E premte, 24 Maj, 2013 - 17:02
Subscribe to Syndicate
download

Shaqiri & Co në New York Times

21.09.2012 - 15:15
New York Times ka shkruar edhe për talentet kosovare të Zvicrës, që në pamundësi për të zgjedhur Kosovën, luajnë për të tjera ngjyra

Zhurma e takimit mes Zvicrës dhe Shqipërisë në futboll ka mbërritur përtej Atlantikut. New York Times në seksionin e saj të sportit vendos theksin tek talentet kosovare të Zvicrës, që në pamundësi për të zgjedhur Kosovën, luajnë për të tjera ngjyra.

Xherdan Shaqiri hyri në fushë për të mbrojtur flamurin e kuq me kryqin e bardhë kundër zemrës së tij dhe me tre simbole në këpucë, flamurin shqiptar, atë të shtetit të Kosovës dhe atë zviceran. U ndesh kundër identitetit të tij, përballë Shqipërisë, kapiteni i së cilës, Lorik Cana është gjithashtu nga Kosova, shkruan NYT, transmeton TCH..

Më tej, gazeta e famshme amerikane flet për prezencën e dy të tretave të lojtarëve me origjinë shqiptare, ndërsa në shkallët e stadiumit raporti shqiptarë-zviceranë ishte tre me një dhe përmend faktin që Shaqiri e Xhaka nuk kënduan himnin e Zvicrës.

NYT shkruan se 9 nga 22 futbollistët që zbritën në fushë atë mbrëmje të 11 shtatorit kishin vendlindje apo origjinën nga Kosova, ish-provinca jugosllave, banorët e së cilës janë shqiptarë etnikë, vijon prestigjozja amerikane.

Gazeta amerikane vlerëson si arritje lejimin e Kosovës të luajë ndeshje miqësore ndërkombëtare dhe duke përmendur fjalën e Presidentit të Federatës Kosovare të Futbollit, e cilëson atë si një hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit të plotë.

Shkrimi mbyllet me përpjekjet e federatës kosovare të futbollit për njohje nga FIFA, megjithëse rregullorja e kësaj të fundit përjashton automatikisht njohjen e federatës së një shtetit, nëse ky i fundit nuk është anëtarësuar më parë në OKB.

Reklamë

Reklamë

Shërimi i Kushtrimit ngjan me një mrekulli Fakti që Kushtrimi, djali 16 vjeçar nga Kosova me kancer në gjak të ngrihej kaq shpejtë në këmbët e veta, ka tejkaluar edhe pritjet më optimiste.
Tryeza
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës
Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 9 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 16:20

Prishtinë

Scattered clouds
  • 19 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 16:30

Cyrih

Broken clouds
  • 7 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 16:20

Shkup

Scattered clouds
  • 25 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 16:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj