Shaqiri: Do ta mundim Bajernin!

Shaqiri: Do ta mundim edhe Bajernin Këtë të mërkurë, FC Basel do të luajë kundër FC Bayern-it. Të dyja këto skuadra të zemrës, për Xherdan Shaqirin. Megjithatë, ai thotë se do të japë gjithçka nga vetja që pikët të mbeten në Bazel.këtë e ka deklaruar xhuxhi magjik për gazetën gjermane Bild. Sipüas gazetës në fjalë, që nga fiotorja e FC Baselit kundër Manchesrter United, disa muaj më parë, është ngritur lartë vetëbesimi i skuadrës nga Bazeli, dhe sidomos i Xherdan Shaqirit, që i kishte përgatitur të dy golat e shënuar. "Ne duam të bllokojmë Bajernin dhe për ta bërë këtë duhet që në radhë të parë të qëdrojmë mirë në defanzivë dhe që si ekip të punojmë në mënyrë të përsosur sikundër kemi bërë kundër ManU-së. Edhe kundër ManU-së të gjithë mendonin se ne do të fundoseshim dhe çfarë pati ndodhur", pyet Shaqiri. Ndërsa lidhur me emocionet e lojës kundër "punëdhënësit" të ri, Bajernit, ai thotë: "Natyrisht, është diçka e veçantë të luaj kundër punëdhënësit tim të ri. Por unë do ta tregoj performancën time dhe do të përpiqem që të shënoj. Nuk jam vetëm unë që e vendos fatin e nmdeshjes , por secili prej nesh. I gjithë Bazeli, e gjithë Zvicra i gëzohet kësaj loje." Bild citon edhe lojtarin tjetër shqiptar të Baselit, Granit Xhakën. "Bajerni është një skuadër që sulmon heret dhe luan në ofensivë. Por, kush e mund Manchester United-in, mund ta rrahë edhe Bajernin. Ne duam që me fitoren tonë të udhëtojmë në Munih, më së miri duke mos marrë asnjë gol. Pastaj gjithçka mund të pritet".
- - Kosova në Olimpiadë, por me çfarë flamuri? (17.05.2012 - 08:29)
- - FC Baseli i Shaqirit dhe Xhakës, fiton Kupën e Zvicrës (16.05.2012 - 23:18)
- - Pritje madhështore për Admir Mehmedin në Gostivar (16.05.2012 - 15:27)
- - Dervishaj, trajner volejbolli në Ligën e Parë të Zvicrës (16.05.2012 - 15:09)
- - Tre shqiptarë janë fitues të titullit në tri shtete të botës (15.05.2012 - 15:34)
- - Shaqiri, Xhaka dhe Mehmedi në Muzeun Kombëtar të Zvicrës, afër Federerit dhe Einsteinit (15.05.2012 - 08:30)
- - Xhaka në Gladbach për 11 milionë franga! (14.05.2012 - 11:08)
- - Goli i Nushit e kthen St.Gallenin në superligë (13.05.2012 - 19:28)
- - Mehmedi, i kënaqur në Ukrainë (13.05.2012 - 17:50)
- - Fytyra e zezë e futbollit të Evropës Lindore (13.05.2012 - 07:13)
















































Post new comment