E martë, 21 Maj, 2013 - 22:07
Subscribe to Syndicate
download

Gjurmët e fëmijërisë së luftës

23.09.2012 - 01:53
Intervistë (e dr. Jahannes Huber* me Dr. Christoph Siedler)

Kush ka pësuar diç të tmerrshme në luftë, nuk do ta bartë këtë peshë të rëndë vetëm vetë gjatë tërë jetës, por do t'ua përcjellë përjetimet traumatike të shpeshtën edhe fëmijëve. Pasiguria e shkaktuar nga përjetimet e luftës mund të jetë aq e fortë sa të lë gjurmë në një apo dy gjenerata. Tek psikoanalitiku i Berlinit, Dr. Christoph Seidler, i lindur më 1943, vijnë shumë pacientë- fëmijë të fëmijëve të luftës, që kanë të bëjnë me luftimin e gjurmëve të Luftës së Dytë Botërore. Psikoanalitiku konstaton se pikërisht mostrat e pavetëdijshme të sjelljes janë të ngulitura thellë në kujtesën emocionale.

Tek shumë gjermanë Lufta e Dytë Botërore ka lënë gjurmë të theksuara. A ua përcjellin prindërit , të cilët e kanë përjetuar luftën si fëmijë, ndjenjat e tyre, sidomos frikat, të cilat i kanë përcjellur ata në atë kohë, fëmijëve të tyre dhe bile edhe nipërve dhe mbesave të tyre?

Tek pacientët e mi kam soditur disa mundësi, si p.sh. si i përpunojnë ata përjetimet e tmerrshme dhe si përcillen ato prej gjenerate në gjeneratë; këto përcjellje ne i quajmë "mekanizma transgjeneracionalë". Njëri prej këtyre mekanizmave është edhe tabuizimi. Sa më traumatike të jenë përjetimet, aq më shumë heshten ato. Ato nuk shprehen përmes fjalëve, por përmes sëmundjeve, çrregullimeve shpirtërore, anktheve apo klithmave natën.

Fëmijët me përjetime të tmerrshme nga lufta mund të reagojnë edhe me gjendje shoku. Ata mbyllen në vete duke lënë në funksion vetëm reagimet kryesore në pajtim me gjendjen e përjetuar dikur: " Majtas dhe djathtas meje janë të vdekurit që tash s'duhet të më interesojnë". Ngjashëm reagon edhe sistemi i qarkullimit të gjakut me rastin e një shoku të përjetuar, duke i furnizuar me gjak vetëm organet kryesore qoftë edhe me çmimin e vdekjes së organeve apo ekstremiteteve të tjera.

Fëmijët e vegjël nuk mund ende t'i kuptojnë dhe t'i komunikojnë këto përjetime traumatike. Por mbamendja afektive nuk mund të shlyhet automatikisht - aq më parë kur pëvojat memorohen në mënyrë të pavetëdijshme. Pikëpamja se e tëra kjo nuk është edhe aq tragjike, se ja fëmijët janë të vegjël dhe nuk mbajnë mend asgjë, është e gabueshme. Kush është përcjellur me ngjarje të tilla në fëmijëri, e ka të vështirë të shkojë si duhet me çdo lloj ndjenje. Baballarët e traumatizuar godasin në çdo gjendje zemërimi edhe pse nuk duan dhe turpërohen më pastaj. Megjithatë fëmijët kanë nevojë për prindër të dashur. Nëse prindërit nuk mund ta ofrojnë këtë dashuri, për shkak se janë të sëmurë, për shkak se nuk janë "prezentë" apo pse janë të traumatizuar, atëherë fëmijët e fajësojnë veten e tyre pse babai i tyre është rrahës. Fëmija identifikohet kështu me agresivitetin e babait, i merr përsipër rrahjet dhe kështu vazhdon tragjedia.

Cilat gjurmë të pasojave të mebtura jeni duke i përcjellur ende ?

Kur prindërit nuk janë në gjendje t'ju ofrojnë fëmijëve të tyre personin ndërlidhës, fëmijët ndihen të obliguar që atë rol ta marrin vetë përsipër. Psikologët e quajnë këtë "ndërrim parentificiar rolesh" ( roli i të bërit prind nga fëmijët) . Fëmijët e tillë rriten para kohe, sepse ju duhet të marrin herët përgjegjësinë për prindërit e tyre. Dhënia e kontrollit i frikëson dhe kjo do të thotë kaos për ta. Kulmi i parentificimit është keqpërdorimi seksual i fëmijëve. Fëmijët e konfrontuar me etër të tillë, i duan ata, edhe përkundër të gjithave, dhe kjo është një gjendje alarmi emocional për ta.

Edhe pasojat afatgjata fizike apo ankesat e natyrës psikosomatike janë pjesë e tërë kësaj, apo jo ?

Simptomat e fëmijëve të fëmijëve të luftës nuk dallojnë shumë nga ato të pacientëve të tjerë të së njëjtës moshë. Në to bëjnë pjesë: çrregullimet në të ushqyer tek vajzat, tek rinjtë sidomos agresiviteti, qoftë edhe ndaj vetvetes, apo frikat e ndryshme. E ndryshme është megjithatë psikodinamika që çon në krijimin e simptomeve.

Fëmijët e fëmijëve të luftës theksojnë se kujtimet e tyre shpesh nuk mund t'i ndajnë nga përjetimet e prindërve. Një shkaktar mund të ngjallë frika të pavetëdishme. Si shpjegohet kjo?

Pas kësaj qëndron fakti se nuk flitet hapur mbi përvojat, edhe pse, njëkohësisht, përjetimet e luftës paraqiten me tërë bujën e tyre. Kështu për shembull, kur një baba, i cili gjatë ditës rrëfen me mburrje se ka " (...) qenë pjesëmarrës i luftës së Rommel-it (komandanti i trupave naziste në Afrikë - plotësim i përkthyesit) për shkretëtirën në Afrikë. Ishte aq nxeht sa që fërgonim ve në qatiat e tankseve (...) ", por, në mbrëmje, ngrys fytyrën e me shikim të vëngërr nuk pipëtin fare, nuk di kush se ç'ngjet me të. Nuk këtë mënyrë nuk kupton askush asgjë mbi sulmet me bomba, por të gjithë e ndiejnë se ka ndodhur diç katastrofale. Se kjo tek fëmijët zgjon reagime emocionale, si pasojë, ndër të tjera, edhe e imazheve të tjera të katastrofike, si p.sh. të atyre që paraqiten në filma, është e kuptueshme.

Unë kam një paciente që vuan nga frika. Ajo i është qasur gjurmëve të gjyshit të saj, icili me gjasë do të ketë qenë pjesëtar i SS-it. Babai i saj, një fëmijë i luftës, nuk kishte folur asnjëherë për të kaluaren e babait të tij si SS. Megjithatë ajo kishte një pandehmë. Duke u kthyer një ditë nga një vizitë në një kamp të të internuarëve, në një pyll, befas, i shfaqen përbindësh. Përbindëshit nga fëmijëria e saj kishin ardhur për ta vizituar. "Trashëgimi i së keqes" nuk erdhi duke rrëfyer për të, por duke e heshtur atë.

Pse, sipas mendimit të Juaj, traumatizimet kolektive ndikojnë kaq vendosmërisht dhe gjeneratë pas gjenerate ?

Një analist i psikologjisë grupore nga Londra, edhe ai gjerman, më tha para pak kohe: " Gjermania është një vend i traumatizuar". Me këtë ai bënte me dije për numrin e madh të njerëzve të traumatizuar në Gjermani si pasojë e Luftës së Dytë Botërore, pa marrë parasysh këtu fajin e shkaktimit të kësaj lufte nga Gjermania. Edhe fëmijët janë të traumatizuar. Duhet dalluar katastrofat e natyrës nga katastrofat që i shkakton njeriu ("men made disasters"). Një katastrofë natyrore ngjall solidaritet. "Men made disasters" shokojnë dhe zgjojnë pabesueshmëri, armiqësi dhe afekte të tjera negative. Dimensionet e ngjarjeve të tilla janë krejt të tjera dhe për këtë arsye edhe pasojat që lënë ngjarjet e tilla janë posaçërisht të gjata dhe me ndikim.

Hulumtimet epigjenetike kanë gjetur se shtatëzënat e traumatizuara shpirtërisht e bartin stresin tek fëmijët e tyre dhe se ata me gjasë të lartë reagojnë gjatë tërë jetës me frikë të madhe dhe me prirje për depresion. Meqenëse ky ndikim është aq i madh aq sa t'i ndryshojë edhe informacionet gjenetike, mund të merret me mend se nga kjo do të jenë të goditura edhe gjeneratat e mëvonshme. A e ka ndikuar ky konstatim i epigjenetikës pikëpamjen e Juaj se përvojat përcillen edhe tek pasardhësit?

Në përgjithësi, tema e fazës së ndikimit është shumë e rëndësishme në biologji. Është provuar poashtu se lufta ka ndikim të madh në sëmurjen e njerëzve për dy deri në tri gjenerata. Në këtë pikë edhe epigjenetika paraqet një nënndërtim të mirë për shpjegimin e ndikimeve të luftës në gjenerata të shumta. Ne kemi provuar me mjete psikoanalitike, por jo edhe epigjenetike, se traumat e luftës shpalosin ndikimet e tyre të tmerrshme deri në gjeneratën e tretë.

Sa të fuqishme janë këto ndikime ?

Kjo është shumë e ndryshme. Varet edhe nga biografia. Nëse ndokush ka përvoja traumatike të braktisjes, trauma mund të riaktivizohet përmes një rasti vdekjeje apo përmes ndonjë rasti të shkurorëzimit. Varet edhe nga lidhjet sociale të çdo njeriu. Njerëzit, falë zotit, janë të ndryshëm.

*

"Prof. Dr. Dr. Johannes Huber, i lindur më 1946 në Bruck (Austri), drejton Klinikën gjinekologjike, endokrinologjike dhe për mjekësi reprodukuese të Universitetit të Vjenës. Si gjinekolog dhe teolog atë e interesojnë jo vetëm njohuritë më të reja nga epigjenetika. Shumë më tepër ai i qaset rafshit shkencor - filozofik dhe ndikimit politk-shoqëror që kanë këto njohuri të reja." (Portretizimi i autorit nga botuesi i librit të tij - Shtëpia botuese "Zabert Sandmann")

 

Reklamë

Reklamë

Seminari bashkorganizohet nga MAShT e Kosovës, MASh e Shqipërisë dhe qyteti i Ulqinit, në rolin e nikoqirit
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit
Diaspora po e “blen” paqen sociale në Kosovë Ministri Makolli raportoi para Komisionit për punë të jashtme për të arriturat në Ministrinë e Diasporës. Strategjia për diasporën 2013 – 2018, u konsiderua e arritura më e madhe e MeD-së
Regjistrimi i mërgimtarëve nis me Zvicrën Regjistrimi i mërgimtarëve është parashikuar të nisë këtë vit, ndërsa si pilot-projekt është parashikuar të jetë Zvicra
Ikja e “trurit” shqetëson Maqedoninë Autoritetet në Maqedoni po shqyrtojnë mundësitë për të parandaluar migrimin jashtë vendit. Sipas Eurostat-it, brenda 14 vjetësh nga Maqedonia kanë ikur 10 % e popullatës
Shëndeti (IV)
Psikozat skizofrenike të indukuara/të shtytura/ nga substancat varësuese Karakteristike për skizofrenin janë çrregullimit e përjetimit siç janë ato Un-it, me ç`rast skizofrenët e përjetojnë veten si të huaj, përkatësisht si një tjetër njeri (fenomeni i depersonalizimit)

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds, light rain
  • 11 °C
Reported on:
Mar, 21/05/2013 - 21:20

Prishtinë

Scattered clouds
  • 23 °C
Reported on:
Mar, 21/05/2013 - 19:30

Cyrih

Broken clouds, light rain showers
  • 10 °C
Reported on:
Mar, 21/05/2013 - 21:20

Shkup

Clear sky
  • 18 °C
Reported on:
Mar, 21/05/2013 - 21:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj