E djelë, 26 Maj, 2013 - 09:27
Subscribe to Syndicate
download

Shaqiri, lider në skuadrën zvicerane

15.08.2012 - 14:59
20-vjeçari nga Kosova është shprehur i gatshëm t’u ndihmojë lojtarëve të rinj në ekip

Xherdan Shaqiri luan me kombëtaren zvicerane për herë të parë si futbollist i Bayernit. 20-vjeçarit i është besuar roli i liderit në ekip.

Xherdan Shaqiri ka fituar titullin e parë me Bayernin. Ai vjen i motivuar në kombëtaren zvicerane për t’u përballur me Kroacinë sonte në orën 20:30 në Split.

“Unë luaj në një top klub. Nga lojtarët e rinj pritet më shumë. Logjikisht, do të doja ta provoj veten si një udhëheqës në skuadër për t‘iu ndihmuar lojtarëve të rinj. Kështu që unë do të doja të kontribuoj që ne të kualifikohemi në Kampionatin Botëror në Brazil." tha Xherdan Shaqiri për Blick.

Në pyetjen se a i ndihmon konkurrenca me emra të mëdhenj, si Ribery, Roben, Muller apo Kroos, Shaqiri përgjigjet se çdo lojtar është në gjendje për të luftuar.

“Unë gjithmonë e bëj nëse më jepet shansi më i vogël. Prej sulmuesve Mario Gomez, Mario Mandzukic ose Claudio Pizarro, çdo herë luan vetëm njëri. Por, ne kemi aq shumë ndeshje ku mund ta tregojmë veten. Ne dëshirojmë ta fitojmë titullin këtë vit, të cilin e humbëm sezonin e kaluar”, tha Shaqiri para ndeshjes me kroatët.

Shaqiri ka përsëritur se nuk ka rëndësi pozicioni me të cilin luan.

“Unë mund të luaj në sulm. Nuk është me rëndësi ku. Gjithmonë është mirë për një ekip nëse i angazhon futbollistët në pozicione të ndryshme. Kjo është kështu edhe në kombëtaren zvicerane”, ka deklaruar Shaqiri.

Futbollisti që ka bërë emër edhe në Gjermani shpreson se do të kualifikohen në Botërorin ‘Brazili 2014’.  Ai tha se skuadra zvicerane është gati edhe për dy sfidat e tjera parakualifikuese për Botërorin ‘Brazili 2014’ që Zvicra do t’i zhvillojë ndaj Sllovenisë më 7 shtator dhe kundër Shqipërisë më 11 shtator.

Reklamë

Reklamë

Futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri kësaj here ndeshjen e ka shikuar nga banka e rezervistëve ndërsa në fund ka parakaluar në fushë me flamurin kosovar dhe atë zviceran
Kosovari me familje dëbohet nga Zvicra, shkak: martesa e rrejshme Gjykata Federale: Pasi kishte lidhur martesë fiktive dhe leja e tij e qëndrimit ishte bërë me mashtrim, ai bashkë me gruan dhe fëmijët duhet të lëshojë Zvicrën
Aksion i përbashkët: Ta pastrojmë Kosovën! Aksioni “ta pastrojmë Kosovën” është pjesë e lëvizjes globale "Ta pastrojmë Botën’, që organizon aktivitete të ngjashme çdo vit në Ditën Ndërkombëtare të Pastrimit, 24 maj, që nga viti 2008.
Shërimi i Kushtrimit ngjan me një mrekulli Fakti që Kushtrimi, djali 16 vjeçar nga Kosova me kancer në gjak të ngrihej kaq shpejtë në këmbët e veta, ka tejkaluar edhe pritjet më optimiste.
Tryeza
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 7 °C
Reported on:
Dje, 26/05/2013 - 08:50

Prishtinë

Scattered clouds
  • 16 °C
Reported on:
Dje, 26/05/2013 - 08:30

Cyrih

Broken clouds
  • 7 °C
Reported on:
Dje, 26/05/2013 - 08:50

Shkup

Few clouds
  • 21 °C
Reported on:
Dje, 26/05/2013 - 08:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj