E hënë, 20 Maj, 2013 - 04:24
Subscribe to Syndicate
download

„Shine Ya Light”, Rita Ora ia kushton Kosovës

28.10.2012 - 06:08
Këngëtarja londineze me rrënjë shqiptare nga Kosova, Rita Ora, ka publikuar videoklipin e saj më të ri "Shine Ya Light"

“Është koha e fundit që dikush nga Kosova t`i tregojë botës kush jemi ne! Jam e lumtur që jam njëra nga të zgjedhurat që mund ta bëjnë këtë", këtë e kishte deklaruar për mediat zvicerane, ylli i ri shqiptaro-britanik, Rita Ora

Si duket Rita Ora, ia ka arritur qëllimin që me klipin „Shine Ya Light” të paraqet Kosovën me një imazh që vërtet vështirë se mund të përshkruhet.

Këngëtarja londineze me rrënjë shqiptare nga Kosova, Rita Ora, ka  publikuar videoklipin e saj më të ri "Shine Ya Light".

Të gjitha xhirimet ishin realizuar në Kosovë. Qindra kosovarë e patën pritur këngëtaren me famë botërore, si në Aeroportin e Prishtinës, ashtu edhe para pallatit të Rinisë, si dhe para obeliskun “Newborn”.

Ylli i muzikës Rita Ora edhe një herë ka treguar se është krenare me përkatësinë e saj shqiptare e kosovare.

Klipi, me të cilin do të lobohet më së miri nëpër botë për Kosovën fillon me flamurin e Kosovës të mbështjell për kokën e Rita Ores ndërkaq nuk mungojnë edhe skena të tjera siç janë ato para Newborn.

Bie në sy edhe kur Rita "hodhi në fluturim" shqiponjën që është simboli i të gjithë shqiptarëve.

Rita Ora, e cila për një kohë të shkurtër ka shpërthyer në majat më të larfta të muzikës së popullarizuar të botës, është nominuar në disa kategori për çmimin e MTV-së "Ema".

Ajo ka qëndruar tre herë me këngët e saj në  krye të toplistave britanike të muzikës

Pop këngëtarja nga Britania, me prejardhje kosovare, Rita Ora, ka lindur në Prishtinë, dhe është zhvendosur në Britaninë e Madhe, kur ishte vetëm njëvjeçare.

Foto gjatë xhirimit të klipit në Prishtinë:

http://www.albinfo.ch/rita-ora-n%C3%AB-prishtin%C3%AB-89377

Video klipi „Shine Ya Light”:

Reklamë

Shëndeti (IV)
Psikozat skizofrenike të indukuara/të shtytura/ nga substancat varësuese Karakteristike për skizofrenin janë çrregullimit e përjetimit siç janë ato Un-it, me ç`rast skizofrenët e përjetojnë veten si të huaj, përkatësisht si një tjetër njeri (fenomeni i depersonalizimit)
Më pak pensionistë invalidorë në Zvicër Zyra Federale e Sigurimeve Shoqërore (BSV) ka shpëtuar 120 milionë franga, duke identifikuar mashtruesit e fondit invalidor
Shëndeti (III)
Bashkëvarësia në kushtet e çrregullimeve psikike Co-Varësia me rastin e përkujdesjes së të varësuarve nga alkooli ose drogat ilegale të cilët njëkohësisht vuajnë edhe nga çrregullimet psikike
CH-Kosovë
Zvicerani investon një milion e gjysmë euro në Kosovë Shpesh dëgjojmë se investimi në Kosovë është me rrezik, por a ndërtohet shteti i Kosovës pa rrezikuar. A nuk janë gjithë ata shqiptarë që rrezikuan dhe dhanë, bile, edhe jetën për themelimin e shtetit kosovar.

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Overcast
  • 9 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 03:50

Prishtinë

Clear sky
  • 14 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 04:00

Cyrih

Broken clouds
  • 9 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 01:50

Shkup

Clear sky
  • 14 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 04:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj