Shaqiri “pajton gjaqe”
Edhe pse ende “jabanxhi” në mesin e ri, në FC Bayern, talenti i madh shqiptaro-zviceran i futbollit, Xherdan Shaqiri merr përgjegjësi të mëdha mbi vete duke pajtuar kolegët e tij që desh u kapën për fyti.
Në të vërtetë, gjatë stërvitjeve të bëra në Kinë, u nxehën gjakrat në mes të yllit të vjetër të Bajernit, Ribery dhe të riut të porsaardhur në këtë klub, Mario Mandzuikic. Por, kur pritej që të kërcisnin grushtet, aty u gjet “pleqnari” ynë i vogël, Xherdan Shaqiri, i cili u hyri në mes dhe i pajtoi dy bashkëlojtarët.
Por, kjo ndërhyrje si duket nuk iu shpagua xhuxhit magjik sa i përket angazhimit në lojën testuese kundër Wolfsburgut. Ai u inkuadrua vetëm në pjesën e dytë të lojës, si zëvendësim i Ribery-t. Ndeshjen e fitoi Bajerni me rezultat 2:0, me çka klubi më i madh gjerman fitoi kupën e turneut.
Moti
Bernë
- 5 °C
Dje, 26/05/2013 - 02:20
Prishtinë
- 13 °C
Dje, 26/05/2013 - 02:30
Cyrih
- 6 °C
Dje, 26/05/2013 - 01:50
Shkup
- 15 °C
Dje, 26/05/2013 - 02:30
