E mërkurë, 22 Maj, 2013 - 00:40
Subscribe to Syndicate
download

Cana:Të respektohet “pesëshja” shqiptare e Zvicrës

17.08.2012 - 16:12

Kapiteni i përfaqësueses së Shqipërisë, Lorik Cana tha se skuadra shqiptare duhet ta trajtojë Zvicrën si çdo ekip tjetër kundërshtar, ani pse në radhët e tyre helvetikët do t’i kenë pesë lojtarë shqiptarë.

“Mua më intereson pak, ose aspak, ajo çka ndodh te Zvicra. Edhe pse aty ka lojtarë nga Kosova, kur t’i kemi përballë do t’i trajtojmë si kundërshtarë dhe kaq”, ka deklaruar mesfushori i Lazios.

Siç dihet, "pesëshja" shqiptare e Zvicrës qysh tash ka rënë në siklet se si të sillen kur para fillimit të përballjes do të lëshohen himnet kombëtare të të dyja vendeve. Madje, Xhaka ka thënë se nuk do ta këndojë asnjërin himn.

Cana është shprehur sikurse i vjen keq për pozitën në të cilën gjendet pesë bashkëkombësit e tij te Zvicra. Kosovari ka thënë se që të pestët ata duhet të respektohen nga opinioni shqiptar, sepse në fund të fundit edhe ata janë shqiptarë.

“Nuk di se çfarë të them, gjithsesi duhet të kuptojmë se edhe pse luajnë për një komb tjetër, ata në fund të fundit janë shqiptarë, sikurse ne, andaj duhet kuptuar edhe ky aspekt i rëndësishëm”, ka theksuar ai.

Këto komente Cana i ka bërë për mediat shqiptare, pas miqësores Shqipëri – Moldavi (0:0).

Ky ishte testi i fundit për ekipin para fillimit të eliminatoreve për ‘Brazilin 2014’.

Siç dihet, Shqipëria, kualifikimin në "Brazili 2014" do ta kërkojë në Grupin E, përballë Norvegjisë, Sllovenisë, Zvicrës, Qipros dhe Islandës.

Shqipëria do të jetë  mysafire e Zvicrës, duel ky që ka ngjallur interesimin e opinionit shqiptar e atij zviceran dhe më gjerë, pikërisht për faktin se për helvetikët do të luajnë pesë shqiptarë për herë të parë ndaj Shqipërisë.

Reklamë

Reklamë

Xhamia po bëhet me kërkesën e mesfushorit të Bajernit, Franck Ribery
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit
Diaspora po e “blen” paqen sociale në Kosovë Ministri Makolli raportoi para Komisionit për punë të jashtme për të arriturat në Ministrinë e Diasporës. Strategjia për diasporën 2013 – 2018, u konsiderua e arritura më e madhe e MeD-së
Regjistrimi i mërgimtarëve nis me Zvicrën Regjistrimi i mërgimtarëve është parashikuar të nisë këtë vit, ndërsa si pilot-projekt është parashikuar të jetë Zvicra
Ikja e “trurit” shqetëson Maqedoninë Autoritetet në Maqedoni po shqyrtojnë mundësitë për të parandaluar migrimin jashtë vendit. Sipas Eurostat-it, brenda 14 vjetësh nga Maqedonia kanë ikur 10 % e popullatës
Shëndeti (IV)
Psikozat skizofrenike të indukuara/të shtytura/ nga substancat varësuese Karakteristike për skizofrenin janë çrregullimit e përjetimit siç janë ato Un-it, me ç`rast skizofrenët e përjetojnë veten si të huaj, përkatësisht si një tjetër njeri (fenomeni i depersonalizimit)

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds, light rain
  • 9 °C
Reported on:
Mar, 21/05/2013 - 23:50

Prishtinë

Scattered clouds
  • 15 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 00:30

Cyrih

Broken clouds
  • 10 °C
Reported on:
Mar, 21/05/2013 - 23:50

Shkup

Few clouds
  • 15 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 00:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj