Demiri shënon "gol ëndrrash" për Thun-in
Mediet e sotme raportojnë për një „gol ëndrrash" të futbollistit shqiptar të FC Thun-it, Muhamed Demiri në fitoren 2 me 0 që skuadra e tij, e arriti kundër Fc Zürich-ut.
Demiri, jo aq i pranishëm në medie sikur Shaqiri, Xhaka me kompani, ka qenë prej vitesh një ndër shtyllat kryesore të FC Thun-it, ku Milaim Rama ka qenë deri pak muaj më parë yll i pakontestueshëm.
Në ndeshjen e javës së dytë të kampionatit të ri të superligës zvicerane, Demiri ka treguar atë që mundet dhe di ta bëjë. Topi i hedhur nga ai "si një xhyle" siç e përshkruajnë komentatorët sportivë, ka befasuar portierin kundërshtar në minutën e 39, duke e sjellë FC Thun-in në avancim.
"Një moment i jashtëtzakonshëm" ka thënë Muhamed Demiri duke përshkruar për televizionet zvicerane golin e tij . "Unë nuk jam dhe aq i njohur për shënim golash. Dhe pikërisht për këtë ky shënim ka qenë edhe më i bukur", ka shtuar ai.
Më e bukura në gjithë këtë fitore është se FC Thun, skuadra me buxhetin më të vogël në superligë ka mundur si mjysafirë, FC Zürich-un favorit. Golin e dytë, mysafirët e kanë realizuar përmes sulmuesit të ri, Anatole Ngamukol, i cili ka shënuar në minutën e 93-të.
Moti
Bernë
- 9 °C
Mër, 22/05/2013 - 01:20
Prishtinë
- 14 °C
Mër, 22/05/2013 - 01:30
Cyrih
- 10 °C
Mër, 22/05/2013 - 01:20
Shkup
- 16 °C
Mër, 22/05/2013 - 02:00
