E premte, 24 Maj, 2013 - 15:25
Subscribe to Syndicate
download

"Nuk kanë të drejtë t’i quajnë „tradhtarë“"

11.09.2012 - 09:11

Pesë lojtarët shqiptarë në kombëtaren zvicerane kanë të drejtë, madje edhe obligim të mos harrojnë origjinën e tyre. Në të kundërtën, tifozët shqiptarë nuk kanë të drejtë t’i quajnë këta lojtarë tradhtarë. Kësisoji mendon gazetari për sport në „Le Matin“, Renaud Tschoumy. Ai në një intervistë për albinfo.ch flet edhe për përparësitë dhe dobësitë e të dyja kombëtareve para ndeshjes së shumëpritur të së martës mbrëma në Lucern. Për Lorik Canën thotë të jetë një lojtar i shkëlqyer, ndërsa kombëtaren zvicerane e vlerëson homogjene, me lojtarë që kanë zhvilluar ndeshje të mëdha dhe që luajnë në klube të mëdha evropiane.

albinfo.ch: Më 11 shtator Zvicra do të luajë kundër Shqipërisë. A mund të na e shprehni mendimin tuaj rreth pozicionimit të "pesëshes shqiptare" në kombëtaren zvicerane?

Renaud Tschoumy: Sa për mua, fakti që ata shfaqin simbolet shqiptare nuk më pengon aspak. Origjina e tyre e parë ishte Shqipëria dhe ata kanë plotësisht të drejtë, madje edhe e kanë për detyrë të mos harrojnë origjinën e tyre. Në të kundërtën, tifozët shqiptarë nuk kanë të drejtë t’i quajnë këta lojtarë tradhtarë. Këta të fundit kanë lindur në Zvicër (ose kanë ardhur shumë të rinj), janë rritur në Zvicër dhe kanë mësuar për të luajtur futboll në Zvicër. Ata kanë përfituar nga programet e trajnimit të ASF-së. Deri diku, është plotësisht normale që ata kanë zgjedhur ekipin zviceran, sepse është Zvicra ajo që i ka ndihmuar ata të ecin përpara dhe të bëjnë karrierën që ata kanë tani.

albinfo.ch: Çfarë është parashikimi, analiza juaj për këtë ndeshje, në përgjithësi a keni një mendim për këto dy ekipe?

Renaud Tschoumy:Unë mendoj se Shqipëria, si zakonisht, do të jetë një kundërshtare e vështirë për t’u mundur. Por loja e të martës do të zhvillohet në Zvicër dhe unë mendoj se klima do të jetë më e favorshme për një fitore zvicerane, pasi që publiku prapa do të jetë Zvicra. Në letër Zvicra është shumë më e lartë. Në vlerën e tregut ajo "peshon" katër herë më shumë se Shqipëria (117 milionë kundër 22.5 milionë). Por, e vërteta e terrenin nuk është gjithmonë ajo e shifrave.

albinfo.ch: Cilat janë pikat e forta dhe të dobëta për secilin ekip?

Renaud Tschoumy: Shqipëria është e njohur për mbrojtjen e saj të palëkundshme. Kemi dëshmi rezultatin e saj: ajo ka marrë vetëm tri gola në katër ndeshje këtë vit. Ajo është gjithashtu shumë përkrahëse dhe lidhet ngushtë rreth Lorik Canës (i cili ka kryer klasat e tij të para në Lozanë të Zvicrës!).

Zvicra, në anën e saj, ka një grup shumë të lidhur me njëri-tjetrin, të fortë, homogjen dhe madje edhe të ri. Këta të rinj janë mësuar me ndeshje të mëdha (Shaqiri, Xhaka në Ligën e Kampionëve kundër Manchester United dhe Bayern Mynih në sezonin e kaluar). Madje, shumica e futbollistëve zviceranë luajnë në klube të mëdha evropiane, dhe kjo është një përparësi.

Pika e fortë e Zvicrës është organizimi i saj me dy mbrojtës qendrorë të mirë (Inler, Behrami) dhe veçanërisht Shaqiri, i cili është i aftë të mbajë një ndeshje vetëm.

albinfo.ch: Çfarë mendon për përbërjen e secilit ekip?

Renaud Tschoumy: Nuk mund të shprehem në lidhje me përbërjen e ekipit të Shqipërisë, përveç se unë mendoj se Cana është një lojtar i shkëlqyer. Nuk kam mjaft njohuri për të tjerët. Zvicra do të luajë në të njëjtën përbërje sikurse të premten kundër Sllovenisë. Ottmar Hitzfeld është besnik në parimet e tij, ai nuk do të ndryshojë rrënjësisht ekipin e tij katër ditët e fundit.

Reklamë

Reklamë

Shërimi i Kushtrimit ngjan me një mrekulli Fakti që Kushtrimi, djali 16 vjeçar nga Kosova me kancer në gjak të ngrihej kaq shpejtë në këmbët e veta, ka tejkaluar edhe pritjet më optimiste.
Tryeza të rrumbullakëta
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës
Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Scattered clouds
  • 9 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 14:50

Prishtinë

Scattered clouds
  • 18 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 14:30

Cyrih

Broken clouds
  • 9 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 14:50

Shkup

Scattered clouds
  • 23 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 15:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj