E enjte, 23 Maj, 2013 - 16:52
Subscribe to Syndicate
download

Kukeli në kombëtaren shqiptare

29.08.2012 - 07:55
Mesfushoi i Cyrihut debuton të premten një javë në ndeshjen Shqipëri - Qipro. Vetëm katër ditë më vonë vjen sfida e madhe: Zvicër-Shqipëri

Në serinë prej disa shkrimesh me ton vajtues lidhur me “mangësinë e patriotizmit zviceran” të disa futbollistëve shqiptarë të Zvicrës, portali blick.ch ka shtuar edhe një të tillë. Lojtari i FCZ, Burim Kukeli mund të bëhet, sipas këtij portali, personi që “do t`i dalë në rrugë” kombëtares zvicerane në ndeshjen Zvicër - Shqipëri që do të luhet më 11 shtator në Lucern. Kjo pritet të ndodhë për faktin se Kukeli duket të jetë në kontakt me federatën shqiptare të futbollit për tu angazhuar për të. “Po, ne jemi në kontakt. Gëzohem jashtë mase, pasi që kjo është mirënjohje përe rezultatet e mia”, ka thënë Kukeli 28 vjeçar për portalin zviceran.

Mesfushoi shqiptar i Cyrihut do të debutojë të premten një javë në ndeshjen Shqipëri - Qipro. Dhe vetëm katër ditë më vonë vjen sfida e madhe: Zvicër-Shqipëri. Pikërisht në Lucern, ku Kukeli deri pak muaj më parë ka qenë lojtar i rregullt për skuadrën e atij qyteti. Por, aktualisht ai nuk ka të drejtë të luajë për Shqipërinë pasi që tash për tash ka vetëm pasaportë të Kosovës, ndërsa atë të Shqipërisë pritet ta marrë së shpejti.

Kukeli, i cili, siç e thotë blick.ch është “më zviceran se shumë sish që janë të lindur në Zvicër”, ka ardhur në këtë vend në moshën 4 vjeçare. Me debutimin në një ndeshje të tillë do ta kurorëzonte atë që quhet karrierë prej pjatalarësit që është bërë futbollist i suksesshëm. Sepse Kukeli deri në vitin 2006, mkur ishte në ligën e tretë, vazhdonte të punonte si depoist i pijeve Rivella në Rothrist AG.

Reklamë

Reklamë

Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës
Muzikë dhe vargje shqip në Bernë Publiku pati rastin të dëgjojë këngë nga Elina Duni, fragmente librash nga Besa Myftiu dhe vargje nga poeti i ri Ndriçim Ademaj
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds, light rain
  • 12 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 16:20

Prishtinë

Few clouds
  • 18 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 16:30

Cyrih

Broken clouds
  • 10 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 16:20

Shkup

Scattered clouds
  • 24 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 16:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj