E martë, 21 Maj, 2013 - 12:37
Subscribe to Syndicate
download

Kokëçarje me valixhet për në vendlindje

08.07.2012 - 10:28
(Dosje: Pushimet 2/4): Valixhet e stërmbushura të mërgimtarëve shkaktojnë telashe të shumta nëpër aeroporte

Të përgatisësh valixhen e udhëtimit, sigurisht që nuk është gjëja më e vështirë. Sidomos valixhen e pushimeve. Është një kënaqësi më vete.

Kjo si duket nuk vlen edhe për mërgimtarët, të cilët përgatitjet për pushime i nisin shumë më herët, duke planifikuar se çka do të marrin e çka do të lënë, e që nuk është fare lehtë.

Por, nuk është aspak vështirë të dalloni një familje mërgimtarësh në aeroportet e Zvicrës nëse e shikoni bagazhin e tyre. Nuk udhëtojnë edhe shpesh, më së paku dy herë në vit. Shkojnë plot, e vijnë zbrazët.

Më lehtë e kanë ata që udhëtojnë me automjete, e nuk brengosen fare për kilogramët e lejuar gjatë fluturimit me aeroplan. Qëndresa Koxha nga Berna udhëton gjashtë herë në vit nga Zvicra për në Prishtinë, prej nga edhe i ka rrënjët.

Udhëtimi për në vendlindje sa i sjell nostalgji Qëndresës, aq edhe siklet me përgatitjen e valixheve. “Kur nisem nga Zvicra për në Kosovë, në bagazhin tim ka edhe çokollata dhe dhurata. Vendin që zënë këto gjëra në bagazhin tim, kur kthehem e zëvendësoj me dhuratat që i sjell nga Kosova në Zvicër, dhe gjëra të tjera të cilat i blej gjatë pushimit”, thotë 23-vjeçarja nga Prishtina.

Nuk është i njëjtë bagazhi për pushime në deti me pushimet për në vendlindje. Studentja shqiptare e shkencave ekonomike në Bernë udhëton në destinacione të tjera vetëm me një çantë dore, por jo edhe për Prishtinë.

“Gjithnjë kam problem të vendos se çfarë të marr me vete dhe çfarë jo, kështu për mbylljen e bagazhit më duhet ndihma e tre personava. Një që më thotë se e kam tepruar, një që mundohet ta mbaj të mbyllur bagazhin dhe një që e mbyll”, tregon për peripecitë e përgatitjes së valixheve Qëndresa Koxha.

Sa i njohim dhe i respektojmë rregullat gjatë fluturimit në lidhje me bagazhin?

Këtë përgjigje e morëm nga Bashkim Berisha, disponent në firmën "Swissport" në Aeroportin më të frekuentuar të Zvicrës, atë të Cyrihut.

Shqiptari nga Kosova për 23 vjet frymon me aeroportin Cyrihut. Ai pret dhe përcjell bagazhin e miliona udhëtarëve. Por, për udhëtarët shqiptarë që vijnë e shkojnë për Prishtinë thotë se nuk janë të “disiplinuar” sa u përket rregullave që duhet të respektohen rreth bagazhit.

“Nuk ka ndryshuar edhe aq “mentaliteti” i udhëtarëve shqiptarë gjatë këtyre 23 vjetëve sa unë punoj në aeroportin e Cyrihut. Punëtorët në shkarkim shpesh ankohen për bagazhin që vjen dhe shkon në Prishtinë, për peshë të tejkaluar dhe për bartje të gjësendeve të ndaluara”, tha për albinfo.ch përgjegjësi shqiptar në “Swissport”.

Për këtë arsye, sipas Berishës, shqiptarët në aeroportin e Cyrihut nuk janë në sy të mirë dhe klasifikohen në grupin e udhëtarëve  “me bagazh të padisiplinuar”.

Prandaj në të shumtën e rasteve bagazhi i tyre nuk mund t’i shmanget kontrollit doganor. “Shqiptarët i kanë lënë turshitë dhe alkoolin, nuk i marrin nga vendlindja”, thotë të jetë lajm i mirë Bashkim Berisha, disponent në firmën zvicerane që ka për detyrë përcjelljen e bagazhit prej “check-in” e deri në fluturim të aeroplanit nga Cyrihu.

Ai pyet se si do të veprojnë kur shumë shpejt ata vetë duhet të kryejnë “check-in” që nuk do të pranojë më shumë se një valixhe, e që nuk guxon të jetë më shumë se 20 kg.

Berisha ka shfrytëzuar këtë bashkëbisedim me albinfo.ch që t’ iu bëjë thirrje bashkatdhetarëve të respektojnë rregullat në lidhje me bagazhin gjatë udhëtimit.“Nuk barten gjësendet e rrezikshme. Ka ndodhur të dërgojnë në vendlindje “motorë sharrë” komplet me benzinë”, tregon Berisha.Punëtori shumëvjeçar në njërën prej firmave më të njohura dhe të shpejta në aeroportin Cyrihut ka vërejtur edhe një ndryshim sa i përket respektit që gjen udhëtari gjatë fluturimit.“Respekti ndaj udhëtarit nuk është si ka qenë më herët, edhe pse paguan biletë deri në 800 franga”, nënvizon Berisha. “Fluturim pa respekt edhe i shtrenjtë. Asnjë destinacion nuk është më i shtrenjtë se Prishtina. Me 800 franga shkon në Los Angeles”, kritikon agjencitë e udhëtimit Bashkim Berisha.

“Udhëtari që paguan biletë të shtrenjtë mendon që do të gjejë shërbime luksoze gjatë udhëtimit, por kjo nuk ndodh”, flet këtë herë për udhëtarët Bashkim Berisha.

Evitoni problemet me bagazhin?

 Check-In:

Udhëtarët duhet të paraqiten dy orë përpara fluturimit të planifikuar, sepse sportelet e “check-In” mbyllen 30 minuta përpara nisjes.Verifikoni limitin e bagazheve (peshën dhe përmasat) që mund të marrësh në avion, qoftë edhe atë që do e mbani me vete në kabinë të aeroplanit.

Pesha e lejuar e bagazhit është 20 kg për një pasagjer, që është e shënuar edhe në biletën tuaj të fluturimit. Edhe fëmijët kanë të drejtë të kenë bagazh 20 kilogramësh. Ju rekomandojmë që të mos dorëzoni bagazhe të veçanta, të cilat kanë peshë më të rëndë se 32 kg.

Çka përmban valixhja e dorës?Përveç parave dhe gjërave të çmuara (fletoret, kamera, çelësat, stolitë, etj.), në përgjithësi ju rekomandojmë të merrni çdo gjë që mund t’ju nevojitet në aeroplan si valixhe e dorës - dokumentet e rëndësishme, medikamentet, e në veçanti dokumentet tuaja të udhëtimit.

Pesha e lejuar për valixhen e dorësPër shkaqe sigurie është e lejuar një valixhe e dorës për një fluturim. Dimensionet më të mëdha janë 55x40x20 cm, me peshë maksimale 5 kg.Valixhja e humburDuhet të raportoni humbjen e valixhes suaj menjëherë te shërbimi Lost & Found në aeroport.

Lexoni po ashtu dosjen për pushime e albinfo.ch:

1/4

3/4

4/4

Reklamë

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Regjistrimi i mërgimtarëve nis me Zvicrën Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli tha se regjistrimi i mërgimtarëve është parashikuar të nisë këtë vit, ndërsa si pilot-projekt është parashikuar të jetë Zvicra
Ikja e “trurit” shqetëson Maqedoninë Autoritetet në Maqedoni po shqyrtojnë mundësitë për të parandaluar migrimin jashtë vendit. Sipas Eurostat-it, brenda 14 vjetësh nga Maqedonia kanë ikur 10 % e popullatës
Shëndeti (IV)
Psikozat skizofrenike të indukuara/të shtytura/ nga substancat varësuese Karakteristike për skizofrenin janë çrregullimit e përjetimit siç janë ato Un-it, me ç`rast skizofrenët e përjetojnë veten si të huaj, përkatësisht si një tjetër njeri (fenomeni i depersonalizimit)
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës
Shëndeti (III)
Bashkëvarësia në kushtet e çrregullimeve psikike Co-Varësia me rastin e përkujdesjes së të varësuarve nga alkooli ose drogat ilegale të cilët njëkohësisht vuajnë edhe nga çrregullimet psikike

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds, light rain
  • 10 °C
Reported on:
Mar, 21/05/2013 - 11:50

Prishtinë

Clear sky
  • 21 °C
Reported on:
Mar, 21/05/2013 - 12:00

Cyrih

Broken clouds, light rain
  • 10 °C
Reported on:
Mar, 21/05/2013 - 11:50

Shkup

Clear sky
  • 26 °C
Reported on:
Mar, 21/05/2013 - 12:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj