Shaqiri u jep fund spekulimeve: Po, nga vera jam në Bajern

"Për fat këto spekulime kanë marrë fund. Unë kam synuar që me çdo kusht të angazhohem për një klub kulmor dhe ia arrita"
image de l'article

© Keystone

 

Xherdan Shaqiri në një konferencë shtypi të mbajtur sot në Bazel ka bërë më në fund publik transferimin e tij në klubin e madh të bundesligës, FC Bayern. Ai është treguar i lehtësuar për përfundimin e spekulimeve dhe për, siç ka thënë "sigurimin e ardhmërisë" së tij duke kaluar në Bayern.

 

Por, ka siguruar Shaqiri, për sa kohë që të jetë në radhët e FC Basel-it, ai do t`i përkushtohet në tërësi kësaj skuadre. madje, edhe në ndeshjen e pritshme Fc Basel – FC Bayern.

 

Margaritari i Bazelit dhe i Zvicrës në këtë konferencë ka pranuar se "nuk është diçka e vetëkuptueshme të kalosh nga superliga e Zvicrës te kampioni rekordmen i bundesligës gjermane. I gëzohem faktit se duke filluar nga vera do të luaj për Bajernin dhe që do të kem mundësinë të mas forcat me konkurrencën".

 

Lidhur me përfundimin e spekulimeve dhe thashethemeve lidhur me transferimin e tij, Shaqiri ka thënë: "prej 2-3 vitesh është shkruar shumë, sikur gjysma e Evropës të ishte në ndjekje pas meje. Për fat këto spekulime kanë marrë fund. Unë kam synuar që me çdo kusht të angazhohem për një klub kulmor dhe ia arrita", ka thënë xhuxhi magjik.

 

Ai ka thënë se nuk i frikësohet konkurrencës në mesin e ri. "Kush më njeh, e di se unë në fushë nuk tregoj respekt ndaj askujt dhe luaj me guxim. Në sektorin e sulmit, unë mund të luaj pothuaj në çdo pozitë".

 

Edhe ana e "blerësve" ka shprehur kënaqësinë për angazhimin e Shaqirit. Drejtori sportiv i FC Bayern Christian Nerlinger ka thënë se duke marrë Shaqirin, FC Bayern ka angazhuar njërin ndër talentët më të lakmuar të futbollot evropian. 

 

Ndërsa trajneri i kombëtares së Zvicrës, ish trajner shumëvjeçar i Bajernit është shprehur pozitivisht lidhur me këtë transfer. "Shaqiri është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe i aftë për tu përshtatur. Prandaj, ai mund të bëjë vend në çdo klub të madh futbolli".

Reagim

13 komentet
Në hapësirat e parapara për komentet e lexuesve nuk lejohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve si dhe ndaj çdo grupi shoqëror, qofshin ato kombëtare, fetare, shtetërore, etj. Redaksia e mban të drejtën e mosbotimit apo fshirjes së komenteve që i thyejnë këto rregulla. Komentet që s’kanë të bëjnë me temën e artikujve nuk botohen.

Shaqirat krenaria e

Shaqirat krenaria e shqiptareve ne Zvicer (lexo Alba Shaqiri dt.21, 11.2011)
ju lumte ,vetem perpara.

urime xherdan me lule veq

urime xherdan me lule veq perpara dhasht zoti per shqiptar veq lajme tmira urime edhe niher e shum fat

per qudi me keto komente ky

per qudi me keto komente ky nuk osht shqipëtar a jeni ket tok

Mirèsevjen ne Bayern

Mirèsevjen ne Bayern Münich,te presim me padurim te gjithe simpatizuesit e Bayernit Shipètarè dhe Gjerman.
Te lumtè dhe suksese!

O sa mire me qene

O sa mire me qene Shqiptar.
Xherdan, te uroj shum sukses edhe qdo te mire ne Mynih.

perfekt edhe pse jam naga

perfekt edhe pse jam naga zvicrra jam fans i baierit mu realizu edhe 1 enderr edhe pse ne baier konkurenca esht e madhe por xherdani do tja arrie edhe pse me trup esht i vogel por ka zemer te madhe i uroi shendet dhe sukses

pershendetje nga new york,,,

pershendetje nga new york,,, urime xherdan dhe fat te bavarezet,tfala mehmet shollit i ben kur ta sheh

shum urime xherdan um shtine

shum urime xherdan um shtine me zor um ba fans i bjernit se ekipi jem eshte bochumi

Hallall i qot ati bab dhe

Hallall i qot ati bab dhe nane qe tkan rrit ne kushte te veshtira siq qdo bashkatdhetar me familje shum antarshe ketu ne zvicerr.
Babai yt nuk e kishte aq leht te bej aq shum mund per ta realizuar endrren e djalit Xherdan Shaqiri !
Por ja ndodhi e kunderta Xherdani vogel i doli babait siq thojn pleqt tek ne per hune! me aftesin e tij ne futboll per nje koh te shkurter me golat e tij siq thojn Zvicerranet Raketore tronditi opinionin la Zvicerranet me goj hapur ua Kosovo Albaner si esht e mundur!!!
Zvicerranet krijuna aq shum simpati tek ky futbolist shqiptar Xherdan Shaqirin dhe thonin raket e vogel por shum shum i rrezikshem!

Ne emer te shqiptarve ne zvicerr ne veqanti ketu ne Basel krenohemi per ty o Xherdan Shaqiri.

Shukri Mjaku Basel

normal ka arrit cka mendove

normal ka arrit cka mendove ti ,e jo ti me i mashtru xhinjat me kerra.

Xherdan te uroje sukses ne te

Xherdan te uroje sukses ne te ardhmen dhe shendet te mire.Kurre mos u derzo nga cdo e papritur uroje te jeshe ne te ardhmen nje ylle boterore ûrime dhe rrofshe sa malet

UNE VEQ TE UROJ

UNE VEQ TE UROJ SUKSEEEEEEEEESSS SHUME TY EDHE GJITH SHQIPTARVE KU DO QE NDODHEN

TE LUMT O XHERDAN SE KRENOHEM

TE LUMT O XHERDAN SE KRENOHEM EDHE NA ME TY URIME URIME SHUM DHE FAT

Post new comment

Në hapësirat e parapara për komentet e lexuesve nuk lejohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve si dhe ndaj çdo grupi shoqëror, qofshin ato kombëtare, fetare, shtetërore, etj. Redaksia e mban të drejtën e mosbotimit apo fshirjes së komenteve që i thyejnë këto rregulla. Komentet që s’kanë të bëjnë me temën e artikujve nuk botohen.
CAPTCHA
Kjo pyetje është për të vërtetuar nëse ju jeni një vizitor si dhe për të parandaluar të ashtuquajturit spam.
Image CAPTCHA
Plotësoni rubrikën me karakteret e paraqitura në imazh

Facebook

Reklama / Werbung / Publicité

Foto galeri / Fotogalerie / Galerie photo

  

Reklama/Werbung/Publicité

 

Video ekskluzive e albinfo.ch

Sondazh

Sipas jush, cilat janë shqetësimet kryesore të diasporës kosovare?:
Sondage

Këshilla juridike: përgjigjet e fundit

Reklama/Werbung/Publicité

Reklama / Werbung / Publicité

Reklama/Werbung/Publicité

Video: Intervista - Debate - Reportazhe

albinfo.ch dritare në shërbimin tuaj !

Shkrimet, fotot, njoftimet apo komentet
tuaja na interesojnë :
  info@albinfo.ch

Reklama/Werbung/Publicité

Regjistrimi

Kursi i valutave