Zmbrapsen azilkërkuesit nga Ballkani
Shumica e kërkesave për azil vijnë nga Serbia, pastaj nga Eritrea, Nigeria dhe Maqedonia.
Por, Zyra Federale për Migracion (BFM) thotë se zbatimi i procedurave të përshpejtuara për azilkërkuesit nga vende e Ballkanit ka filluar të japë rezultate.
Jo vetëm që është zvogëluar numri i azilkërkuesve të rinj, por edhe më shumë se 230 prej tyre kishin braktisur vullnetarisht Zvicrën.
Për azilkërkuesit nga vendet që janë të liruara nga regjimi i vizave, si Serbia, Maqedonia dhe Bosnjë e Hercegovina, tashmë prej 20 gushtit vlejnë procedurat e përshpejtuara të azilit.
Ata marrin një përgjigje brenda 48 orësh nga Zyra Federale për Migracion në Zvicër.
Po ashtu që nga prilli qytetarët e këtyre vendeve janë të përjashtuar edhe nga ndihma që u ofrohet azilkërkuesve gjatë kthimit.
Përveç kësaj, Zyra Federale e Migracionit do të dënojë me një ndalim udhëtimi të gjithë azilkërkuesit e refuzuar, të cilët nuk e braktisin me kohë Zvicrën.
Që nga 20 gushti 159 kërkesa azili kanë marrë përgjigje për 48 orë. Në të njëjtën kohë 148 aplikacione ishin tërhequr.
Numri në rritje i azilkërkuesve nga këto tri vende sipas Zyrës Federale të Migracionit ka shënuar rënie në tri javët e para të muajit.
Ndryshe në total 16.909 kërkesa për azil janë pranuar gjatë 8 muajve të këtij viti në Zvicër, që do të thotë 38 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak.
Moti
Bernë
- 13 °C
Mar, 21/05/2013 - 16:20
Prishtinë
- 26 °C
Mar, 21/05/2013 - 17:00
Cyrih
- 11 °C
Mar, 21/05/2013 - 16:20
Shkup
- 30 °C
Mar, 21/05/2013 - 16:30
