Cliff përkrah pjesëmarrjen e Kosovës në Olimpiadën "Londra 2012"

Ambasadori britanik, ka mbështetur kërkesën e Kosovës që të ketë sportistët e vet në Lojërat Olimpike
image de l'article

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Republikës së Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Ian Cliff, me të cilin kanë biseduar për mundësitë e pjesëmarrjes së sportistëve kosovarë në Lojërat Olimpike "Londra 2012", por edhe për projekte të ndryshme sportive dhe kulturore këtu në Kosovë.

 

"Ministri Krasniqi e falënderoi Ambasadorin Cliff për ndihmën që ka dhënë në çështjen e sensibilizimit të opinionit ndërkombëtar në funksion të pjesëmarrjes së sportistëve kosovarë në LO ‘Londra 2012’.

 

Ai po ashtu e njoftoi për punët që po vazhdojnë të bëhen që të arrihet ky qëllim, duke vlerësuar se para së gjithash pjesëmarrja e sportistëve të suksesshëm kosovarë në LO ‘Londra 2012’, sidomos xhudistes Majlinda Kelmendi, është humane", thuhet në kumtesnë e MKRS.

 

Sipas kumtesës, edhe Ambasadori britanik, ka mbështetur kërkesën e Kosovës që të ketë sportistët e vet në këto Lojërat Olimpike dhe njëherësh ka shprehur gatishmërinë që të japë kontributin e tij në arritjen e këtij qëllimi.

 

Gjithashtu Ministri dhe Ambasadori kanë biseduar edhe për projekte të tjera për kulturë dhe sport.

 

Ata janë pajtuar që këtë vit të realizojnë projekte që nxisin pjesëmarrjen e të rinjve nga të gjitha komunitetet në aktivitete të ndryshme kulturore dhe sportive.

 

 

Reagim

0 komentet

Post new comment

Në hapësirat e parapara për komentet e lexuesve nuk lejohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve si dhe ndaj çdo grupi shoqëror, qofshin ato kombëtare, fetare, shtetërore, etj. Redaksia e mban të drejtën e mosbotimit apo fshirjes së komenteve që i thyejnë këto rregulla. Komentet që s’kanë të bëjnë me temën e artikujve nuk botohen.
CAPTCHA
Kjo pyetje është për të vërtetuar nëse ju jeni një vizitor si dhe për të parandaluar të ashtuquajturit spam.
Image CAPTCHA
Plotësoni rubrikën me karakteret e paraqitura në imazh

Facebook

Reklama / Werbung / Publicité

Foto galeri / Fotogalerie / Galerie photo

  

Reklama/Werbung/Publicité

 

Video ekskluzive e albinfo.ch

Sondazh

Sipas jush, cilat janë shqetësimet kryesore të diasporës kosovare?:
Sondage

Këshilla juridike: përgjigjet e fundit

Reklama/Werbung/Publicité

Reklama / Werbung / Publicité

Reklama/Werbung/Publicité

Video: Intervista - Debate - Reportazhe

albinfo.ch dritare në shërbimin tuaj !

Shkrimet, fotot, njoftimet apo komentet
tuaja na interesojnë :
  info@albinfo.ch

Reklama/Werbung/Publicité

Regjistrimi

Kursi i valutave