E enjte, 20 Qershor, 2013 - 06:51
Subscribe to Syndicate
download

Testi i maturës të zëvendësohet me provimin e maturës

28.08.2012 - 08:06
Në Kosovë qe disa vite për maturantët e shkollave të mesme dhe të shkollave profesionale është duke u aplikuar testi i maturës.

Futja e testit e ka shtuar cilësinë në arsim, e ka shtuar seriozitetin e mësimdhënies dhe të mësimnxënies dhe njëkohësisht e ka ngritur në një nivel më të lartë si profesionin dhe autoritetin e mësimdhënies, ashtu edhe seriozitetin dhe disiplinën e mësimnxënies. Kjo nuk do të thotë se është përmirësuar klima, por vetëm se ka filluar një kthjellje e motit.

Testi i maturës i afatit të parë i këtij viti në matematikë dhe fizikë, por, për aq sa mund të vlerësoj, edhe në gjuhë shqipe, ishte përmirësuar konceptualisht, pra pyetjet ishin të duhurat, thelbësoret, dhe përgjigjet e tyre shprehin kuptueshmëri apo jokuptueshmëri të materjes mësimore bazë.

Por, megjithatë, testet e maturës, si ky i fundit (afati i parë), ashtu edhe ato të viteve të kaluara, janë përcjellur me shumë lëshime e dobësi. Lëshime dhe dobësi jo vetëm të natyrës teknike e organizative, por edhe deri tek ndikimi direkt i rezultateve të testeve, ndikime të cilat në rrethe të caktuara çuan edhe tek përsëritja e testeve të maturës.

Derisa evitimi i lëshimeve dhe i dobësive të natyrës tekniko - formale mund të bëhet me një organizim më të mirë, evitimi i ndikimit të rezultateve mund të bëhet vetëm përmes një qasjeje tjetër të shtrimit të pyetjeve në provimin e maturës, qasje e cila, gjithsesi, do të çonte edhe në ndryshimin e emërtimit nga "Test i maturës" në "Provim të maturës". Pra, në provimin e maturës nuk do të duhej të vlerësohej vetëm rezultati, por, në radhë të parë, rruga e zgjidhjes përkatësisht shtjellimit të një problemi. Është jokorrekte që nxënës që kanë punuar gjatë tërë vitit shkollor, për shkak të një gabimi të vogël në njehësim, të marrin njësoj përkatësisht të mos marrin asnjë pikë si nxënësit e dobët, të cilët nuk kanë punuar gjatë tërë vitit shkollor. Pikërisht kjo mënyrë e vlerësimit, krejt ose hiq, ka bërë që edhe rezultatet e testeve të jenë mizerable, sepse, në shkencat ekzakte, shpeshherë, tek rezultatet plotësisht të sakta, vijnë vetëm nxënësit shumë të mirë. Kur i shtohet kësaj edhe mungesa e llogaritarit dhe stresi që sjell provimi i maturës, atëherë del qart pozita e ngarkuar e nxënësve në këtë situatë më të rëndësishmen e karrierës së tyre shkollore.

Përcjellja e provimeve me shkrim të gjuhës shqipe, të gjuhës angleze, të matematikës, të fizikës etj. edhe me provimet pesëmbëdhjetëminutëshe me gojë do të mundësonte të vlerësohej edhe një aspekt tjetër i njohurive të nxënësve - aspekti i të shprehurit konciz, i përkufizimit dhe shtjellimit të koncepteve themelore të fituara gjatë mësimit të mesëm katërvjeçar. Njëkohësisht, provimi me gojë do të duhej të shihej edhe si një shanc për nxënësit me dobësi në provimin me shkrim për të përmirësuar rezultatin e tyre, nëse sistemi i vlerësimit do të rregullohej ashtu që nota e vitit të fundit shkollor, nota e provimit me shkrim dhe nota e provimit me gojë të merreshin njësoj parasysh në dhënien e notës përfundimtare. E tëra kjo do ta bënte provimin e maturës më të plotë dhe vlerësimin më të nduarnduarshëm dhe rrjedhimisht edhe më real.

Pikërisht ky sistem zbatohet me vite të tëra në shkollimin e mesëm zviceran dhe është treguar i sukseshëm. Natyrisht se adaptimet dhe përmirësimet janë gjithnjë të mundshme...

Këto pikëpamjet për të ndryshuar testin e maturës në provim të maturës ia kam dërguar edhe Ministrit të mëparshëm të Arsimit të Kosovës, zotëri Enver Hoxhaj, por si për shumëçka tjetër, përgjigje kam marrë heshtjen.

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Marrin pjesë zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës, Behxhet Pacolli, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila dhe ministri i diasporës, Ibrahim Makolli
Diversité
Integrimi: A është feja pengesë ? Emisioni «Diversité» i kësaj jave i kushtohet temës së fesë dhe të integrimit në Zvicër.
Gjuha shqipe në diasporë – quo vadis/ ku po shkon? Më 7 qershor 2013 në “folenë” e Shkollës së Lartë Pedagogjike të Cyrihut u mbajt konferenca ”Gjuha shqipe në diasporë – quo vadis/ ku po shkon?
„Newcomb-Benford“, detektor i manipulimeve me vota Më shumë se kamerat, edhe në Shqipëri do të mund të ndihmonte ligji i Newcomb-Bernford-it.
albinfo.ch: Remzi Durmishi und Elez Badalli
Një konsullatë për shqiptarët e pjesës italiane të Zvicrës Kosovarët, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Zvicrën italiane, thonë të jenë të diskriminuar nga institucionet e Kosovës, ngase vetëm në këtë pjesë mungon një përfaqësi që do të ofronte shërbime konsullore
Shëndeti (IX)
Çka është trauma, si ndodh dhe si manifestohet ajo 2. Co-Varësia situative me rastin e përkujdesjes së personave të traumatizuar

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Clear sky
  • 15 °C
Reported on:
Enj, 20/06/2013 - 05:50

Prishtinë

Clear sky
  • 17 °C
Reported on:
Enj, 20/06/2013 - 06:00

Cyrih

Clear sky
  • 17 °C
Reported on:
Enj, 20/06/2013 - 05:50

Shkup

Clear sky
  • 19 °C
Reported on:
Enj, 20/06/2013 - 06:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj