E shtunë, 25 Maj, 2013 - 03:55
Subscribe to Syndicate
download

Shaqiri e Xhaka me kompani, përgjithmonë me Zvicrën?!

01.09.2012 - 07:45
Por rreziku për Zvicrën, nuk mund të përjashtohet plotësisht. Ai mund të vijë nga rregullat për raste të jashtëzakonshme që parasheh FIFA

Përzgjedhësi i kombëtares zvicerane, Hitzfeld, ashtu sikur edhe një pjesë e mirë e opinionit futbolldashës të Zvicrës, duket se tash e tutje do të “flenë shlirë”. Shaqiri, Xhaka, Behrami e Mehmedi janë përfundimisht në duart zvicerane. Kështu, me një ndjenjë çlirimi, e përshkruan situatën më të re rreth futbollistëve me rrënjë shqiptare gazeta “Aargauer Zeitung” në një artikull të publikuar të premten.

"Me pavarësimin e Kosovës në vitin 2008, synimi për të pasur një skuadër kombëtare të futbollit bëhet më real. Por FIFA nuk e ka njohur akoma Kosovësn. Bisedimet e ardhshme janë më 27 dhe 28 shtator. Pyetja thelbësore tash është: Çka ndodhë kur Kosova, kurdo qoftë, fiton të drejtën për të marrë pjesë në kualifikimet për Kampionatin Evropian dhe atë botëror? A do të kenë të drejtë, në një rast të tillë, futbollistët e vendeve tjera të cilët kanë rrënjë kosovare, të ndërrojnë kombëtaren?" pyet gazeta.

Si përgjigje, ajo prezanton statutet e FIFA-s. "Në paragrafin e 7 të këtij statuti, neni 15 shkruan: “Një lojtar që është angazhuar nga një federatë në një ndeshje për kombëtaren e atij vendi në kuadrin e garave zyrtare, nuk ka të drejtë të angazhohet më për kombëtaren e vendit tjetër”.

Kjo do të thotë se lojtari që ka dy shtetësi duhet të përcaktohet për të mbrojtur ngjyrat e njërit prej vendeve shtetësinë e të cilave e mban. Ashtu sikurse, për shembull, Shaqiri, Xhaka, Behrami, Inler ose Rodriguez etj, janë përcaktuar për Zvicrën. Më tutje gazeta citon udhëheqësin e shërbimit juridik të Federatës së Futbollit Zviceran, Robert Breiter, i cili sikur i heq dilemat lidhur me Shaqirin, e Xhakën me kompani.

“Kalimi i Shaqirit ose Xhakës në kombëtaren e Kosovës është diçka që përjashtohet. Statuti FIFA-s nuk lë vend për dykuptimësi”, thotë ai.

Ndërsa trajnerin i kombëtares zvicerane, Ottmar Hitzfeld shton: “Lojtari që ka pasur mundësinë të zgjedhë në mes të dy kombëtareve dhe e ka bërë zgjedhjen, nuk mund ta ndryshojë më vonë vendimin që ka marrë njëherë. Për këtë arsye gjendja aktuale (sa u përket lojtarëve “problematikë”, v.j.) nuk është dramatike.

Por rreziku, nga pikëpamja zvicerane, nuk mund të përjashtohet plotësisht. Ai mund të vijë nga rregullat për raste të jashtëzakonshme që parasheh FIFA. Ato mund të ndryshojnë në rastet kur një shtet sikur Kosova pranohet në FIFA. Në një rast të tillë do të ishte e mundur që FIFA, me dispozita të veçanta, megjithatë t`u lejojë lojtarëve me rrënjë kosovare të luajnë për atdheun e tyre të vjetër.

Breiter, lidhur me këtë thotë: “Siguri të qindpërqindtë nuk ka. Mirëpo në momentin aktual, statutet e FIFA-s nuk parashohin zgjidhje tjetër, përveç ndalimit të ndërrimit të kombëtares.”

Reklamë

Reklamë

Shërimi i Kushtrimit ngjan me një mrekulli Fakti që Kushtrimi, djali 16 vjeçar nga Kosova me kancer në gjak të ngrihej kaq shpejtë në këmbët e veta, ka tejkaluar edhe pritjet më optimiste.
Tryeza
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës
Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 2 °C
Reported on:
Sht, 25/05/2013 - 03:20

Prishtinë

Scattered clouds
  • 12 °C
Reported on:
Sht, 25/05/2013 - 03:30

Cyrih

Broken clouds, patches of fog
  • 2 °C
Reported on:
Sht, 25/05/2013 - 01:50

Shkup

Broken clouds
  • 13 °C
Reported on:
Sht, 25/05/2013 - 03:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj