Shaqiri, trajnerit bajernas: A guxoj të shënoj kundër Bajernit?

Shaqiri lirisht mund të tregojë nesër në Bazel nivelin e tij, për çfarë edhe e ka zgjedhur Bajerni pikërisht atë
image de l'article

 

Nesër luhet ndeshja e Ligës së kampionëve Fc Basel: FC Bayern, që llogaritet ndeshje e vitit për të dy skuadrat. por, pozicionin më të ndeshëm në këtë ndeshje e ka Xherdan Shaqiri. Ylli zviceran me rrënjë nga Kosova është ende lojtar i FC Baselit ndërkohë që ka nënshkruar me FC Bayernin.

 

Prandaj, siç shkruan tabloidi gjerman "Bild", Shaqiri ka një problem: a guxon të shënojë (nëse mundet, natyrisht) kundër klubit të tij të ardhshëm? Bild thotë se madje xhuxhi magjik ka pyetur trajnerin e Bajernit, Jupp Heynckes se "a do të hidhërohej nëse do të shënonte gol kundër ekipit të tij!?"

 

Kur kishte shkuar para dy javësh në Munih, Shaqiri, për shkak të vonesës së aeroplanit, nuk kishte mundur ta takonte trajnerin e tij të ardhshëm Heyncke. Prandaj i kishte telefonuar atij më vonë. "E kam pyetur z. Heynckes: Ju nuk do të më hidhëroheni nëse unë shënoj në të tetën e finales kundër Bajernit, apo?".

 

Trajneri gjerman kishte qeshur dhe i kishte dhënë dritën e gjelbër lojtarit të ri. Prandaj, Shaqiri lirisht mund të tregojë nesër në Bazel cilësinë, për të cilën edhe e ka zgjedhur Bajerni pikërisht atë.

 

 

Reagim

1 komentet
Në hapësirat e parapara për komentet e lexuesve nuk lejohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve si dhe ndaj çdo grupi shoqëror, qofshin ato kombëtare, fetare, shtetërore, etj. Redaksia e mban të drejtën e mosbotimit apo fshirjes së komenteve që i thyejnë këto rregulla. Komentet që s’kanë të bëjnë me temën e artikujve nuk botohen.

ti kokshe ne anderr bre bal

ti kokshe ne anderr bre bal hajt futja edhe pak gjum

Post new comment

Në hapësirat e parapara për komentet e lexuesve nuk lejohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve si dhe ndaj çdo grupi shoqëror, qofshin ato kombëtare, fetare, shtetërore, etj. Redaksia e mban të drejtën e mosbotimit apo fshirjes së komenteve që i thyejnë këto rregulla. Komentet që s’kanë të bëjnë me temën e artikujve nuk botohen.
CAPTCHA
Kjo pyetje është për të vërtetuar nëse ju jeni një vizitor si dhe për të parandaluar të ashtuquajturit spam.
Image CAPTCHA
Plotësoni rubrikën me karakteret e paraqitura në imazh

Facebook

Reklama / Werbung / Publicité

Foto galeri / Fotogalerie / Galerie photo

  

Reklama/Werbung/Publicité

 

Video ekskluzive e albinfo.ch

Sondazh

Sipas jush, cilat janë shqetësimet kryesore të diasporës kosovare?:
Sondage

Këshilla juridike: përgjigjet e fundit

Reklama/Werbung/Publicité

Reklama / Werbung / Publicité

Reklama/Werbung/Publicité

Video: Intervista - Debate - Reportazhe

albinfo.ch dritare në shërbimin tuaj !

Shkrimet, fotot, njoftimet apo komentet
tuaja na interesojnë :
  info@albinfo.ch

Reklama/Werbung/Publicité

Regjistrimi

Kursi i valutave