E mërkurë, 19 Qershor, 2013 - 10:18
Subscribe to Syndicate
download

Majlinda Sulejmani ia mësyu Bernës me CVP-në

28.10.2011 - 09:33
22-vjeçarja me prejardhje nga Gjilani bëri përjashtim, duke kandiduar me CVP-së në zgjedhjet nacionale të 23 tetorit në Zvicër.

Jo të gjithë politikanët shqiptarë kanë konkurruar në zgjedhjet nacionale të 23 tetorit në Zvicër me socialdemokratët (SP-PS), favorizim që lidhet ky me identifikimin si parti e Calmy-Reyt.

Përjashtim ishte kandidatja me prejardhje nga Gjilani, Majlinda Sulejmani, e cila kishte zgjedhur CVP-PDC subjektin politik, i cili mbështetet në vlerat kristiane për të kandiduar nga St.Galeni për deputete të Parlamentit nacional të Zvicrës.

22-vjeçarja nuk kishte arritur të siguronte vota të mjaftueshme për të zënë një vend në Parlamentin nacional, por kishte marrë besimin e jo më pak se 9800 votuesve të St.Galenit, që konsiderohet si sukses për politikanen kosovare që konkurronte për herë të parë në zgjedhje, edhe atë me CVP-në.

“Jam gëzuar tepër me të marrë lajmin se kishte edhe kandidatë të tjerë shqiptarë që garonin për të hyrë në Parlamentin e zviceran në Bernë. Nuk mund të jetë ky dështim, por kam respekt të madh për të gjithë kandidatët shqiptarë, sepse patën guximin si shqiptarë të futën në listat zgjedhore dhe morën vota të konsiderueshme nga elektorati. Për fat të keq, nga votat e fituara nuk arritëm në Parlamentin e Zvicrës. Por, kjo nuk na zmbraps të mos kandidojmë më, përkundrazi, do t’ia mësyjmë dhe do t’ia dalim dhe me vullnetin dhe mbështetjen e shqiptarëve do ta fitojmë ulësen në Bernë”, ka deklaruar politikania kosovare e CVP-së, Majlinda Sulejmani.

Majlinda thotë të jetë kyçur në jetën politike për shkak të preokupimit për të ardhmen e brezit të ri dhe zhvillimin ekonomik, politik, social, kulturor të Zvicrës.

Ajo thotë të jetë përcaktuar për CVP-në, si subjekt politik që nuk është as i majtë, e as i djathtë.

“Jo majtë, jo djathtë, por përpara, sepse aty e gjej veten time! Sepse është njëra nga partitë politike që përfaqëson vlerat zvicerane, që përfaqëson respektin dhe përgjegjësinë. Është një lloj force konstruktive. Është zgjidhja e traditës politike të Zvicrës, quhet konkordancë”, arsyeton aderimin në CVP Majlinda Sylejmani.

CVP-ja është subjekti politik i katërti me radhë për nga fuqia politike në Zvicër.

Kjo parti mund të vihet në lidhje me dy nisma që CVP ka marrë në raport me shqiptarët në dy kantone të ndryshme të Zvicrës. Në fillim të vitit, në kantonin e Lucernit qe themeluar një trup i kosovarëve në kuadrin e kësaj partie, i quajtur CDK, ndërsa pak para zgjedhjeve në Argau ishte lidhur një marrëveshje në mes të PSHDK-së dhe CVP-PDC-së në nivel kantoni.

Për Majlinden më mirë është që t’i kemi shqiptarët në shpërndarë në disa parti politike, e jo vetëm në njërën prej tyre.

“Mua më vjen shumë mirë që nuk jemi të gjithë në të njëjtën parti politike, sepse vetëm atëherë mundemi të ecim përpara. Dhe nëse do ishte vetëm një parti, çka do të ndodhte me Zvicrën? Vetëm një Zvicër me një synim të majtë apo të djathtë. atëherë do na dilte vërdallë!”, deklaron Sulejmani.

Në zgjedhjet e vitit 2012, Majlinda Sulejmani do të figurojë në listat zgjedhore sërish si kandidate për deputete, por këtë herë për Parlamentin kantonal të St.Galenit.

Gjilanasja është e specializuar në degën teknike të mjekësisë, por profesioni në mjekësi nuk e pengon atë të merret edhe me politikë.

Në spitalin ku është e punësuar Majlinda dallohet për punën e saj kërkimore në fushën e mjekësisë, njëherësh ajo është edhe anëtare aktive e “Swiss Medico International” (organizatë për ndihmë mjekësisë humane në tërë botën).

Politikania me prejardhje nga Kosova është angazhuar në politikë prej vitit 2007, duke aderuar në partinë e të rinjve të CVP-së të St.Gallenit.

Aktualisht është anëtare në kryesinë e të rinjve të CVP-së të Rheintalit.

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Ministri kosovar i Diasporës, Ibrahim Makolli mori pjesë në Konferencën Ministrore për Komunitetet kombëtare të vendosura jashtë vendit (diaspora) të organizuar nga Ministria e deleguar për francezët jashtë vendit, Hélène Conway-Mouret.
Gjuha shqipe në diasporë – quo vadis/ ku po shkon? Më 7 qershor 2013 në “folenë” e Shkollës së Lartë Pedagogjike të Cyrihut u mbajt konferenca ”Gjuha shqipe në diasporë – quo vadis/ ku po shkon?
„Newcomb-Benford“, detektor i manipulimeve me vota Më shumë se kamerat, edhe në Shqipëri do të mund të ndihmonte ligji i Newcomb-Bernford-it.
albinfo.ch: Remzi Durmishi und Elez Badalli
Një konsullatë për shqiptarët e pjesës italiane të Zvicrës Kosovarët, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Zvicrën italiane, thonë të jenë të diskriminuar nga institucionet e Kosovës, ngase vetëm në këtë pjesë mungon një përfaqësi që do të ofronte shërbime konsullore
Shëndeti (IX)
Çka është trauma, si ndodh dhe si manifestohet ajo 2. Co-Varësia situative me rastin e përkujdesjes së personave të traumatizuar
Yjet ndjehen krenarë për prejardhjen e tyre Para ndeshjes spektakolare, Yjet e futbollit kanë vizituar varrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova, memorialin e dëshmorëve në Drenicë, si dhe kanë bërë homazhe para përmendores së dëshmorit Zahir Pajaziti

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Clear sky
  • 23 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 09:20

Prishtinë

Clear sky
  • 24 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 09:30

Cyrih

Clear sky
  • 25 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 09:20

Shkup

Clear sky
  • 27 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 09:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj