E martë, 18 Qershor, 2013 - 06:46
Subscribe to Syndicate
download

Elina Dunit, çmimi "Jazz Pott" në Gjermani

19.09.2012 - 08:05
Me rastin e ndarjes së çmimit, më 18 tetor në Essen do të mbahet një solemnitet bashkë me koncertin e Elina Dunit dhe grupit

Çmimi „Jazz Pott“ që ndahet në qytetin Essen të Gjermanisë për realizime në fushë të muzikës së xhazit, këtë vit shkon në duart e këngëtares shqiptare, Elina Duni.

"Me një zë të ndjeshëm dhe e shoqëruar nga instrumentistë të shquar, ajo i vesh këngët popullore të Ballkanit me një rrobë bashkëkohore xhazi", shkruan për Elinën gazeta gjermane “Neue Musik Zeitung”.

Me rastin e ndarjes së çmimit “Jazz Pott”, të pesëmbëdhjetit me radhë, më 18 tetor në Grillo Theater të qytetit Essen do të mbahet një solemnitet bashkë me koncertin e Elina Dunit dhe grupit të saj.

Koncerti i kuartetit Elina Duni bën pjesë në serinë e koncerteve “Jazz in Essen”, ku ai prezanton programin “Balkan Folk goes Vocal jazz”.

"Elina Duni është një talent i jashtëzakonshëm. Si vogëlushe 5 vjeçe, në Tiranë, ajo ka hipur për herë të parë në skenë. Ajo ka mësuar violinën, ka marrë pjesë në festivale të fëmijëve dhe ka kënduar në radio dhe në televizion.

Në vitin 1992, në moshën 11 vjeçare vjen në Zvicër. Në Gjenevë ajo studion pianon klasike por gjatë kësaj kohe zbulon pasionin e saj për xhazin. Në Bernë ka studiuar pastaj muzikën e xhazit, këndimin dhe kompozimin. Aty, në vitin 2004 së bashku me kolegun e studimeve, Colin Vallon themelon kuartetin i cili do të merret me këngët popullore të vendit të saj dhe të vendeve tjera të Ballkanit".

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Programi i trajnimit në kuzhinën e tij është bërë kolegj elitar. Me dhjetëra kuzhinierë të rinj konkurrojnë, për të fituar shansin që për pak muaj të mësojnë punën në këtë restorant
albinfo.ch: Remzi Durmishi dhe Elez Badalli
Një konsullatë për shqiptarët e pjesës italiane të Zvicrës Kosovarët, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Zvicrën italiane, thonë të jenë të diskriminuar nga institucionet e Kosovës, ngase vetëm në këtë pjesë mungon një përfaqësi që do të ofronte shërbime konsullore
Shëndeti (IX)
Çka është trauma, si ndodh dhe si manifestohet ajo 2. Co-Varësia situative me rastin e përkujdesjes së personave të traumatizuar
Yjet ndjehen krenarë për prejardhjen e tyre Para ndeshjes spektakolare, Yjet e futbollit kanë vizituar varrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova, memorialin e dëshmorëve në Drenicë, si dhe kanë bërë homazhe para përmendores së dëshmorit Zahir Pajaziti
Shëndeti (VIII)
Bashkëvarësia nga personat me çrregullime mentale Co-Varësitë situative[1] që s`kanë të bëjnë me përkujdesjen e të varësuarve nga mjetet varësuese substanciale dhe josubstanciale
Opinion
Konflikti në Siri manipulohet për interesat e Serbisë* Të mërkurën në mbrëmje në Gjenevë u mbajt një tribunë, ku është instrumentalizuar tema e Sirisë dhe e Kosovës nga protagonistë pro Asad-it dhe antiperëndimorëve

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Few clouds
  • 18 °C
Reported on:
Mar, 18/06/2013 - 05:50

Prishtinë

Clear sky
  • 16 °C
Reported on:
Mar, 18/06/2013 - 06:00

Cyrih

Clear sky
  • 17 °C
Reported on:
Mar, 18/06/2013 - 05:50

Shkup

Clear sky
  • 18 °C
Reported on:
Mar, 18/06/2013 - 06:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj