Xhaka “bëhet shef” në Gladbach
Nuk ka një muaj që luan në bundesligë, për Borussia Mönchengladbach dhe qysh tash është bërë regjisor ik patejkalueshëm i lojës. Granit Xhaka, në ndeshjen e fundit testuese kundër 1860 München (bundesliga e dytë) e ka lënë vulën e tij gjatë gjithë ndeshjes. Gati të gjitha aksionet kanë kaluar përmes tij, ai ka dhënë taktin në mesfushë dhe është edhe meritë e tij fitorja 4:2 e Gladbach-ut.
Edhe bashkëlojtarët e vlerësojnë lartë angazhimin e Granitit. Kështu Amin Younes ka thënë për Bild.de se “Xhaka tregon një prani të pabesueshme, i pret e përcjell topat super shpejtë dhe në mënyrë të përsosur”. Njësoj vetëm në superlativ flet për kosovarin edhe sulmuesi Luuk de Jong. “Unë e pëlqej mënyrën e tij të lojës. Graniti e mban mirë lojën në duart e tij dhe e din se si duhen shpërndarë topat”.
E gjithë kjo paradë lëvdatash për më të riun e Gladbach-ut vjen vetëm tri javë nga koha kur trajneri i tij Lucien Favre thoshte: “Në Gjermani luhet me temp më të lartë. Graniti duhet të luajë më shpejtë”.
Moti
Bernë
- 9 °C
Mar, 21/05/2013 - 03:50
Prishtinë
- 9 °C
Mar, 21/05/2013 - 04:00
Cyrih
- 7 °C
Mar, 21/05/2013 - 01:50
Shkup
- 11 °C
Mar, 21/05/2013 - 03:30
