Gjasula, probleme me zemrën - tre muaj jashtë fushës
Mesfushori shqiptar Jürgen Gjasula, që aktualisht luan për MSV Duisburgun e bundesligës së dytë gjermane, ka një ndezje në muskulin e zemrës prandaj do të mbetet jashtë fushës së futbollit për disa muaj.
“Kjo diagnozë na tregon se kemi vepruar drejtë kur, javën e kaluar e kemi nxjerrë atë nga vendi i stërvitjeve”, ka thënë drejtori sportiv, Ivica Grlic. Sëmundja Gjasulës i ka ardhur si pasojë e një infektimi të rëndë viral.
Mjeku i klubit ka thënë për mediet gjermane se Gjasula nuk do të mund t`i kthehet fushës para tre muajve.
Jürgen Gjasula, 26 vjeçar, ka luajtur më parë për ekipet e superligës zvicerane FC Basel dhe FC St. Gallen
Moti
Bernë
- 10 °C
Mër, 22/05/2013 - 10:20
Prishtinë
- 18 °C
Mër, 22/05/2013 - 10:30
Cyrih
- 10 °C
Mër, 22/05/2013 - 10:20
Shkup
- 18 °C
Mër, 22/05/2013 - 10:30
