Bekim Zogaj ndihmon gjyqtarët e futbollit në Kosovë
Gjyqtari ndërkombëtar i futsallit dhe instruktor e përgjegjës për talentet e reja në Zvicër, Bekim Zogaj ka ndihmuar tashmë disa herë gjyqtarët në Kosovë me pajisje dhe rekuizita të ndryshme.
Një ndihmë të tillë e ka dorëzuar ai edhe pak ditë më parë, me rastin e vizitës së bërë në Prishtinë. Me këtë rast Zogaj i ka dorëzuar kryetarit të Komisionit të Gjyqtarëve z. Ruzhdi Breznica 130 palë fanella me 4 ngjyra të ndryshme.
Siç na njofton përmes postës elektronike, ai u ka premtuar kolegëve të tij se me ndihma të ngjashme do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Po ashtu Bekimi, i cili është gjyqtari i vetëm shqiptar në Challenge League të Zvicrës, është shprehur i gatshëm të organizojë edhe këshillime për gjyqtarët e futbollit në Kosovë. Ofertës së bërë nga ai, i është përgjigjur pozitivisht kryetari, Breznica, i cili pasi ka falënderuar Zogajn ka shprehur interesim për organizime të tilla.
Në fund Bekim Zogaj dëshiron të falënderojë kompaninë “Malësia reisen” që ka bërë transportin e ndihmave për në Kosovë.
Moti
Bernë
- 7 °C
Dje, 19/05/2013 - 08:20
Prishtinë
- 15 °C
Dje, 19/05/2013 - 08:00
Cyrih
- 10 °C
Dje, 19/05/2013 - 08:20
Shkup
- 18 °C
Dje, 19/05/2013 - 08:30
