 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 18:20

Shkup

Scattered clouds
  • 21 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 19:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj