E enjte, 23 Maj, 2013 - 02:36
Subscribe to Syndicate
download

Çmimi Nobel për mjekësi

11.10.2012 - 08:19
J. Guron dhe S. Yamanaka zbuluan se ora jetësore e çdo qelize trupore mund të kthehet në fillimin e saj

J. Guron dhe S. Yamanaka zbuluan se ora jetësore e çdo qelize trupore mund të kthehet në fillimin e saj. Një konstatim që do ta revolucionarizojë mjekësinë.

Jeta fillon si dendësim qelizash e përfundon si paaftësi e tyre për t'i bërë ballë pleqërisë dhe sëmundjeve, do me thënë përfundon me paaftësi të tyre për t'u riprodukuar. Një fat të cilit duket se i janë nënshtruar pashmangshëm të gjitha qelizat e trupit tonë. Që moti njerëzit janë të preokupuar me atë se si t'i bëjnë rreng këtij procesi. John B. Gordon dhe Shinya Yamanaka ia arritën pikërisht kësaj: ata jo vetëm se ia arritën ta ndalin rrjedhën e jetës, por bile edhe ta kthejnë atë në fillimin e saj. Konstatimi i tyre ofron mjetin e duhur për revolucionarizimin e luftës së njeriut ndaj sëmundjeve dhe dhembjes.

Ishte para 50 vitesh biologu i zhvillimit John B. Gordon ai që i pari e ktheu orën prapa. Qelizës së porsafekonduar të një bretkoce ia hoqi bërthamën dhe në vend të saj vendosi bërthamën qelizore të një qelize të rritur të zorrës. Dhe shih çudinë - nga bërthama e vjetër dhe mbështjellësi i ri u zhvillua një lavër bretkoce. Kështu britaniku arriti të vërtetojë se në çdo lëndë gjenetike të çdo qelize ekzistojnë bazat e krijimit të një jete të re - pa marrë parasysh se sa e vjetër është qeliza dhe çka është bërë me të: qelizë lëkure apo qelizë truri, gjak apo diç tjetër.

Pa fituesit e çmimit nuk do të ishte as delja Dolly

" Konstatim themelor i mundësisë së kthimit të një bërthame qelizore në zero, mundësoi edhe krijimin e deles Dolly", thotë hulumtuesi i qelizave embrionale nga Kölni, Jürgen Heschler.

Delja pa dritën e jetës më 1996. Bioteknologët e patën sjellur në jetë nga qeliza e sisës së një dele të rritur dhe të një qelize me bërthamë të hequr. Gjenetikisht ishte një kopje e delës - qelizën e gjirit të së cilës e mbante, pra një klon. (...).

Përveç 79-vjeçarit Gurdon, këtë vit çmimin më të lartë do ta mbajë edhe një klon-hulumtues tjetër. Shinya Yamanaka pa dritën e jetës në anën tjetër të globit, po në të njëjtin vit kur Gurdon eksperimentonte në laboratorin e tij të Universitetit të Oksford-it. U rrit në prefekturën japoneze Osaka dhe u bë kirurg në sektorin ortopedik të klinikës Osaka. Por, shpejt kaloi në kërkime shkencore. Ishte i fascionuar sidomos nga qelizat embrionale, do me thënë nga qelizat e krijuara menjëherë pas fekondimit të një qelize vezore (...). Yamanak dëshironte të dinte se çka i bën ato kaq pluripotente (të afta për t'u zhvilluar më tej - përkthyesi).

Konstatim revolucionar mbi qelizat embrionale

Atë që Yamanaka e bëri publike më 2006, shumë kolegë të tij e konsiderojnë pa gjelozi si "revolucionare". Derisa më parë transferoheshin bërthama të tëra për të arritur rigjenerimin e një qelize, Yamanaka ofroi një recetë të re që e bën të thjeshtë riprogramimin porsi "gatimin e një kulaçi 8", thotë Albrecht Müller. Hulumtuesi i qelizave embrionale është zëdhënës i "Programit për pluripotencë dhe reprogramim qelizor" të Bashkësisë Gjermane të Hulumtimeve.

Yamanaka me ndihmën e një virusi futi vetëm katër gjene në qelizën e lëkurës së një miu. Këto gjene e futën në lëvizje motorin biokimik të qelizave dhe e bënë këtë qelizë praktikisht të pavdekshme: jeta e saj filloi praktikisht rishtazi, zhvillimi i saj përmes gjeneve të quajtur c-Myc, Klf4, Oct4 dhe Sox2 u kthye në fillim. Çdo gjë që në fillim. Qelizat e indukuara pluripotente (iPE) lindën. "Kjo e elektrizoi tërë fushën hulumtuese", thotë Müller. "Yamanaka ishte hapbërësi i parë". Sot hulumtues nga mbarë bota e kanë përsosur recetën e tij.

" Se ishte kaq e thjeshtë nuk do ta merrnim kurrë me mend", thotë Magdalena Götz nga Instituti për Kërkime Embrionale në München (Munih). Ekipi i saj kishte arritur që në vitin 2002 me ndihmën e dy gjeneve të qelizave glia, do me thënë fqinjeve të krijimit të qelizave nervore, të krijojë neuronet, që paraqesin qarqet e trurit. Metoda e Yamanaka-s e shumëfishoi për disafish riprogramimin e tillë direkt të qelizave dhe i hapi dyert zhvillimt që një ditë do ta revolucionarizojë mjekësinë.

Reklamë

Reklamë

Drama shfaqet të premten, më 24 maj 2013 në ora 19: 00
Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës
Muzikë dhe vargje shqip në Bernë Publiku pati rastin të dëgjojë këngë nga Elina Duni, fragmente librash nga Besa Myftiu dhe vargje nga poeti i ri Ndriçim Ademaj
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit
Diaspora po e “blen” paqen sociale në Kosovë Ministri Makolli raportoi para Komisionit për punë të jashtme për të arriturat në Ministrinë e Diasporës. Strategjia për diasporën 2013 – 2018, u konsiderua e arritura më e madhe e MeD-së
Regjistrimi i mërgimtarëve nis me Zvicrën Regjistrimi i mërgimtarëve është parashikuar të nisë këtë vit, ndërsa si pilot-projekt është parashikuar të jetë Zvicra

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds, drizzle
  • 7 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 01:50

Prishtinë

Scattered clouds
  • 15 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 02:30

Cyrih

Broken clouds
  • 7 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 01:50

Shkup

Clear sky
  • 16 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 02:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj