Piktori kosovar ndihmon shkollat në Kosovë
Ekspozita ka karakter humanitar dhe me ketë rast artisti kosovar jep një shembull të mirë, duke u solidarizuar me shoqatën ‘Erika hilfe Fuer Kosovo’, duke ndarë 30 përqind të mjeteve nga shitja e pikturave, të cilat do të shkojnë në destinacion për ndërtimin e shkollës në fshatin Krushicë e epërme në komunën e Therandës.
Artisti nga Theranda, Refki Gollopeni u shpreh me entuziazëm për suksesin e ekspozitës, duke theksuar se ndjehet mirë se shitja e punimeve po shkon shumë mirë dhe tha se është i lumtur që një pjesë e mjeteve shkojnë për një tempull të diturisë, transmeton Express.
“Dëshiroj të u bëj me dije kosovarëve të mi se me sa shumë mundim e me sa shumë punë të madhe miqtë tanë mbledhin donacione për Kosovën. I pashë me sytë e mi dhe lutëm që edhe ne vet të jemi më aktivë për solidaritet me miqtë tanë që e duan Kosovën”, tha Gollopeni.
Moti
Bernë
- 6 °C
Enj, 23/05/2013 - 20:20
Prishtinë
- 14 °C
Enj, 23/05/2013 - 20:30
Cyrih
- 6 °C
Enj, 23/05/2013 - 20:20
Shkup
- 20 °C
Enj, 23/05/2013 - 20:30
