E enjte, 23 Maj, 2013 - 07:38
Subscribe to Syndicate
download

Kukeli: "I jam mirënjohës Zvicrës"

11.09.2012 - 12:24
"Por unë jam shqiptar dhe nuk mund ta ndryshoj këtë fakt. Dhe, jam i kënaqur që është kështu"

Burim Kukeli, futbollisti 28 vjeçar që luan FC Zürich, ka befasuar shumëkënd me inkuadrimin e tij të shpejtë në kombëtaren shqiptare.

Në një intervistë dhënë gazetës 20minuten, Kukeli tregon se federata shqiptare e kishte kontaktuar tre muaj më parë dhe se trajneri i kombëtares kishte dashur ta kishte me çdo kusht në radhët e skuadrës së vet. Prandaj kishte bërë gjithçka që ta merrte. Në këtë mënyrë edhe pasaporta shqiptare, si kusht për të luajtur për kombëtaren, i ishte rregulluar në mënyrë “automatike”.

Duke folur për ndeshjen e sotme në Lucern, Kukeli thotë: “për mua është një ndeshje e veçantë, sidomos për faktin se në këtë qytet kam luajtur 4 vjet e gjysmë. Jam i vetëdishëm se nuk eshtë krejtësisht e thjeshtë, por unë jam shqiptar dhe nuk mund ta ndryshoj këtë fakt. Dhe, jam i kënaqur që është kështu”.

Megjithatë Kukeli falënderon Zvicrën. “Jam rritur në Zvicër dhe i jam shumë mirënjohës këtij vendi”. Ai gëzohet po ashtu se do të takojë, edhe pse në fronte të kundërta, kapitenin e tashëm të kombëtares zvicerane, Gökhan Inler, të cilin e ka pasur shok fëmijërie dhe nga skuadra e juniorëve.

Kukeli pranon se nuk ka pasaportë zvicerane. “Është bërë fjalë për një gjë të tillë por disi nuk e kam bërë asnjëherë kërkesën për ta marrë”, thotë ai. Ai ka mirëkuptim të plotë edhe për bashkëkombësit e tij si Shaqiri, Xhaka etj. që janë përcaktuar të luajnë për Zvicrën.

Për ndeshjen e sontme Burim Kukeli thotë se favorite është Zvicra. “Madje jo vetëm në këtë ndeshje, por ajo është favorite për titull të grupit. Ne jemi të vetëdishëm se do të jetë një duel i vështirë. Por ne hyjmë në këtë ndeshje me vetëdijen dhe me pasionin se mund të fitojmë kundër secilit kundërshtar brenda grupit”.

Kukeli po ashtu nuk pret që të ketë provokime ndaj lojtarëve shqiptarë që luajnë për Zvicrën. “Secili mund të vendosë si të dojë dhe një vendim të tillë duhet respektuar. Unë shpresoj se do të kemi një lojë interesante, të mirë dhe para së gjithash, paqësore”.

Reklamë

Reklamë

Xhamia po bëhet me kërkesën e mesfushorit të Bajernit, Franck Ribery
Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës
Muzikë dhe vargje shqip në Bernë Publiku pati rastin të dëgjojë këngë nga Elina Duni, fragmente librash nga Besa Myftiu dhe vargje nga poeti i ri Ndriçim Ademaj
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit
Diaspora po e “blen” paqen sociale në Kosovë Ministri Makolli raportoi para Komisionit për punë të jashtme për të arriturat në Ministrinë e Diasporës. Strategjia për diasporën 2013 – 2018, u konsiderua e arritura më e madhe e MeD-së
Regjistrimi i mërgimtarëve nis me Zvicrën Regjistrimi i mërgimtarëve është parashikuar të nisë këtë vit, ndërsa si pilot-projekt është parashikuar të jetë Zvicra

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 7 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 06:50

Prishtinë

Broken clouds
  • 16 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 07:30

Cyrih

Broken clouds
  • 7 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 06:50

Shkup

Broken clouds
  • 17 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 07:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj