Kafja "L’Evêché", ose krenaria e dy vëllezërve kosovarë
Restorantet dhe hotelet janë, së bashku me ndërtimtarinë, një nga sektorët kryesorë të pushtuar historikisht nga emigrantët shqiptarë të ardhur nga Kosova, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi. Gastronomia në Zvicër është një lëmi që ka qenë tradicionalisht e zënë nga emigrantët italianë dhe spanjollë. Megjithatë, brezat e rinj të këtyre popullsive emigrante po dalin gjithnjë e më shumë në sektorët e ashtuquajtur terciarë të ekonomisë helvetike.
Vihet re se shpesh personeli i punësuar në restorante dhe hotele është shqiptar. Pasi që kanë punuar me vite dhe kanë fituar përvojë në këtë fushë, shihet se shqiptarët gjithnjë e më shumë po marrin përsipër menaxhimin e lokaleve të tilla. Prandaj, edhe vështrojmë një tranzicion të vërtetë që po zhvillohet ndërmjet emigrantëve të vjetër dhe atyre më të rinj. Specifika e këtij tranzicioni qëndron në vazhdimësinë e traditës së kuzhinës zvicerane ose italiane në lokalet që emigrantët shqiptarë shpesh marrin përsipër dhe i menaxhojnë familjarisht. Takimi me tre pronarë shqiptarë të këtyre lokaleve qoftë në Lozanë, në Zurich apo në Wintherthur, tregon vetë për këtë zhvillim.
Të ardhur në Zvicër në vitet 1990, dy vëllezërit Dino (38 vjet) dhe Shaban Bekteshi (35 vjeç) kanë evoluar një kohë të gjatë në fushën e gastronomisë në lagjet e vjetra të Lozanës. Dino punoi atje për 13 vjet si shef i shërbimit dhe Shabani iu bashkua më vonë. Vëllezërit nuk e fshehin pasionin e tyre për lagjet e vjetra të Lozanës: "Ne jemi rritur në këto lagje dhe e kemi dashur gjithmonë këtë qytet". Falë rrjeteve private dhe profesionale që ata krijuan, ata arritën të bëhen para një viti e gjysmë manaxherët e "Kafes L’Evêché" një restorant që është simboli i kuzhinës tradicionale zvicerane.
I vendosur poshtë katedrales së Lozanës, "Kafja L’Evêcher" është një restorant ku mund të shijoni të ashtuquajturën “Fondue” me djathin e famshëm Gruyère. "Ne këtë ushqim e shërbejmë edhe gjatë muajt gusht", buzëqesh Shabani.
Dino dhe Shaban mezi fshehin kënaqësinë e tyre, sepse janë të vetëdijshëm se kanë arritur të bëhen pronarë të restorantit më legjendar të Lozanës. Qiramarrësi i mëparshëm, një shtetas italian 82 vjeç, i cili kishte shërbyer 40 vjet në të famshmen Fondue, dorëzoi aferën e tij dy vëllezërve, të cilët i njihte shumë mirë. Kështu që, pas një brezi me italianë, duket se vazhdimësinë e këtij sektori po e marrin kosovarët.
Specialitetit i Fondue-s mbetët një ushqim i pashmangshëm për “L’Evêché”, edhe nëse karta e menyve ka ndryshuar disi. "Ne gjithashtu kemi shumë fat që kemi një kuzhinier, i cili është i jashtëzakonshëm. Ai punon vetëm me prodhime të freskëta, lokale", thotë Dino, qiramarrësi. Tranzicioni është bërë dalëngadalë pa penguar fare mysafirët e zakonshëm. "Ata na njihnin edhe më parë", thonë vëllezërit, si për të kujtuar gjithashtu se ata nuk janë në një territor të panjohur në këtë pjesë të qytetit.
Në kafenë “L’Evêché”, vëllezërit Bekteshi gëzojnë një klientelë të ndryshme dhe praktikojnë çmime të arsyeshme. Megjithatë, nuk është e pazakontë kur në mesditë ose në mbrëmje restoranti i tyre të mirëpresë edhe politikanë, punëtorë të Kalasë, gazetarë, artistë apo gjimnazistë. Ndërsa në mbrëmje mund të themi se lokali mbushet me klientelën e tij tradicionale, e përbërë kryesisht me të rinj. "Tek ne mbrëmja bëhet e zhurmshme", qesh Shabani.
"Ne jemi katër", përgjigjen të dy vëllezërit, kur i pyesin ata se sa vëllezër dhe motra janë këtu apo në Kosovë. Përgjigjja e tyre është në fakt një aluzion për të theksuar sesa shumë punë ata kryejnë, një punë të dyfishtë. Por, në të vërtetë, ata janë gjashtë vëllezër dhe motra, disa në Zvicër dhe disa në Kosovë. Tërë puna e bërë në fushën e tyre u ka mundësuar marrjen e restorantit të tretë të Lozanës, “ Café de l’Ouest”. Ata në fushën e tyre sot për të rifilluar biznesin e "Kafe e Perëndimit" duhet theksuar se dikur Dino ishte kërcënuar me dëbim për shkak të statusit të tij të pasigurt. Ai arriti të qëndrojë në Zvicër në sajë të mbështetjes dhe mobilizimit të gazetarëve dhe njerëzve me influencë në kryeqytetin e Vaud-it.
Vëllezërit thonë se ata kanë shpenzuar më shumë kohë në restorantin “L’ Evêché” sesa në dy restorantet e tjera. Ata adhurojnë këtë lokal legjendar në veçanti për shkak të mjedisit historik të tij. Nga janari deri në shtator 2012 Lozana është bërë “Qyteti i shijes" dheL’Evêcher është në listën e 50 lokaleve në mesin e 350 ekzistues, i përzgjedhur nga komuna e qytetit. Gjatë kësaj periudhe një meny e posaçme do të propozohet për këtë eveniment.
Dosje: Kuzhina dhe migracioni
3/5
Moti
Bernë
- 5 °C
Sht, 25/05/2013 - 21:50
Prishtinë
- 11 °C
Sht, 25/05/2013 - 22:30
Cyrih
- 6 °C
Sht, 25/05/2013 - 21:50
Shkup
- 16 °C
Sht, 25/05/2013 - 22:00
