E mërkurë, 22 Maj, 2013 - 16:21
Subscribe to Syndicate
download

"Të huajt në Zvicër nuk pranohen në debat"

27.07.2012 - 07:25

Në afro 8 milionë banorë Zvicra ka 1.8 milionë të huaj, të cilët nuk gëzojnë asnjë të drejtë civile. Për Gianni D'Amato, ekspert për migracion, ky përjashtim nga jeta politike hedh një hije mbi ligjshmërinë e një demokracie.

Një demokraci që përjashton nga debati politik ata që kontribuan për dekada të tëra në përparimin ekonomik të Zvicrës, është më pak demokratike se një shtet që u jep këtë të drejtë, thotë Gianni D'Amato. Profesor në Universitetin e Neuchâtel-it, ai kryeson Forumin Zviceran për Migracionin dhe Popullsinë.

Zvicra zyrtare gjithmonë e thekson se si integrimi i popullsisë së huaj është i rëndësishëm. Megjithatë, pjesëmarrja politike mbetët e mbyllur praktikisht për popullsitë e huaja. Pse?

Gianni D'Amato: Ka dy mënyra për të marrë parasysh vlerën dhe rëndësinë e pjesëmarrjes. Për disa kjo pjesëmarrje perceptohet si një lloj çmimi që fitohet vetëm pas një procesi të gjatë të integrimit, me fjalë të tjera, fitimi i të drejtave civile të arritura falë natyralizmit.

Për të tjerët, përkundrazi, kjo pjesëmarrje do të thotë se ata tani kanë mundësinë të marrin pjesë në jetën politike, e cila do të lejojë integrimin në shoqëri.

Këto dy pikëpamje vërehen edhe këtu. Ndërsa në Zvicrën perëndimore pesë kantone kanë dhënë të drejtën e votës për të huajt, Zivcra gjermanofone dhe ajo italofone konsideron se kushti për integrim është që personi të fillojë të integrohet dhe pastaj shohim për më tepër.

Krahasuar me vendet evropiane, ku qendron Zvicra në lidhje me pjesëmarrjen politike të të huajve?

G.D A.: Zvicra perëndimore është më së larti në krahasim me Evropën, por pjesa tjetër e Zvicrës ka mbetur prapa. Më përparimtarë janë Skandinavia, ose Belgjika dhe Holanda. Vendet e tjera nuk japin të drejta civile për të huajt.

Brenda BE-së, statusi i qytetarëve të BE-së, i cili është relativisht i ri, vjen me të drejta të pabesueshme. Të gjithë qytetarët e BE-së kanë të drejtë për të votuar dhe të zgjedhen në komuna si dhe në Parlamentin Evropian. Nga ana tjetër, ideja se mund të lëvizin nga një shtet në tjetrin pa diskriminim është një arritje historike.

Si është e mundur që dhënia e të drejtave civile e popullatës së huaj në nivel komunal, apo edhe kantonal, është më e praktikuar në Zvicrën frankofone?

G.D A.: Zvicra perëndimore ka një kulturë të ndryshme politike në lidhje me konceptet e të drejtave individuale, të cilat quhen edhe universale. Ajo ka një koncept liberal të anëtarësimit, i cili garanton të drejtat dhe ndërton të ardhmen.

Në Zvicrën gjermanofone, një bindje me “Rusoiste (Jean-Jacques Rousseau) mbretëron, ku e mira e përbashkët privilegjohet. Kemi të bëjmë me një vizion republikan, në të cilin së pari duhet dëshmuar besnikërinë para se të jepen të drejtat.

Në vitet e fundit iniciativa për t’u dhënë të drejtën e votës të huajve u hodhën poshtë nga disa kantone gjermanofone, duke përfshirë edhe kantonin e Cyrihut. Pse Zvicra nuk është pjekur mjaft për të pranuar pjesëmarrjen e të huajve?

G.D A.: Në thelb, ne konsiderojmë se shtetësia zvicerane dhe pjesëmarrja janë të arritshme vetëm për shtetasit me mendim të duhur. Privilegjet janë vlerë që nuk duam të ndajmë. Sepse nëse të drejtat u jepën të gjithëve, vlera e këtij privilegji atëherë zvogëlohet.

A ka të bëjë gjithashtu me frikën e të huajve nga të panjohurat?

G.D A.: Ka gjithashtu një mosbesimi ndaj njerëzve të migrimit, thuajse këta njerëz nuk mund të kuptojnë se çfarë po ndodh në Zvicër. Mendohet se vetëm pas një shoqërizimi në vend ata mund të marrin pjesë në menaxhimin e tij. Kjo është ajo që bën që votimi u ndalohet emigrantëve.

Çfarë mendon popullata e huaj: A dëshiron ajo të votojë, të zgjedhë dhe të zgjidhet?

G.D A.: Natyrisht se është e mundur të jetosh mirë pa marrë pjesë në debatin politik. Nga njëra anë, për disa ndoshta është më e rëndësishme gjetja e një pune si dhe kushtet për të mbajtur familjen e tyre, të kujdeset për çështjet lokale dhe rajonale. Shumë zviceranë gjithashtu kanë pak interes për politikë si dhe për punët publike.

Megjithatë, kjo çështje përmban një aspekt simbolik, për shkak se votimi dhe mundësia për të debatuar do të thotë gjithashtu se ekzistojmë dhe se jemi i pranuar, se ne ngremë zërin tonë për të marrë një pozicion të veçantë. Në një demokraci ne jemi plotësisht të pranuar vetëm kur gëzojmë të drejta politike.

Pra, ne jetojmë në një shoqëri me dy nivele?

G.D A.: Jo vetëm dy, por me shpejtësi të ndryshme: ka zviceranë autoktonë, ka zviceranë jashtë vendit që kanë një zë, por nuk vuajnë pasojat e votës së tyre, atëherë ka emigrantët që jetojnë në Zvicër dhe bartin pasojat zgjedhjeve të tjerëve dhe që nuk mund të marrin pjesë. Dhe së fundi, në mesin e emigrantëve ka ende grupe të privilegjuara, si emigrantët të cilët janë trajtuar me kujdes shumë më tepër nga ana e administratës dhe shërbimeve publike.

Një alternativë është propozuar, si për shembull, në Cyrih, për të krijuar këshilla për të huajt. A ia vlen një gjë e tillë?

G.D A.: Është më mirë se asgjë, por kjo nuk është shumë demokratike: ne perceptojmë disa emigrantë përmes përfaqësimeve të zgjedhur pjesërisht nga autoritetet. Ata janë të huaj model, të cilët nuk na shqetësojnë.

Por, demokracia ushqehet me debate dhe jo me ndjenja të mira, ne nuk duhet të harrojmë atë. Bisedat janë ato që përbëjnë nervin e demokracisë, dhe pjesëmarrja në këto debate vetëm përmes organeve ndërmjetësuese cenon këtë demokraci.

Reklamë

Reklamë

Më së shumti pasaporta gjermane gjatë periudhës njëvjeçare kanë marrë shtetasit turq, gjegjësisht 4500 sish. Në vendin e dytë janë shtetasit kosovarë, gjithsej 1500 sish
Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës
Muzikë dhe vargje shqip në Bernë Publiku pati rastin të dëgjojë këngë nga Elina Duni, fragmente librash nga Besa Myftiu dhe vargje nga poeti i ri Ndriçim Ademaj
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit
Diaspora po e “blen” paqen sociale në Kosovë Ministri Makolli raportoi para Komisionit për punë të jashtme për të arriturat në Ministrinë e Diasporës. Strategjia për diasporën 2013 – 2018, u konsiderua e arritura më e madhe e MeD-së
Regjistrimi i mërgimtarëve nis me Zvicrën Regjistrimi i mërgimtarëve është parashikuar të nisë këtë vit, ndërsa si pilot-projekt është parashikuar të jetë Zvicra

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Overcast
  • 11 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 15:20

Prishtinë

Broken clouds
  • 23 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 15:30

Cyrih

Broken clouds, light rain showers
  • 10 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 15:20

Shkup

Broken clouds
  • 26 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 15:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj