Filmit për dëbimin e të huajve, çmim ndërkombëtar
Filmi dokumentar i prodhimit zviceran "Vol Spécial" që bën fjalë për sistemin zviceran të azilit, ka fituar edhe një çmim të rëndësishëm ndërkombëtar. Ai është shpërblyer nga juria e çmimit Prix Europa me çmimin Grand Prix IRIS si emisioni më i mirë interkulturor evropian.
Filmi "Vol Spécial", është i punuar nën regjinë e Fernand Melgar dhe ka bërë jehonë të madhe me përshkrimin e ashpërsisë së jetës në një burg për deportim, në Zvicrën frankofone.
Për të realizuar filmin, regjisori me ekipin e tij ka kaluar nëntë muaj në një burg për deportim, në rrethinën e Gjenevës.
Filmi është bashkëprodhim në mes të shtëpisë filmike Climage dhe Televizionit zviceran.
Moti
Bernë
- 12 °C
Mar, 21/05/2013 - 14:50
Prishtinë
- 26 °C
Mar, 21/05/2013 - 15:00
Cyrih
- 10 °C
Mar, 21/05/2013 - 14:50
Shkup
- 28 °C
Mar, 21/05/2013 - 14:30
