Fillon shitja e biletave për ndeshjen Zvicra-Shqipëria
Të martën që vjen, më 31 korrik, duke filluar nga ora 9 e mëngjesit, nis shitja e biletave për ndeshjen Zvicër-Shqipëri, e cila luhet më 11 shtator. Kjo ndeshje, e cila zhvillohet në Stadiumin e Lucernit, është e para që kombëtarja zvicerane luan si vendëse në kuadrin e kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit 2014.
Federata Zvicerane e Futbollit ofron bileta në gjashtë kategori të ndryshme, që kushtojnë nga 10 deri në 90 franga.
Shitja publike e biletave bëhet në “Ticketcorner”.
Katër ditë para kësaj ndeshje, kombëtarja e Zvicrës do të zhvillojë ndeshjen e parë të kualifikimeve për botërorin, në përgjithësi, atë si mysafire, në Slloveni, kundër kombëtares sllovene.
Moti
Bernë
- 15 °C
Dje, 19/05/2013 - 14:20
Prishtinë
- 27 °C
Dje, 19/05/2013 - 14:00
Cyrih
- 14 °C
Dje, 19/05/2013 - 14:20
Shkup
- 29 °C
Dje, 19/05/2013 - 14:00
