E enjte, 23 Maj, 2013 - 12:22
Subscribe to Syndicate
download

Shaqiri fiton kupën edhe me Bayernin

13.08.2012 - 15:31

Xherdan Shaqiri ka fituar titullin e parë me Bayernin, për t’iu bashkëngjitur menjëherë sot kombëtares zvicerane në përgatitjet për ndeshjen e së mërkurës kundër Kroacisë.

20-vjeçari erdhi në Cyrih pas fitores së Superkupës së Gjermanisë me Bayern Munchen. Bvarezët kanë fituar kundër Borussia Dortmund me rezultatin 2-1, në ndeshjen e zhvilluar në Allianz Arena.

Shaqiri nuk kishte  kohë për të festuar shumë me Roben-in dhe të tjerët. Ai ka mbërritur në mesnatë në Cyrih për t’iu bashkangjitur ekipit të kombëtares zvicerane.

"Nuk ishte Champions League", tha Shaqiri për Blick.

Trajneri i Bayern-it, Jupp Heynckes e dërgoi Shaqirin në ekipin kombëtares zvicerane me  fjalë më të mira për futbollistin kosovar.

"Shaqiri është një talent i jashtëzakonshëm. Sulmi i Shaqirit, “Shaq-Attack” ndihet plotësisht në Mynih", tha ai në një intervistë për Blick.

Shaqiri tashmë ka gjetur një mik në Bayern. "Unë rri shumë së bashku me Ribery”, zbulon Shaqiri.

Në Split, të mërkuren, Shaqirin e mirëpresim lojtarët Kroacisë, Rakitic, me të cilin dikur ka luajtur në Basel dhe Mario Mandzukic, me të cilin luan në Mynih. "Sigurisht është një lojë intersante në Kroaci", tha Shaqiri.

Kjo ishte Superkupa e pestë në histori për bavarezët, ndërsa e para me Shaqirin.

Bundesliga do të nisë më 24 gusht dhe sërish pritet që Bayern dhe Borussia të luftojnë për titullin kampion.

Reklamë

Reklamë

Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës
Muzikë dhe vargje shqip në Bernë Publiku pati rastin të dëgjojë këngë nga Elina Duni, fragmente librash nga Besa Myftiu dhe vargje nga poeti i ri Ndriçim Ademaj
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit
Diaspora po e “blen” paqen sociale në Kosovë Ministri Makolli raportoi para Komisionit për punë të jashtme për të arriturat në Ministrinë e Diasporës. Strategjia për diasporën 2013 – 2018, u konsiderua e arritura më e madhe e MeD-së

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Scattered clouds
  • 12 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 11:50

Prishtinë

Broken clouds, light rain
  • 16 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 11:30

Cyrih

Scattered clouds
  • 11 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 11:50

Shkup

Broken clouds
  • 22 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 11:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj