Shaqiri në Bajern, punë pothuaj e kryer

Spekulimeve të shumta rreth transferimit të Xherdan Shaqirit në një klub tjetër duket se u ka ardhur fundi. Ai tashme është regjistruar në listën e futbollistëve të Bajern Munihut. Xherdani së shpejti do të kalojë në Bundesligë. „Kjo është më së e vertetë", thotë një person shumë afërt i Xherdan Shaqirit, i cili megjithatë dëshiron të mbetet anonim.
„Xherdani pas lojës miqësore kundër Delemontit që ka zhvilluar javën e kaluar me Baselin, ka shkuar në Gjermani për t’i bërë testet mjekësore të parashtruara nga klubi gjerman, Bajern Munih, tregon burimi ynë. Dhe paraprakisht ka nënshkruar një parakontratë, detajet e së cilës nuk dihen. Ndërkohë që menaxheri i tij, vëllai Erdin Shaqiri, nuk është në disponim të medieve edhe pas dhjetëra përpjekjeve për ta marrë në telefon.
„Marrëveshja gjithsesi është arritur dhe Xherdani është shumë i lumtur për këtë", siguron burimi ynë.
Lajmin tonë e konfirmojnë edhe
Udhëheqësit e klubit më të madh gjerman, Bayern Münich sinjalizojnë se në afatin veror Xherdani Shaqiri do të kalojë në Alianz Arena të Munihut. Këtë javë pritet të nënshkruhet kontrata nga e cila ekipi i Shaqirit FC Basel mund të përfitojë 10 deri në 12 milionë euro apo deri në 14 milionë franga zvicerane, njofton mediumi gjerman kicker.de.
Shaqiri është një mesfushor ekselent që luan me këmbë të majtë, i cili para pak ditësh ka refuzuar një ofertë të majme prej Galatasarajit. Kurse më 22 shkurt ai do të përballet në ligën e kampionëve, në te tetën e finalë me Baselin kundër Bajernit.
- - Kosova në Olimpiadë, por me çfarë flamuri? (17.05.2012 - 08:29)
- - FC Baseli i Shaqirit dhe Xhakës, fiton Kupën e Zvicrës (16.05.2012 - 23:18)
- - Pritje madhështore për Admir Mehmedin në Gostivar (16.05.2012 - 15:27)
- - Dervishaj, trajner volejbolli në Ligën e Parë të Zvicrës (16.05.2012 - 15:09)
- - Tre shqiptarë janë fitues të titullit në tri shtete të botës (15.05.2012 - 15:34)
- - Shaqiri, Xhaka dhe Mehmedi në Muzeun Kombëtar të Zvicrës, afër Federerit dhe Einsteinit (15.05.2012 - 08:30)
- - Xhaka në Gladbach për 11 milionë franga! (14.05.2012 - 11:08)
- - Goli i Nushit e kthen St.Gallenin në superligë (13.05.2012 - 19:28)
- - Mehmedi, i kënaqur në Ukrainë (13.05.2012 - 17:50)
- - Fytyra e zezë e futbollit të Evropës Lindore (13.05.2012 - 07:13)
















































nga Scanderbeg
Nje lajm i mrekullueshem. Bajerni eshte top klub. I uroj sukses Xherdanit, edhe pse do ta kete shume veshtire, duke ditur konkurrencen qe e ka ne te dy krahet e Bajrnit -Ribery dhe Roben.
Post new comment