Elina Duni ose magjia e tingullit shqiptar
Muzika tradicionale e Evropës juglindore e shkrirë në ngjyrat e xhazit modern. Në qendër kemi një stiliste zëri, e cila me pasion na zbulon botëra të reja tingujsh. Baresha vallëzon këmbëzbathur mbi livadhet e gjelbra, tutje gardheve. Me sy të mbyllur ajo këndon për lirinë në një vend ku këngët e lirisë ishin të ndaluara për një kohë të gjatë.
Janë këngë popullore nga Kosova, nga Shqipëria, melodi përplot pikëllim dhe mall, frymë lumturie dhe dëshirash të ëmbla e të hidhura.
Elina Duni i ka zbuluar ato në audiokasetat e vjetra të babait dhe ka derdhur mbi to një shkrirje delikate të xhazit. Rezultati i gjithë kësaj është një magji e pastër. Publiku e ndjen këtë magji edhe para se këngëtarja shqiptare me pasaportë zvicerane të hukasë tingullin e parë në mikrofon.
Ndjehet në ajër diçka ndryshe në këtë mbrëmje, shkruan Rp online lidhur me koncertin e mbajtur ditë më parë në Dienslaken të Gjermanisë. Ai që ka pritur xhaz të zakonshëm ballkanik, do të zhgënjehet këndshëm që me këngën e parë.
Moti
Bernë
- 9 °C
Mar, 21/05/2013 - 08:20
Prishtinë
- 14 °C
Mar, 21/05/2013 - 08:00
Cyrih
- 10 °C
Mar, 21/05/2013 - 08:20
Shkup
- 17 °C
Mar, 21/05/2013 - 08:00
