Sytë e zviceranëve janë drejtuar nga Shaqiri

Në çdo faqe sporti të gazetave zvicerane ashtu si dhe në shumë portale, si ilustrim për ndeshjen e sontme vihet figura e Shaqirit
image de l'article

© Keystone

 

Sonte, në stadiumin "St.Jacobspark" të Bazelit luhet ndeshja që, së paku për FC Baselin, ka epitetin e ndeshjes së vitit. Skuadra kampione e Zvicrës takohet me gjigantin e futbollit gjerman dhe evropian FC Bayern në të tetën e finales për Ligën e Kampionëve.

 

Favoriti në këtë ndeshje duket i qartë. Po të shikohet vlerësimi në "treg" i futbollistëve të Bajernit , që është 480 milionë franga, Bazeli del i pa shanse me "vetëm" 64 milionë. Megjithatë, befasitë nuk mund të përjashtohen. Aq më tepër për faktin se Fc Basei i Shaqirit dhe i Xhakës me shokë ka ditur të befasojë dhe të nxjerrë nga garat kolosin tjetër të futbollit evropian ManU.

 

Me këtë frymë luftarake janë paraqitur sot në një konferencë për medie udhëheqësit dhe lojtarët e FC Bayernit. Atyre duket se nuk u bën përshtypje fama e bavarezëve.

 

Sipas kryetrajnerit Heiko Vogel, Bazeli nuk ka çfarë të humbas përveç ndeshjen si vendës. Ndërkohë FC Bayern është në presion të madh.

 

Në prag të ndeshjes, e gjithë Zvicra sytë i ka të kthyer nga margaritari i futbollit të këtushëm, Xherdan Shaqiri. Në çdo faqe sporti të gazetave zvicerane ashtu si dhe në shumë portale të këtushme, si ilustrim për ndeshjen e sontme vihet figura e kudogjendshme e Shaqirit.

 

"Qëllo sonte, Shaqiri"; "Shkatërroje Bajernin" dhe parulla të tjera sikur këto mund të lexohen gjithandej dhe shprehin ethet nëpër të cilat po kalon opinioni futbolldashës i Zvicrës.

 

Dhe, Shaqiri pasi "ka marrë lejen" nga trajneri i FC Bayernit (dhe i tij, i ardhshëm) Heyncke, do të bëjë gjithçka për të shpërblyer fansat e tij të shumtë. Në mos me një gol a më shumë, me një lojë të mirë.

 

Në konferencën për medie, xhuxhi magjik ka miratuar çdo pohim të bërë nga trajneri Vogel. Dhe, nuk ik dridhej çerpiku. Ai u përgjhigtjej i qetë dhe me elegancë pyetjeve të reporterëve nga Gjermania.

 

Në njëmbëdhjetëshin e parë, krahas Shaqirit do të luajë edhe Granit Xhaka.

 

Ndeshja FC Basel – FC Bayern fillon sonte në orën 20.45. Ndërsa transmetimi nga stadiumi St. Jakobspark në SF fillon nga ora 20.

 

 

Reagim

0 komentet

Post new comment

Në hapësirat e parapara për komentet e lexuesve nuk lejohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve si dhe ndaj çdo grupi shoqëror, qofshin ato kombëtare, fetare, shtetërore, etj. Redaksia e mban të drejtën e mosbotimit apo fshirjes së komenteve që i thyejnë këto rregulla. Komentet që s’kanë të bëjnë me temën e artikujve nuk botohen.
CAPTCHA
Kjo pyetje është për të vërtetuar nëse ju jeni një vizitor si dhe për të parandaluar të ashtuquajturit spam.
Image CAPTCHA
Plotësoni rubrikën me karakteret e paraqitura në imazh

Facebook

Reklama / Werbung / Publicité

Foto galeri / Fotogalerie / Galerie photo

  

Reklama/Werbung/Publicité

 

Video ekskluzive e albinfo.ch

Sondazh

Sipas jush, cilat janë shqetësimet kryesore të diasporës kosovare?:
Sondage

Këshilla juridike: përgjigjet e fundit

Reklama/Werbung/Publicité

Reklama / Werbung / Publicité

Reklama/Werbung/Publicité

Video: Intervista - Debate - Reportazhe

albinfo.ch dritare në shërbimin tuaj !

Shkrimet, fotot, njoftimet apo komentet
tuaja na interesojnë :
  info@albinfo.ch

Reklama/Werbung/Publicité

Regjistrimi

Kursi i valutave