E mërkurë, 19 Qershor, 2013 - 08:01
Subscribe to Syndicate
download

SVP-ja kërkon të hiqet skulptura e Sislej Xhafes nga Cyrihu

25.08.2012 - 06:59

Vepra skulpturale e artistit të njohur kosovar, Sislej Xhafa, që është bërë sinonim në lagjen “Hardau” të Cyrihut dhe që tashmë është njëri nga objektet më impozante e dominues në këtë rrethinë, ende pa i bërë një vit ka filluar të bëhet pengesë për SVP-në.

SVP-ja e Cyrihut kërkon prishjen e skulpturës “Y” të Sislej Xhafes në Hardau.

"Kjo skulpturë, në trajtën e shkronjës „Y“, nuk ka përmbushur misionin e saj origjinal dhe nuk do të vazhdojë të shërbejë si një luhajë", tha këshilltari komunal i SVP-së, Mauro Tuena, për “Tagesanzeiger”.

Politikani i SVP-së bashkë me kolegun i tij partiak, Bruno Sidler, javën e kaluar në një takim të komisionit i kanë kërkuar këshilltares së qytetit të Cyrihut, Ruth Genner, që ta heqin "eksperimentin Y", siç e quan SVP-ja nga lagjja “Hardau”.

"Nuk është turp që një eksperiment nuk funksionon”, thotë Tuena.

Koha dhe shpenzimet nga modifikimet dhe riparimet në këtë objekt arti janë të pabërballueshme për qytetin e Cyrihit, thonë në SVP.

Nga një instalim i tillë i dështuar, siç thotë SVP-ka, ka mësuar që në të ardhmen projekte të tilla të anashkalohen edhe në pjesë të tjera të qytetit.

Nëse një kërkesë e tillë nuk pranohet, atëherë SVP-ja do të iniciojë një mocion parlamentar. "Për fëmijët dhe të rinjtë që luajnë në park, luhaja paraqet një rrezik", thotë Tuena.

Nga ana tjetër, heqja e skulpturës nuk është opsion për momentin, tha Mike Sgier, një zëdhënës i qytetit të Cyrihut.

"Nuk shohim asnjë arsye për ta hequr skulpturën “Y”". Për këtë vepër arti nuk është ankuar askush nga qytetarët. Përkundrazi, me të vërtetë duan që skulptura të mbetet në lagjet e tyre. Ne nuk dëshirojmë të heqim skulpturën “Y", tha Sgier.

Ai ka marrë edhe reagimet e shqiptarëve të Kosovës nga Cyrihu. Ata janë krenarë që "Y" është vepër e artistit Sislej Xhafa, që vjen nga vendi i tyre.

"Ky nuk është një projekt i dështuar ‘Y’”, thotë Sgier.

Gjithashtu për akuzat rreth shpenzimeve, zyrtari i qytetit të Cyrihut ka një pergjigje për SVP-në.

“Vështirësitë që kemi pasur në fillim me skulpturën “Y” kanë qenë normale. Për të gjitha prishjet ka garantuar që i mbulon pjesërisht firma Nüssli", tha Sgier.

Skulptura e artistit kosovar në Cyrih është riparuar shpesh nga dëmtimet që i janë bërë këtij objekti 15 metra të lartë në Cyrih. 395 mijë franga ka kushtuar projekti i skulpturës.

Grün Stadt të Cyrihut i ka kushtuar riparimi i skulpturës 35 mijë franga, shkruan “Tagesanzeiger”.

Më 23 shtator 2011 në Parkun Hardau të qytetit të Cyrihut është përuruar skulptura e punuar nga artisti kosovar me qëndrim në SHBA, Sislej Xhafa.

Kjo skulpturë, në trajtën e shkronjës Y qe zgjedhur më e mira në një konkurs që pati shpallur Komuna e Cyrihut para dy vjetësh.

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Universiteti Popullor Shqiptar i Gjenevës organizon promovimin e librit të mjeshtrit të violinës Tedi Papavramit me titull « Fugue pour violon seul » Promovimi mbahet më 22 qershor nga ora 18 në Batiment Uni Mail, salle M R150.
Gjuha shqipe në diasporë – quo vadis/ ku po shkon? Më 7 qershor 2013 në “folenë” e Shkollës së Lartë Pedagogjike të Cyrihut u mbajt konferenca ”Gjuha shqipe në diasporë – quo vadis/ ku po shkon?
„Newcomb-Benford“, detektor i manipulimeve me vota Më shumë se kamerat, edhe në Shqipëri do të mund të ndihmonte ligji i Newcomb-Bernford-it.
albinfo.ch: Remzi Durmishi dhe Elez Badalli
Një konsullatë për shqiptarët e pjesës italiane të Zvicrës Kosovarët, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Zvicrën italiane, thonë të jenë të diskriminuar nga institucionet e Kosovës, ngase vetëm në këtë pjesë mungon një përfaqësi që do të ofronte shërbime konsullore
Shëndeti (IX)
Çka është trauma, si ndodh dhe si manifestohet ajo 2. Co-Varësia situative me rastin e përkujdesjes së personave të traumatizuar
Yjet ndjehen krenarë për prejardhjen e tyre Para ndeshjes spektakolare, Yjet e futbollit kanë vizituar varrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova, memorialin e dëshmorëve në Drenicë, si dhe kanë bërë homazhe para përmendores së dëshmorit Zahir Pajaziti

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Clear sky
  • 17 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 07:20

Prishtinë

Clear sky
  • 20 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 07:30

Cyrih

Clear sky
  • 19 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 07:20

Shkup

Clear sky
  • 22 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 07:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj