E premte, 24 Maj, 2013 - 14:27
Subscribe to Syndicate
download

Blatter: Vendimi i FIFA-s për Kosovën, i pakthyeshëm

16.10.2012 - 16:38

Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, të hënën ishte i ftuar nga kori diplomatik në Gjenevë për të folur për shumë çështje lidhur me futbollin, e në veçanti për futbollin e Kosovës. Në debatin e Gjenevës “Futbolli është më shumë se lojë”, ku ishin të pranishëm diplomatë të shumtë të akredituar në OKB, ka marrë pjesë edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Konsulli i Republikë së Kosovës, Benjamin Nikoliqi i është përgjigjur ftesës se Klubit Diplomatik në Gjenevë, dhe pak para fillimit të debatit është takuar  me Blatterin,  të cilin iu falënderua për angazhimin dhe vullnetin e tij të mirë që ka treguar karshi pjesëmarrjes së Kosovës në futbollin ndërkombëtar.

Sepp Blatter, duke folur për futbollin e Kosovës, iu ka drejtuar me një pyetje korit diplomatik të pranishëm në debat se si është e mundur që një shtet që e kanë njohur 22 nga 27 shtete të Bashkimit Evropian të mos i lejohet zhvillimi i ndeshjeve miqësore ndërkombëtare.

“Sot këtu është edhe një delegacion nga Kosova. Ata dëshirojnë të luajnë futboll në arenën ndërkombëtare dhe ne duhet të gjithë të angazhohemi që kjo sa më shpejt që është e mundur të realizohet, ashtu siç ka marrë vendim edhe Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s. Vendimi i FIFA-s, siç kemi thënë edhe më herët, është i pakthyeshëm dhe vetëm pritet realizimi i tij”, tha Blatter në Gjenevë.

"Si president i FIFA-s, ne nuk do t’i ndalojmë njerëzit të luajnë futboll. Ne do t’i ftojmë ata të luajnë futboll. Në fakt, ata (Kosova) e dinë që nuk mund të jenë anëtare e plotë e FIFA-s, por së paku ua jepni rastin të luajnë futboll. A po pajtoheni. Unë jam i sigurt që po pajtoheni”, theksoi Blatter.

Blatter gjatë konferencës me gazetarë dhe në debat me diplomatë ndërkombëtarë ka dëshmuar përkushtimin e tij për të ndihmuar ndërkombëtarizimin e sportit kosovar.

Tahir Shabani,  këshilltar politik i jashtëm nga Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale dhe koordinator i delegacioneve nga Republika e Kosovës në Evropë, e ka vlerësuar të dobishëm për sportin e Kosovës debatin e Gjenevës.

“Për ne ishte nder i veçantë duke vlerësuar si  prioritet diplomatik që na krijuan mundësitë për të lobuar në favor të interesave të vendit tonë me krijimin e një kapitulli të ri historik për Federatën e Futbollit të Kosovës në nivelin e diplomacisë botërore”, ka thënë Tahir Shabani, njëherësh kryetar i Shoqatës së Miqësisë Franko-Shqiptare në Annemasse të Francës.

Kosovës iu dha leja që të luajë ndeshje miqësore ndërkombëtare më 22 maj në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s në Budapest të Hungarisë.

Mirëpo pas reagimit të Serbisë dhe UEFA-s, vendimi është pezulluar derisa të plotësohet me modalitete që do të kënaqnin të gjitha palët.

Këto modalitete ishte paraparë të zbuloheshin në fund të shtatorit, por u shtynë për datën 14 dhjetor.

Reklamë

Reklamë

Shërimi i Kushtrimit ngjan me një mrekulli Fakti që Kushtrimi, djali 16 vjeçar nga Kosova me kancer në gjak të ngrihej kaq shpejtë në këmbët e veta, ka tejkaluar edhe pritjet më optimiste.
Tryeza të rrumbullakëta
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës
Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 6 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 13:50

Prishtinë

Broken clouds
  • 19 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 13:30

Cyrih

Broken clouds
  • 8 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 13:50

Shkup

Scattered clouds
  • 25 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 14:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj