Ardiani: "I`m Feeling Good", këngë për disponim veror
Në garën DSDS të vitit 2011 Ardian Bujupi pati dalë i treti dhe që atëherë ai është vazhdimisht "nën dritat e reflektorit" të opinionit të muzikës së popullarizuar në Gjermani e më gjerë. Që nga koha e DSDS-së Ardiani tashmë ka publikuar një album të tërë me këngë. Ndërsa më 3 gusht ai do ta promovoijë këngët që pretendon të bëhet hit veror, me titullin "I`m Feeling Good".
Kënga më e re, të cilën Ardiani e ka shrkuar vetë, është, sipas tij, një këngë për disponim të mirë. Madje, në një intervistë që e ka dhënë për mediet gjermane, ai thotë se atë ia ka kushtuar një vajze të caktuar. "Ajo të cilës i është kushtuar kënga, e di këtë", ka thënë Ardiani, duke e mbajtur në fshehtësi identitetin e saj.
Në intervistë më tutje ai thotë se kënga e tij bën fjalë për kalimin e pushimeve verore me vajzën e dashur përkrah dhe se kënga e përçon pikërisht një atmosferë të tillë. Më tutje Ardiani ka bërë fjalë edhe për atë se si nuk është ndjerë mirë në spektaklin "Let`sdance", ku i është dukur vetja si një kloun me rrobat e larme dhe me këpucët me take.
Moti
Bernë
- 9 °C
Hën, 20/05/2013 - 03:20
Prishtinë
- 14 °C
Hën, 20/05/2013 - 04:00
Cyrih
- 9 °C
Hën, 20/05/2013 - 01:50
Shkup
- 14 °C
Hën, 20/05/2013 - 04:00
