E mërkurë, 19 Qershor, 2013 - 09:20
Subscribe to Syndicate
download

Shaqiri pas çdo loje e thërret familjen

22.08.2012 - 16:38

Paraqitja e parë e Xherdan Shaqirit në Bayern ende mbetet në fokus të mediave zvicerane.

Derisa Xherdan Shaqiri ka filluar t’ua rrëmbejë zemrat bavarezëve ende pa filluar sezoni në Bundesligë, mediat zvicerane gati për çdo ditë shkruajnë për të.

Gazeta zvicerane “Blick” ka folur këtë herë me Erdin Shaqirin, vëllain dhe menaxherin e Xherdan Shaqirit.

Ai ka treguar për eksperiencën e parë të Shaqirit në fushë dhe jashtë fushe në Bayern. "Ne e dinim që në fillim se ai do të mbizotërojë në Bayern. Ai është në nivel me konkurrentët e tij Arjen Roben dhe Franck Ribery", tha Erdini.

Xherdani është një njeri familjar, vëllai tjetër, Arianiti, jeton me të në Mynih. Ata luajnë shumë pin pong në shtëpi. Ndërsa gjatë dimrit  “PlayStation", thotë Erdini.

Pas çdo loje Shaqiri e thërreth familjen e tij. "Edhe nëna don të flasë me të . Ajo nuk dëshiron të dijë për sportin, por për të dëgjuar se ai është mirë", thotë Erdini.

E vështirë është të shpërngulesh në një qytet si Mynihu dhe të mësohesh me jetën brenda dhe jashtë fushës.

"Duhet të dini se ku dhe çka të blini. Ku mund të hidhni mbeturinat dhe si shkon reciklimi", ka sqaruar vëllai i Shaqirit.

Xhuxhi magjik përveç mbështetjes nga familja, gëzon përkrahjen edhe të Franck Ribery, të cilin tashmë edhe e ka fqinj në Munih.

"Ata shkojnë mirë së bashku. Unë gjithashtu mendoj se është e rëndësishme që ai ka një fqinj që i beson. Nëse në shtëpinë tuaj mungon diçka, atëherë ai ka prej kujt të kërkojë ndihmë", thotë Erdini.

Mesfushori kosovar shënoi një gol të shkëlqyer nga gjuajtja e lirë të hënën mbrëma, të parin në një ndeshje zyrtare për Bayern Munichun dhe lëvdatat për të nuk munguan.

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Nga ekipi i Bundesligës Freiburg, Beg Ferati është transferuar te kllubi zvicerane FC Sion
Gjuha shqipe në diasporë – quo vadis/ ku po shkon? Më 7 qershor 2013 në “folenë” e Shkollës së Lartë Pedagogjike të Cyrihut u mbajt konferenca ”Gjuha shqipe në diasporë – quo vadis/ ku po shkon?
„Newcomb-Benford“, detektor i manipulimeve me vota Më shumë se kamerat, edhe në Shqipëri do të mund të ndihmonte ligji i Newcomb-Bernford-it.
albinfo.ch: Remzi Durmishi und Elez Badalli
Një konsullatë për shqiptarët e pjesës italiane të Zvicrës Kosovarët, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Zvicrën italiane, thonë të jenë të diskriminuar nga institucionet e Kosovës, ngase vetëm në këtë pjesë mungon një përfaqësi që do të ofronte shërbime konsullore
Shëndeti (IX)
Çka është trauma, si ndodh dhe si manifestohet ajo 2. Co-Varësia situative me rastin e përkujdesjes së personave të traumatizuar
Yjet ndjehen krenarë për prejardhjen e tyre Para ndeshjes spektakolare, Yjet e futbollit kanë vizituar varrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova, memorialin e dëshmorëve në Drenicë, si dhe kanë bërë homazhe para përmendores së dëshmorit Zahir Pajaziti

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Clear sky
  • 21 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 08:20

Prishtinë

Clear sky
  • 22 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 08:30

Cyrih

Clear sky
  • 22 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 08:20

Shkup

Clear sky
  • 25 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 08:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj