E mërkurë, 22 Maj, 2013 - 06:17
Subscribe to Syndicate
download

Kontroll shtetëror për ekstremistët e djathtë

02.07.2012 - 12:02

Brenda një jave dy politikanë të SVP-UDC-së kanë publikuar mesazhe raciste në internet. Rinia Socialiste dëshiron që Konfederata të përcjellë ekstremistët e djathtë.

Dy politikanë nga partia e SVP/UDC-së kanë botuar mendime raciste javën e kaluar. Beat Mosimann, një anëtar i SVP/UDC-së së Solothurnit ka thënë nëpërmjet Facebook-ut, si dhe në forumet e ndryshme se ishte për ekzekutimin e disa azilkërkuesve si dhe për internimin e tyre në “një lloj kampi përqendrimi". Ai gjithashtu ka trajtuar myslimanët si "parazitë", sipas gazetës gjermanofolëse "Der Sonntag".

E pyetur, partia e të djathtës ka pohuar se nuk ishte në dijeni për këto botime. Vetëm pak ditë më herët, një anëtar i Cyrihut (SVP/UDC), Aleksandër Müller, kishte publikuar një “TWEET” racist, në të cilën thoshte se ishte për një “natë të kristaltë (Kristallnacht) për myslimanët.

"Fjalët e të djathtës ekstreme po hyjnë në arenën politike. Dhe politika e SVP-UDC-së po kontribuon për këtë", vëren këshilltari nacional socialist, Cedric Wermuth. Sipas tij, dallimi mes "zviceranëve të vërtetë" dhe atyre të natyralizuar është shumë i rrezikshëm. Sepse kjo do të fuqizonte njerëzit e së djathtës ekstreme në të menduarit e tyre, shkruhet në të përditshmen "20Minutes".

Për të gjitha këto arsye Rinia Socialiste në Zvicër dëshiron të paraqesë një mocion nëpërmjet këshilltarit nacional të tyre, Cedric Wermuth. Ajo kërkon që krahu ekstremist i të djathtës të përcillet afër nga Shërbimi për informata i Konfederatës. Një ide shumë e mirë, thotë This Jenny (SVP/ UDC / GL), i cili konsideron se deklaratat e botuara nga dy politikanët në fjalë të partisë së tij janë "të papranueshme".

Lexoni për më shumë:Politikani i SVP-së nxit urrejtje raciste në Facebook

Reklamë

Reklamë

Seminari bashkorganizohet nga MAShT e Kosovës, MASh e Shqipërisë dhe qyteti i Ulqinit, në rolin e nikoqirit
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit
Diaspora po e “blen” paqen sociale në Kosovë Ministri Makolli raportoi para Komisionit për punë të jashtme për të arriturat në Ministrinë e Diasporës. Strategjia për diasporën 2013 – 2018, u konsiderua e arritura më e madhe e MeD-së
Regjistrimi i mërgimtarëve nis me Zvicrën Regjistrimi i mërgimtarëve është parashikuar të nisë këtë vit, ndërsa si pilot-projekt është parashikuar të jetë Zvicra
Ikja e “trurit” shqetëson Maqedoninë Autoritetet në Maqedoni po shqyrtojnë mundësitë për të parandaluar migrimin jashtë vendit. Sipas Eurostat-it, brenda 14 vjetësh nga Maqedonia kanë ikur 10 % e popullatës
Shëndeti (IV)
Psikozat skizofrenike të indukuara/të shtytura/ nga substancat varësuese Karakteristike për skizofrenin janë çrregullimit e përjetimit siç janë ato Un-it, me ç`rast skizofrenët e përjetojnë veten si të huaj, përkatësisht si një tjetër njeri (fenomeni i depersonalizimit)

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds, light rain
  • 9 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 05:20

Prishtinë

Broken clouds
  • 15 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 05:30

Cyrih

Broken clouds, light rain showers
  • 10 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 05:20

Shkup

Broken clouds
  • 15 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 05:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj