E enjte, 23 Maj, 2013 - 21:37
Subscribe to Syndicate
download

Krasniqi ka mposhtur turkun Serdar Sahin

25.08.2012 - 22:06
Kosovari është renditur në mesin e 5 boksierve më të mirë në listën botërore në versionin „WBO International“

Boksieri profesionist nga Kosova, me qëndrim në Gjermani, Robin Haxhi Krasniqi ka mbrojtur sonte titullin në versionin WBO International të kategorisë gjysmë të rëndë. Ai, në spektaklin e boksit të mbajtur të shtunën mbrëma,  në arenën "O2 World" në Berlin ka mposhtur me nokaut në raundin e katërt, boksierin turk Serdar Sahin.

Turku  është nokautuar dy herë nga bokiseri kosovar.

Pas një breshërie goditjesh që mori nga kampioni Krasniqi,turku u paaftësua për luftë duke përfunduar me duelin në raundin e katërt. Turku Serdar Sahin për të dytën herë u gjet në nokaut.

Tashmë kosovari është renditur në mesin e 5 boksierve më të mirë në listën botërore në versionin „WBO International“ 

Me këtë fitore, Robin Krasniqi ka radhitur fitoren e 38 nga gjithsej 40 meçe të tij në karrierën profesioniste.

Nga 7 Janari, kur edhe e mbrojti titullin e Evropës ndaj Hakim Zoulikha, Krasniqi nuk e ka zhvilluar asnjë duel.

Për Serdar Sahinin është humbja e parë. Ai i ka zhvilluar 20 duele dhe i ka fituar të gjitha (13 me nokaut), kurse deri tani ka luftuar në një kategori më të rëndë.

Ky meç është zhvilluar para finales së madhe në versionin WBO në peshën super te mesëm në mes Robert Stieglitizit dhe Arthur Abrahamit.

Reklamë

Reklamë

Tryeza të rrumbullakëta
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht
Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës
Muzikë dhe vargje shqip në Bernë Publiku pati rastin të dëgjojë këngë nga Elina Duni, fragmente librash nga Besa Myftiu dhe vargje nga poeti i ri Ndriçim Ademaj
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 6 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 20:50

Prishtinë

Broken clouds
  • 13 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 21:30

Cyrih

Broken clouds
  • 6 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 20:50

Shkup

Broken clouds
  • 18 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 21:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj