Federer, në çerekfinale
Federerit i është dashur vetëm një orë për t’i moposhtur Bogomolov (6-3 6-2) si dhe Tomic (6-2 6-4). Numrit një botëror nuk i është dashur t’i shfrytëzojë rezervat e tij për të arritur në çerekfinalen e një turniri, të cilin e ka fituar katër herë (2005, 2007, 2009 e 2010) dhe të cilin shpreson ta fitojë sërish për t’u bërë kështu fitues i pesëfishtë në histori.
«Tranzicioni nga terreni me bari (Wimbledon) në tokë të fortë nuk ka qenë i lehtë», ka shpjeguar Federer pas fitores kundër Bogomolov. «Topat kërcejnë shumë më tepër dhe janë shumë më të shpejtë se në Wimbledon. Jam i kënaqur që kam arritur të përshtatem aq shpejt».
Kjo aftësi e Federer-it për t’u përshtatur aq shpejt i ka kushtuar po ashtu edhe tenistit kanadez, Bernard Tomic.
Herën e ardhshme Federer do të përballet me amerikanin Mardy Fish (ATP 20) për një ripërsëritje (remake), sikurse gjatë finales së vitit 2010, po ashtu në Cincinnati.
Moti
Bernë
- 24 °C
Mër, 19/06/2013 - 09:50
Prishtinë
- 27 °C
Mër, 19/06/2013 - 10:30
Cyrih
- 25 °C
Mër, 19/06/2013 - 09:50
Shkup
- 28 °C
Mër, 19/06/2013 - 10:00
