Ringjallje morale*

Stop dhunës ! Shqiptarët për jetën!
image de l'article

Në këtë fund janari një ngjarje « fait divers », një dramë familjare e pabesueshme dhe revoltuese më ngjall për të satën herë sërish të njëjtin indinjim : «Sa turp ! Turp që jam shqiptar ! Turp për një barbari të tillë !».

 

Pyes veten dhe ty, lexues i nderuar, edhe sa kohë do të vazhdojmë të presim lajme të tilla ? Shqiptari X vret të bijën…, shqiptari Y vret të shoqen e me pas dhe asistenten sociale që ndihmon të shoqen…, kosovari Z. i rritur në Zvicër vret të vjehrrin…, vëllezërit shqiptarë therin me thikë në fyt një klient në restorant… fëmijët e gratë shqiptare, viktimë e dhunës fizike e psikologjike në rrethin familjar… Deri kur problemet familjare ose personale që në çdo vend të qyteteruar zgjidhen me ligj në respektin e dinjitetit njerëzor, te ne do të vazhdojnë të «zgjidhen» me plumb, dhunë e forcë ? Si ka mundësi që X, Y dhe Z nuk hezitojnë të shfryjnë inatin duke u marrë jetën viktimave pa faj e pa mbrojtje ? Deri kur shqiptarët do e përçmojnë jetën e do vrasin njëri-tjetrin pa kurrfarë mëshire ? Pse kjo barbari ? Deri kur ky turp ?

 

Sigurisht autorët e akteve të tilla së pari nuk janë burra, por janë kriminelë – cilido qoftë shkaku, burrat falin ! Kriminelë të tillë herë pas here ndeshen edhe te çdo komb tjetër... Megjithatë, faktet janë kokëfortë: tek ne proporcioni i krimeve të tilla është shumë më i lartë se gjetiu në Evropë! Mjafton të ndjekësh kronikat e lajmeve në televizionet shqiptare, ose të hapësh gazetat për t’u bindur. Dhe kur nuk bëhet fjalë për dhunë me armë, mbizotëron dhuna me fjalë, fyerjet, fjalori rrugaç kudo dhe për çdo problem. Aq e pranishme është kjo dhunë, sidomos gojore, saqë madje dhe të huajt që nuk dinë shqip i kuptojnë fare mirë të sharat tona, aq shpesh i kanë dëgjuar ! Në tren, në rrugë e në autobus në Perëndim sa herë kemi kthyer kokën, kemi bërë sikur nuk kuptojmë kur dëgjojmë të shajnë shëmtuar … në shqip. Rilindësit duhet të kthehen në varr: gjuha jonë sa e mirë…

 

Por, edhe më i tmerrshëm është fakti se këto krime dhe kjo dhunë, përfshirë edhe atë gojore, janë bërë aq banale saqë nuk na shokojnë më. Njerëzit i nënshtrohen fatalitetit, shoqëria civile nuk reagon dhe me kohë fryma e keqe shndërrohet në dukuri «normale», në «fenomen shqiptar», madje dalin edhe zëra që mbrojnë kriminelët e fyejnë viktimat. Turp !

 

Në këtë fillimviti 2012, kur shqiptarët përgatiten të festojnë një përvjetor të madh, 100-vjetorin e emancipimit të kombit, dy gjëra do ëndërroja e do t’u uroja bashkëkombësve të mi dhe ty, i nderuar lexues. Uroj të bëjmë një (psik)analizë kolektive ! Uroj të revoltohemi ndaj të keqes !

 

Me (psik)analizë kuptoj një debat objektiv e pa paragjykime për skutat më të errta të ndërgjegjes sonë kolektive. Ky debat do të hidhte dritë në injorancën, varfërinë shpirtërore, instinktet e ulta, barbarinë kudo dhe kurdo që shfaqen; do na hapte sytë të shohim sesi sjelljet e pamoralshme çojnë ujë në mullirin e të gjithë atyre që nuk duan të na pranojnë si komb e si popull, që na konsiderojnë të egër... Një debat i tillë do të sensibilizonte secilin prej nesh mbi mjetet e mënyrat paqësore që cilido i ka në dorë për të denoncuar e për të luftuar të keqen.

 

Me revoltë kuptoj një besë të madhe, një mobilizim moral e shpirtëror për të dënuar e për t’i prerë rrugën dhunës ndaj njëri-tjetrit, dhunës ndaj të pafajshmëve, dhunës ndaj më të dobtëve: grave, motrave, nënave, fëmijëve… Me revoltë kuptoj dënimin moral dhe përtej çdo dyshimi të kriminelëve. Që njerëz të tillë ta dinë njëherë e përgjithmonë se asgjë nuk justifikon çmendurinë e tyre, se shoqëria shqiptare dënon dhunën, se shqiptarët janë për jetën !

 

Edhe diçka. Uroj të nxjerrim mësim nga historia. Historia, jo më vonë se një dhjetëvjeçar më parë, na tregon sa shumë të huajt na kanë dhunuar. Gjenocided, krimet, vuajtjet janë plagë ende të pambyllura... Historia po ashtu na tregon se edhe në periudha «qetësie» keqadashësit gjithnjë janë munduar të na përçajnë, të nxisin vëllavrasjen, të nxisin «instinktet primitive» të një populli që, sipas tyre, kurrë nuk do mund të bëhet shtet. Për hir të kësaj historie kaq të dhimbshme, për hir të të gjithë atyre që dhanë jetën për shqiptari, ne sot duhet t’i themi stop dhunës!

 

I nderuar lexues bashkëkombës,

 

Nëse ne nuk duam vetveten, kërkush nuk do të na dojë, asnjëherë. Nëse ne nuk indinjohemi ndaj krimeve e dhunës që janë shtruar këmbëkryq mes nesh, atëherë ne do të vazhdojmë të mbetemi për vite e vite me radhë pre e etiketave fyese: shqiptarët = kriminelë. Nëse shoqëria civile, aq më tepër ajo që ka fatin të jetojë në demokraci të mirëfillta si Zvicra, nuk ndërmerr një nisëm të tillë ringjallje morale, atëherë brezat e ardhshëm do të vazhdojnë të përballohen me lajme e ngjarje të tilla revoltuese. Dhuna ushqen dhunën. Dhe faji se jemi këta që jemi dhe jo më të mirë nuk do të jetë i akujt tjetër përveç se yni.

 

Në këtë përvjetor të lindjes së shtetit tonë të ri, uroj RINGJALLJEN MORALE TË SHQIPTARËVE kudo që janë. Kjo është baza, kjo është ABC-ja e një të ardhmeje më të mirë se e djeshmja, e zhvillimit, e përparimit. Ditët e mira, vetëm paskëtaj vijnë…

 

* Pikëpamjet e shprehura në këtë kronikë shprehim mendimet e autorit dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht mendimet e redaksisë.

Reagim

12 komentet
Në hapësirat e parapara për komentet e lexuesve nuk lejohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve si dhe ndaj çdo grupi shoqëror, qofshin ato kombëtare, fetare, shtetërore, etj. Redaksia e mban të drejtën e mosbotimit apo fshirjes së komenteve që i thyejnë këto rregulla. Komentet që s’kanë të bëjnë me temën e artikujve nuk botohen.

une nuk pajtohem me ket qfar

une nuk pajtohem me ket qfar kjo far zonja thot ? :sepse nuk e bejn qe asht dradit shqiptare nuk ka tradit shqiptare qe njihet qe gruaja duhet te dhunohet vritet ose ku te di se qfar kjo zoi thot jo oj e mjer mos e thuai at ,,,Sepse shqiptari dhe rrenjet e tradites qytetruse shqiptare ja me larg se sa ti shef ok . prandai mos i ndy ter poullin ne ket qfar ti me ket gjuh te pa kuptimt flet. KSO NJERES PSYHOPATA SHIZOFRENA IMPOTENTA VRASES DHUNUS FAMILJAR KA ME SHUM SE NE VISET SHQIPTARE ATY KU TI JETON OI E MJER :JETOI NE GJERMANI DHE THEM ME VET VETEN NE QFAR BOTETE TE QMENDUR JETOI ;QDO DIT VRASJE SOCIJALA VRASJE TE BASHKSHORTEVE DHE QKA ASHT ME E KEQJA DHUNIM I FEMIS SE VET KJO PER MU ASHT MA E KEQE SE AJO QFAR TI THUA ZOI E MANGET NGA DIJA DHE IFORMIMI I GABUAR QE PASKE :KA EDHE DHUN TEK NE POR JO I TAN POULLI NUK TE LEJOHET TE THUASH QE NE SI POULL TE JEM AQ BARBAR SIQ TI E PERSHKRUAN :::

shkrim i shkruar nga nje

shkrim i shkruar nga nje mllef i thelle, por 90% realist sepse fatkeqsisht eshte edhe me keq se kaq.

shkrim i shkruar nga nje

shkrim i shkruar nga nje mllef i thelle, por 90% realist sepse fatkeqsisht eshte edhe me keq se kaq.

E nderuar, Eshte teme mjaft

E nderuar,

Eshte teme mjaft e qelluar!
Une mendoj se keto fenomene nuk lindin vetvetiu. Kriminelet, ose njerezit qe bejne akte joligjore e jo morale jane rezultat i te qenurit keq nen lekuren e vet. Eshte rrjedhoje e edukates, qofte ajo familjare, apo shkollore.
Mendoj qe çdo gje fillon nga dita e lindjes, e ardhjes ne kete jete. Nese foshnja nuk e ka prindin te afte per edukim, shancat jane te medha qe nje dite te behet nje kesi qe ju e pershkruani...
Cfar eshte niveli i edukimit nder shqiptaret ne Zvicer?
Nuk dua t'a fyej askend, por nga rastet qe degjoj perdite, sepse kjo teme me intereson shume prej kur jam bere prind, numruesi i perbashket eshte: Nena ia ndan gjirin foshnjes nga mosha 2 muajsh per te vrapuar ne pune (te shumten e rasteve ne pastrim), dmth ndarje nga femiju ose braktisje per para. Kur dihet qe ajo eshte e detyruar te beje ate pune sepse burrat e tyre kane hyre ne kredi (à propos, cdo jave tek familjet shqiptare therret dikush ose dergon oferta kredishe). Dmth nje rreth vicioz. Familja ose X-merr kredi per te ndertuar dicka ne Kosove, per vete ose vellezrit. Per t'u paguar kredia, te dy prinderit punojne, femijet ne meshire te fatit!, nuk i qojne as ne çerdhe se Zvicranet nuk dijne te edukojne femije, ose se kushton. Pastaj niveli i gjuhes se prinderve shume minimal...keshtu femija rritet, nuk e di kujt i takon, ai eshte auslander, por çuditerisht nuk e di gjuhen e nenes, tragjedia eshte se nuk e di as gjuhen e vendit, e edhe pse do te kishte pasur deshire, nuk i takon askujt. Kjo ndjenje e jo-takimit te nje identiteti, ben qe ai femije, ose ai person te shfryhet aty e ashtu si i vjen.
E nderuar, kjo eshte nje teme per studim...
Te mjeret shqiptaret, ata festojne, kenaqen me llukse, i kane veturat me te mirat, me te shtrenjtat, kane prona ne Kosove(à propos, shumica jane edhe te "hedhur poshte nga trashegimia", nenkuptoj: kane punuar tere jeten, kane derguar para e tash familja e zgjeruar atje e merr tere "hisen", e keta me gishta ne goje, qe thote populli, e pastaj kah te shkojne kur kane femije ketu qe duhet te hane e pijne e shkollohen?)...ata kane bere çdo gje per t'i ikur realitetit. Ata nuk mund te jene prinder te pergjegjshem, jane harxhuarm, kane shpenzuar para e energji per tu dukur ne Kosove...Mjerim!
Djali im ka filluar te shkoje ne kopesht. Ka plot gra shqiptare qe i shoh kur vijne i marrin femijet. ato shume pak e flasin gjuhen e vendit ose fare. perkundrazi dijne cdo gje per KS, i ndjekin edhe serialet televizive te Kosoves, jane te mbytura ne kredite familjarisht. Zoti na ruajt! A jane ato te afta te edukojne femije!? Ndersa babai krenar qe di t'i lidhe dy fjali(ku folja nuk zgjedhohet asnjehere te vetme!), vjen tipi me kabrio para kopshtit me e marre femijen.
E nderuar, nga prinder te tille nuk ka femije te edukuar, e nga femije te pa edukuar zhvillohen personalitete dem-prurese. Ky eshte rrethi vicioz. EDUKIMI I NENAVE, se pari!
Jam edhe vet nene, e gjumi nuk me ze nga shqetesimi se a eshte djali im ne nivelin e femije ketu?
Falenderoj Zotin qe me ka dhene dije e mundesi qe vet njehere te mbizoteroj gjuhe e kultura te ndryshme, me thjesht te kerkoj dituri, ne menyre qe te kem cka te percjell.
Jam e specializuar ne Universitet me te njohura te CH, por ka 3 vite qe rri me femijte e mi, se e di qe ketu eshte investimi me i mire. Ka kohe per karriere, per pune, per para. Larg borgjeve, larg kredive, e sa me afer femijeve, sa me afer familjeve. Ne mund te bejme te pamunduren, vetem me femijet( djali im 5 vjeqar flet dy gjuhe, kupton 3, dhe e studion sistemin diellor, ai nuk ka kohe per TV, e as per lojera kompjuterike, kjo jo sepse s'i intereson, por qe une kohen time ia kushtoj edukimit te tij). ata qe jane rritur, eshte shume vone. Vetem nese do Zoti, ata kthehen ne rruge te drejte, por shancat jane te pakta.

nderimet e mia per te gjithe!
sa me pak festa, me shume seriozitet, e me shume vetedijesim e respekt per boten ku jetojme!

Empört Euch E nderuar, i

Empört Euch

E nderuar, i nderuari autor/e e këtij shkrimi.

E ke pasqyruar një realitet ne të cilin ne jetojmë. Të përgezoj. Janë të pakët ata të cilët deshirojnë të ballafaqohen më këtë të vertetë të hidhur. Nëse ne do të mbesim indiferent ndaj kësaj qështje që ti e ke shtruar, kjo e keqe ndër ne vetëm do të thellohet.
Vendasit provojnë që këto probleme tona të na i zgjithin me anë të ligjit, denimit etj... dakort! Por unë mendoj instrumentet e tilla nuk qojnë në zgjidhje që do të jetë konstante. Shumë me tepër ky problem se pari duhet të njihet si problem akut i komunitetit tonë, të shtrohet për zgjidhje, të diskutohet në tryeza e tribuna të hapura, të flitet e të bëhet zhurmë për këtë.
Unë të inkurajoj të shkruash për këto tema në vazhdimësi e pse jo të thirrësh edhe diskutime të hapura, tribuna ... jo vetem unë por jam i bindur se do të hasësh në përkrahje të shumë të indinjuarve tjerë. Prandaj rrebelohuni për vlera të verteta. Empört Euch.

Mergim Balaj

per keto vrasje tash e

per keto vrasje tash e pesqind vjet na mesojn kisha katolike dhe kanuni i i krishtere i leke dukagjinit apo i dukes e qe naj ka percjelll ne kohen e re prifti at shtjefen gjecovi se si duhet te vriten shiptart mes veti se si i mson kodi i kinse nderit se si duhet me vra vllau vellan e shum cka tjeter po ska kurr me dal nji intelektual shiptar e me than se kjo eshte keshtu dhe ky eshte burimi i krimit hajt tung ,,,

Jehona, qe mesazhi juaj te

Jehona, qe mesazhi juaj te jete me efikas dhe bindes ai duhet te mbaj emrin dhe mbiemrin e vertete. NUk mund te hapesh nje debat te tille, luftosh nje dukuri te tile duke qene anonime. Nese je e bindur (dhe une besoj se po) se duhet debatuar rreth ketyre dukurive negative, atehere duhesh te kesh guximin t'i mbrosh hapur, me emer e mbiemer. Jehona gurabardhi tingellon me teper si nje pseudonim se nje emer i vertete

Po sikur te jesh shqiptar dhe

Po sikur te jesh shqiptar dhe takosh këto raste1
1-je duke udhtu me Auto dhe pa pritmas takon ne kolon, ne kreun e kolones një Auto e cilla leviz jer ne te djatht e her ne te majt, kur Auton pasuese tentoin te kaloin ngase shpeitsia figuronte 50, ndersa Autoja qe pengon leviz her me shpejtsi 30 e her 60/70 km. ishte ora 02.00,Kthehesha prei pune,kte sken e perjetoj ma gjat se 30 min, ne fund degjohej kenga Oj Kosovë oj nëna ime.
2-Ne Zvicerr pretendoja te mos kem lidhje me primitivizmin Anadollak, solla fmit, fillun shkollimin, bera ate qe duhet te baj një Prind.Kur u rriten vajzat fillun te ankohen ne Shqiptarë, njeni me provokon me Autobus, kerkon te me martoi ngase nuk paska vizë, tjetri kerkon te bahem e rrugës, etj. Tentoi te komunikoi me ta, nje grup vagaband e gatshme edhe per boksim. Bahem me mallku vetin , gjenezen dhe qdo gje qe vie nga atje.
3-Qendroja ne Autobus të Qytetit dhe pa pritmas nje konflikt ne mes nje te dehuri dhe Vozitsit te Autobusit, shkak ishte nisja para kohe e Autobisit simbas te dehurit. Konflikti shperthei edhe me grushtime. Nuk vonoi nga mesi i Autobusit ngritet një 30 vjeqar i cilli ishte i shoqërum nga gruja dhe dy fmi. Shkon tek dera e parë dhe godet te dehurin, Vozitsi i Autobusit mbyll dyrt, Ky tarallak mbetet jasht Autobusi duke e godit te dehurin dhe pa nderpre duke i tregu se kush na qenka, "ich bin albaner" Shoqja dhe fmia ulurisnin brenda ne Autobis,Pasi u ndez Semafori Vozitsi filloi ngasjen. (trimi) nga Anadollballkani mbeti duke i tregu te dehurit se na qenka Shqiptarë.
4-5-6-7-8-9 pa dyshim se ky numer me raste te ngjajshme asht mjaft i madhë. A duhet te mburret ky anadollak me kto sjellje te cillat i has kudo e kahdo. Po e potencoi me mjaft keqardhje.Jan shqiptart ata qe po dhunoin shqiptarin e Kosovarin. Nuk te dhunon askush pragun e shtepis nese vet je ne nivel. ta dhunon qdokush kur i prin vet dhe nuk je ne gjendje me mbroit.

Nje shkrim i shkruar

Nje shkrim i shkruar sigurisht ne momente trishtimi dhe deshperimi. megjithese, autorja thirret ne "faits divers" reale, kjo nuk do te thote se pasqyron realitetin e shoqerise shqiptare ne Zvicer.
Nuk besoj se jemi aq "terr e zi" sa mundohet te na praqese dikush, pperkunder faktit qe kemi shume per tu permisuar...

Paramendojnei nese do te shkruaja nje artikull i bazuar sipas "faits divers" (kronikave te zeza) dhe titujt e gazetave mbi zvicranet "nje zvicran vret 14 deptuetete, nje grua zivcrane vret femijen e saj dhe pastaj veten, nje industralist zvicran ka dhunuar mbi nje mije femije ne Sri Lanke, nje polic zvicran dhunon nje grua te huaj duke e perfituar ngasaj gjendja e saj pa letra ne Zvicer etj... A Do te duhej te thoja turp qe jam zvicran, zvicranet kane nevoje per psikoterapi???? Fundja imazhi i nje shoqerie eshte, ai te cilen ai te cilin ajo ia atribon vetes.

Pershendetje Jehona, Te

Pershendetje Jehona, Te falemenderoj shum per ket artikuj
ne çdo fjal ki shkruajt prej zemres time.
Por nuk jam dakord me zotrin nga Struga,
ne West Europa popujt nuk jan aq besimtar, ne çdo vit
hiqen antar te besimit Kisha, Synagoge etj.
por vedija asht ma e nalt keta popuj analizojn situaten
Marin pjes ne shoqeri kan raporte te hapura ne shoqeri.
Si edi une jan shqiptaret e maqedonis ma besimtart ne krahasim
me shqiptaret ne Rajon, por kujan sod shqiptaret e Maqedonis?
sod vlen shkollomi vedija e nji Popullit.
Sa per ket kush duron viton!
Sod nese ne si popull nese nuk ragojm ne ketu akte barbare
Ne ne kimi deshtu, ne duhet te bisedojm hapur Pa paragjükimi
Ti denojm keto akte negative hapur si shoqeri, athere i kimi nji Progres.
Avni Rustemi nga Parisi!

Po dhuna ndaj femrës (sepse

Po dhuna ndaj femrës (sepse fizikisht më e dobët), por edhe shfrytezimi i armës për të zgjedhur konflikte është dëshmia se disa bashkëkombas janë frigacakë, ose si ne në Kacanik i themi Tutcana....

Jo gjith jane te till po me

Jo gjith jane te till po me te vertet eshte per te ardhur keq se ne jemi ato te cilet duet te imi shembull se njeriu me besim nuk do vepronte me krime se mbi te gjitha thuet durim se kush duron fiton,e kete e ben vetem njeriu qe beson ne zot. pershendetje nga Struga

Post new comment

Në hapësirat e parapara për komentet e lexuesve nuk lejohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve si dhe ndaj çdo grupi shoqëror, qofshin ato kombëtare, fetare, shtetërore, etj. Redaksia e mban të drejtën e mosbotimit apo fshirjes së komenteve që i thyejnë këto rregulla. Komentet që s’kanë të bëjnë me temën e artikujve nuk botohen.
CAPTCHA
Kjo pyetje është për të vërtetuar nëse ju jeni një vizitor si dhe për të parandaluar të ashtuquajturit spam.
Image CAPTCHA
Plotësoni rubrikën me karakteret e paraqitura në imazh

Facebook

Reklama / Werbung / Publicité

Foto galeri / Fotogalerie / Galerie photo

  

Reklama/Werbung/Publicité

 

Video ekskluzive e albinfo.ch

Sondazh

Sipas jush, cilat janë shqetësimet kryesore të diasporës kosovare?:
Sondage

Këshilla juridike: përgjigjet e fundit

Reklama/Werbung/Publicité

Reklama / Werbung / Publicité

Reklama/Werbung/Publicité

Video: Intervista - Debate - Reportazhe

albinfo.ch dritare në shërbimin tuaj !

Shkrimet, fotot, njoftimet apo komentet
tuaja na interesojnë :
  info@albinfo.ch

Reklama/Werbung/Publicité

Regjistrimi

Kursi i valutave