E shtunë, 18 Maj, 2013 - 23:48
Subscribe to Syndicate
download

Petriti rikrijon vendlindjen mbi copëzat e kujtimeve

20.07.2012 - 07:45
Sot në Kunsthalle të St. Gallenit hapet ekspozita e artistit të ri shqiptar me qëndrim në Berlin, Petrit Halilaj

Artisti Petrit Halilaj, ndonëse shumë i ri në moshë, tashmë ka bërë emër në qarqet artistike në Gjermani e më gjerë. Instalacionet dhe performancat e tij kanë tërhequr vëmendjen e njohësve të artit në shumë ekspozita, ku ai ka ekspozuar vetë ose me kolegë tjerë artistë.

Stacioni i radhës i krijimtarisë origjinale të Petritit është galeria prestigjioze Kunsthale e St. Gallenit.

Petrit Halilaj nuk lirohet dot nga historia vetiake, e cila është dhe pika qendrore e krijimtarisë së tij artistike. Ai e vë në pah atë, çfarëdo që të marrë në duar për të përpunuar. Historia në fjalë është historia e luftës në Kosovë. Pra, punimet e artistit të ri Petrit Halilaj sillen rreth biografisë së tij, që është e përshkuar nga lufta e Kosovës dhe nga braktisja e vendlindjes.

Në instalacionet e tij komplekse ai përdor herë materiale të thjeshta si druri, dheu ose hekuri e herën tjetër edhe pula të gjalla. Po ashtu ai tregon edhe copëza kujtimesh nga fëmijëria dhe gjetje arkivore nga Kosova.

Paralelisht me instalacionet, ai na prezanton edhe vizatime të lehta dhe me humor. Një element që gjithnjë e sërish kthehet në punimet e tij është shtëpia e tij prindërore e shkatëruar nga lufta. Kërkimi për atdheun dhe identitetin e mbulon të humburën dhe bën që të rritet hapësira e kujtimeve.

Në ekspozitën e titulluar “Who does the earth belong to while painting the wind” (diçka sikur: „Kujt i takon toka derisa pikturon erën?!”) prezantohen „rekonstruksionet“ e stolive të nënës së tij. Halilaj i riprodhon skulpturat dekoruese nga gërmadhat e shtëpsië së tij prindore. Të paraqitura në këtë mënyrë, ato përbëjnë një shpallje dashurie të artistit ndaj nënës dhe ndaj vendlindjes, shtëpisë.

Fragmente tjera të shtëpisë shërbejnë edhe si ulëse për të shikuar ekspozitën. Materialet e ngarkuara me kujtime janë shkëputur nga vendi i prejardhjes së tyre, ato janë ripërtëritur  dhe e tregojnë qëndrimin shpresëdhënës të artistit, i cili edhe tash, pas shumë vitesh të kaluara jashtë vendit, vazhdon të “jetojë” në vendlindjen e tij.Eskpozita që hapet sot, në orën 18.00 në Kunsthalle të St. Gallenit, mund të vizitohet deri më 23 shtator.

Petrit Halilaj është lindur në Kostërc të Skënderajt, Kosovë, në vitin 1986 dhe jeton në Berlin. Ka mbaruar studimet në Akademinë e njohur të Arteve “Brera” (ku ka studiuar edhe Ibrahim Kodra) të Mianos.

Deri më tash Halilaj ka hapur ekspozita personale në galeritë dhe institucionet si: Kunstraum Innsbruck (Austri); Statement, Art Basel (2011); Center for Contemporary Art Prishtinë, Kosovë; Chert, Berlin (2009).

Ndërsa bashkë me artistë tjerë ai ka ekspozuar edhe në: ERROR ONE, a nomadic initiative for contemporary art, Antwerpen; Kunstverein Nürnberg (2012); RaebervonStenglin, Zürich; Bonner Kunstverein; New Museum, New York; Atelierhaus Monbijoupark, Berlin; Westfälischer Kunstverein, Münster (2011); The Institute of Social Hypocrisy, Paris; 6. Berlin Biennale für Zeitgenössische Kunst (2010); Siemens Gallery, Istanbul; Kunstverein Arnsberg (Gjermani) (2009).

Reklamë

Më pak pensionistë invalidorë në Zvicër Zyra Federale e Sigurimeve Shoqërore (BSV) ka shpëtuar 120 milionë franga, duke identifikuar mashtruesit e fondit invalidor
Shëndeti
Bashkëvarësia në kushtet e çrregullimeve psikike (III) Co-Varësia me rastin e përkujdesjes së të varësuarve nga alkooli ose drogat ilegale të cilët njëkohësisht vuajnë edhe nga çrregullimet psikike
CH-Kosovë
Zvicerani investon një milion e gjysmë euro në Kosovë Shpesh dëgjojmë se investimi në Kosovë është me rrezik, por a ndërtohet shteti i Kosovës pa rrezikuar. A nuk janë gjithë ata shqiptarë që rrezikuan dhe dhanë, bile, edhe jetën për themelimin e shtetit kosovar.
Diversité
Azil: drejt një ndryshimi të regjimit? Një emisioni javor i përbashkët me "La Télé" dhe "albinfo.ch".

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Clear sky
  • 15 °C
Reported on:
Sht, 18/05/2013 - 22:50

Prishtinë

Clear sky
  • 18 °C
Reported on:
Sht, 18/05/2013 - 23:30

Cyrih

Clear sky
  • 11 °C
Reported on:
Sht, 18/05/2013 - 22:50

Shkup

Clear sky
  • 16 °C
Reported on:
Sht, 18/05/2013 - 23:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj