Nxënëset që ndihmojnë spitalin në Kosovë
Organizata humanitare që bëjnë gjithçka për të përmirësuar jetët e njerëzve ka kudo në botë. Por, nuk ka ndodhur deri më tani që nxënësit nga Kantoni i Glarusit të themelojnë ndonjë organizatë të tillë. Kështu shkruan gazeta “Südostschweiz” për të sqaruar pastaj se një shoqatë e tillë është themeluar këto ditë pikërisht nga dy vajza shqiptare, me prejardhje nga Kosova.
Fjala është për nxënëset që ndjekin shkollën e mesme dhe zanatin për komercialiste, Habibe Salihu e Shkurte Zeqiri.
Habibja është nga Gjilani ndërsa Shurtja nga Prishtina
Ato, në kuadrin e punës së diplomës, kanë themeluar shoqatën humanitare për ndihmë në Kosovë. Më konkretisht, ato duan të ndihmojnë spitalin e qytetit të Gjilanit. Këtij spitali i mungojnë shumë mjete elementare për përkujdesjen e të sëmurëve, thonë ato, prandaj nevoja për ndihma nga jashtë është gjithnjë aktuale.
Moti
Bernë
- 13 °C
Mar, 21/05/2013 - 16:20
Prishtinë
- 26 °C
Mar, 21/05/2013 - 16:00
Cyrih
- 11 °C
Mar, 21/05/2013 - 16:20
Shkup
- 30 °C
Mar, 21/05/2013 - 16:30
