E shtunë, 25 Maj, 2013 - 23:08
Subscribe to Syndicate
download

Fitorja e Seferit për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

08.10.2012 - 12:35
Nuri Seferi me fitoren në Shkup ka hyrë ndër 3 boksierët më të mirë në botë në kategorinë „Cruiser“ 90kg

Seferi ka  mbrojtur pa problem të dielën mbrëma në Shkup titullin e kampionit të Evropës në versionin WBO

Shqiptari nga Gostivari i Maqedonisë, i cili jeton në Bernë të Zvicrës ka mbajtur premtimin se do ta rrahë serbin në ring, Nenad Stankovic për “100 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë“.

Spektatorët e mbledhur nuk kanë parë edhe aq shumë boks në këtë duel, ngase boksieri Nuri Seferi e ka nokautuar kundërshtarin serb, Nenad Stankoviç, qysh në raundin e parë në arenën më të madhe të Maqedonisë, në "Boris Trajkovski Sports Arena.  Nuri Seferi i cili në ringun e boksit profesionist i ka zhvilluar 38 duele dhe i ka fituar 32 nga ato, në mbrëmjen e 7 tetorit ka luftuar për herë të dytë për titullin WBO të Evropës, të cilin e kishte fituar në vitin 2010 dhe e kishte mbrojtur 2 herë me sukses. Mirëpo, pas një sëmurjeje dhe kohe të gjatë të kurimit, titulli i tij është shpallur vakant "neutral" nga WBO, dhe tani për fat e mori sërish mundësinë të luftojë për këtë titull në kategorinë "Cruiser". 

Nuri Seferi në Organizatën Botërore të Boksit WBO mban pozitën e 5-të në botë dhe me fitoren në Shkup ka hyrë ndër 3 boksierët më të mirë në botë në kategorinë „Cruiser“ 90kg.

Reklamë

Reklamë

Dhjetëra mijë veta me triko kuq-bardhë dhe zi-verdhë kanë vërshuar sheshet dhe rrugët e metropolit britanik dhe kanë përhapur një atmosferë festive
Kosovari me familje dëbohet nga Zvicra, shkak: martesa e rrejshme Gjykata Federale: Pasi kishte lidhur martesë fiktive dhe leja e tij e qëndrimit ishte bërë me mashtrim, ai bashkë me gruan dhe fëmijët duhet të lëshojë Zvicrën
Aksion i përbashkët: Ta pastrojmë Kosovën! Aksioni “ta pastrojmë Kosovën” është pjesë e lëvizjes globale "Ta pastrojmë Botën’, që organizon aktivitete të ngjashme çdo vit në Ditën Ndërkombëtare të Pastrimit, 24 maj, që nga viti 2008.
Shërimi i Kushtrimit ngjan me një mrekulli Fakti që Kushtrimi, djali 16 vjeçar nga Kosova me kancer në gjak të ngrihej kaq shpejtë në këmbët e veta, ka tejkaluar edhe pritjet më optimiste.
Tryeza
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds, rain
  • 5 °C
Reported on:
Sht, 25/05/2013 - 22:20

Prishtinë

Scattered clouds
  • 11 °C
Reported on:
Sht, 25/05/2013 - 22:30

Cyrih

Broken clouds
  • 6 °C
Reported on:
Sht, 25/05/2013 - 22:20

Shkup

Scattered clouds
  • 14 °C
Reported on:
Sht, 25/05/2013 - 23:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj