E enjte, 23 Maj, 2013 - 16:08
Subscribe to Syndicate
download

Kanë filluar Lojërat Olimpike 2012

28.07.2012 - 11:51

Me një ceremoni madhështore, ku kanë parakaluar përfaqësuesit e 204 vendeve, janë hapur mbrëmë në Londër Lojërat e tridhjeta olimpike. Një spektakël që ka zgjatur mbi tri orë me një program shumë të pasur është kurorëzuar nga sMbretëresaha ElizabetëII e cila ka shpallur të hapura Lojërat Olimpike.

Besohet se rreth një miliard njerëz në botë kanë ndjekur përmes televizionit ceremoninë e hapjes dhe spektaklin e jashtëzakonshëm të prezantuar me këtë rast. Programi i shfaqur përmes një koreografi dhe skenografie shumë të pasur ka bërë një pasqyrim të historisë së Britanisë së madhe në kohën e industrializimit e këndej.

Ndryshe nga sa ishte pritur, flakën olimpike nuk e ka ndezur asnjë nga sportistët e famshëm, siç ndodh zakonisht, por kanë qenë shtatë atletë të rinj nga Britania e Madhe që kanë kryer këtë ritual.

Në Lojërat Olimpike Londra 2012 marrin pjesë 10 mijë 500 sportistë që bëjnë gara në 26 sporte duke synuar 302 medalje ari sa ndahen gjatë këtij festivali të sportit, më të madhit që organizohet në botë dhe që përfundon më 12 gusht.

Ashtu sikurse as në olimpiadat e kaluara, shteti i Kosovës nuk ka mundur të merrte pjesë as në këtë të Londrës. Ndërsa Shqipëria merr pjesë me një ekip të vogël, ku bën pjesë edhe xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi.

Në ceremoninë e hapjes së LOjërave Olmpike Londra 2012 kanë marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha.

 

   

Reklamë

Reklamë

Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës
Muzikë dhe vargje shqip në Bernë Publiku pati rastin të dëgjojë këngë nga Elina Duni, fragmente librash nga Besa Myftiu dhe vargje nga poeti i ri Ndriçim Ademaj
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 13 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 15:20

Prishtinë

Scattered clouds
  • 18 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 15:30

Cyrih

Broken clouds, light rain showers
  • 12 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 15:20

Shkup

Broken clouds
  • 23 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 15:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj