E premte, 24 Maj, 2013 - 05:45
Subscribe to Syndicate
download

"Pa Shaqirin dhe Xhakën, Zvicra nuk kishte asnjë shans"

03.08.2012 - 15:12
Mungesa e dy lojtarëve aktualisht më të mirë që ka Zvicra, ka lënë pasojat: olimpikët e Zvicrës u eliminuan shpejtë nga garat

Dështimi i rëndë i futbollistëve të Zvicrës në olimpiadën e Londrës ka ngjallur debat në mesin e futbolldashësve dhe ekspertëve. Në një artikull të botuar në gazetën “Berner Zeitung”, e gjithë barra e për dështim u ngarkohet talentëve të mëdhenj të futbollit, shqiptarëve Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka. Siç dihet, të dy lojtarët e popullarizuar vetëm pak kohë para grumbullimit të ekipit olimpik ishin angazhuar në klubet Bajern dhe Borusia Mönchengladbach të bundesligës gjermane. Këto të fundit nuk kishin lejuar që lojtarët e blerë shtrenjtë të mungonin në fazën e parë të stërvitjeve.Por, mungesa e dy lojtarëve aktualisht më të mirë që ka Zvicra, ka lënë pasojat: olimpikët e Zvicrës humbën dy ndeshje dhe mezi e barazuan një, duke u eliminuar shpejtë nga garat. Sa i përket kësaj mungese, ka nga ekspertët që flasin për “Berner Zeitung” të cilët thonë se kombëtarja nuk është dashur të dorëzohej aq lehtë, gjegjësisht të bënte më tepër presion për angazhimin e dy shqiptarëve në skuadër. Por të tjerët e arsyetojnë mos angazhimin e Xhakës dhe Shaqirit. Eksperti dhe ish futbollisti Marco Schällibaum thotë se “Me Xhakën dhe Shaqirin, kanë munguar dy futbollistët më të mirë. Jam i sigurt se ata do të merrnin rolin e liderit të skuadrës sikur të ishin pjesë e saj. Koreja e Jugut dhe Meksika kishin angazhuar skuadra shumë të forta kështu që pa Xhakën dhe Shaqirin, Zvicra në fakt nuk kishte asnjë shans. Kjo, thjesht, duhet të thuhet kështu”.Edhe shefi sportiv i FC Luzernit, Heinz Hermann dhe ish lojtar i kombëtares së Zvicrës shprehet ngjashëm: “Pa Shaqirin dhe Xhakën, Zvicra kishte dy mungesa të vajtueshme”. Por ai ka mirëkuptim për dy lojtarët dhe për skuadrat e tyre të reja, pasi që ata duhej të ishin të pranishëm në fillimin e stërvitjeve. Ndërsa ish lojtari i kombëtares, Wehrli tregohet më i ashpër. Sipas tij, federata zvicerane e futbollit është treguar së tepërmi e butë ndaj rezistencës që klubet e Xhakës dhe Shaqirit kishin bërë kundër angazhimit të tyre në skuadrën olimpike të Zvicrës.    Dhe, sikur të mos mjaftonin këto mungesa të rënda, olimpikët e Zvicrës u desh të përballeshin edhe me një skandal. Futbollisti i kësaj skuadre, Morganella kishte publikuar në tweetter një thënie me përmbajtje raciste. Kjo i kushtoi atij me përjashtim automatik nga garat ndërsa skuadrës zvicerane, me një njollë të madhe në imazhin e saj.

Reklamë

Reklamë

Tryeza të rrumbullakëta
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht
Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës
Muzikë dhe vargje shqip në Bernë Publiku pati rastin të dëgjojë këngë nga Elina Duni, fragmente librash nga Besa Myftiu dhe vargje nga poeti i ri Ndriçim Ademaj
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Overcast
  • 4 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 04:50

Prishtinë

Scattered clouds
  • 10 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 05:30

Cyrih

Broken clouds
  • 4 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 04:50

Shkup

Few clouds
  • 12 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 05:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj