E shtunë, 18 Maj, 2013 - 16:16
Subscribe to Syndicate
download

"Secili ka të drejtë ti ketë rrënjët e veta"

08.09.2012 - 07:25
Kryetari i CVP-PDC-së, Christophe Darbellay: " është e padrejtë që djelmoshat t`i nënshtrohen një presioni të tillë "

Jemi në prag të ndeshjes futbollistike Zvicër - Shqipëri. Kjo ndeshje ka sigurisht rëndësinë e vet të madhe për pozicionimin e dy skuadrave në garat për Kampionatin Botëror të Futbollit, të vitit 2014. Por, sikur rrallë ndonjë lojë tjetër në fushën e gjelbër, kjo që do të luhet të martën në Lucern pritet me një ngarkesë të veçantë emocionale. Nga të dyja palët.

Shkak për këtë është fakti se në skuadrën zvicerane luajnë pesë futbollistë me prejardhje shqiptare. Këta, pa fajin e tyre, janë vënë në një pozitë të ndjeshme, si të thuash në mes të dy fronteve. Në mes të kombëtares së Zvicrës, për të cilën janë përgatitur, si lojtarë që janë formuar në këtë vend dhe kombëtares shqiptare, me të cilën i lidhin emocionet e origjinës dhe të rrethit familjar.

Rreth pozitës së tyre dhe rreth ndeshjes në përgjithësi, albinfo.ch ka kontaktuar një numër politikanësh dhe ekspertësh të futbollit të të dy palëve.

Kryetari i CVP-PDC-së, Christophe Darbellay, në prononcimin e tij me këtë rast, thotë se është e padrejtë që djelmoshat t`i nënshtrohen një presioni të tillë nga fanatikët e të dyja anëve.

albinfo.ch: Zvicra do të luajë kundër Shqipërisë më 11 shtator. Na duhet një pronocim i juaj si rreth pozicionimit të "pesëshes shqiptare" në kombëtaren zvicerane? Ata janë në "senduiq" herë sulmohen nga mediat zvicerane se po luajnë shqip dhe janë me gjysmë zemër në skuadër e herë sulmohen nga tifozët shqiptarë se janë "tradhtar" që kanë zgjedhur të luajnë për Zvicrën e jo për Shqipërinë?

Christophe Darbellay: Nuk jam ndonjë specialist i futbollit, mirëpo nuk i kuptoj këto reagime fanatike. Secili ka të drejtë ti ketë rrënjët e veta. Këta kosovarë janë tërësisht zviceran. Ata kanë zgjedhur të luajnë për Atdheun e tyre të ri, dhe kjo është më mirë për neve. Për të evituar emocionet si dhe të provokohimet është e dëshirueshme që mos të tregojnë elemente simbolike shqiptar gjatë lojës. Mirëpo, kjo nuk don të thotë se ata të braktisin vetëveten si dhe rrënjët e tyre.

albinfo.ch: Çfarë mendimi keni për ndeshjen Zvicër-Shqipëri (çfarë rezultati) dhe për të dyja përfaqësueset?

Christophe Darbellay: Sikurse edhe thashë më herët, nuk jam ndonjë specialit, Shpresoj që Zvicra të fitojë. Zvicra llogarit një komunitet shumë të madh shqiptarësh, dhe ajo është atdheu i dytë i shumë bashkëkombasve tuaj. Shpresoj që sporti do të kontribuojë në rrespektin, miqësinë si dhe mirëkuptimin mes dy vendeve tona! Le të fitojë më i miri.

Reklamë

„Unë ia kam uruar Xherdanit titullin e kampionit në bundesligë. Ai e ka merituar dhe unë ia kam lakmi", thotë Xhaka
Shëndeti
Bashkëvarësia në kushtet e çrregullimeve psikike (III) Co-Varësia me rastin e përkujdesjes së të varësuarve nga alkooli ose drogat ilegale të cilët njëkohësisht vuajnë edhe nga çrregullimet psikike
CH-Kosovë
albinfo.ch: Arkitekti Bujar Nrecaj në ditën e përurimit të hotelit
Zvicerani investon një milion e gjysmë euro në Kosovë Shpesh dëgjojmë se investimi në Kosovë është me rrezik, por a ndërtohet shteti i Kosovës pa rrezikuar. A nuk janë gjithë ata shqiptarë që rrezikuan dhe dhanë, bile, edhe jetën për themelimin e shtetit kosovar.
Diversité
Azil: drejt një ndryshimi të regjimit? Një emisioni javor i përbashkët me "La Télé" dhe "albinfo.ch".
In&Out
Peshkatari dhe bukespjeksi
RTK: “Kosova nga syri i një zvicerani” Une émission In&Out transmise sur la RTK (Radio Télévision du Kosovo) le 15 mai 2013.

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Few clouds, partial fog
  • 4 °C
Reported on:
Sht, 18/05/2013 - 06:20

Prishtinë

Scattered clouds
  • 26 °C
Reported on:
Sht, 18/05/2013 - 15:30

Cyrih

Scattered clouds
  • 18 °C
Reported on:
Sht, 18/05/2013 - 13:50

Shkup

Clear sky
  • 30 °C
Reported on:
Sht, 18/05/2013 - 15:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj