Xhaka e bën "sefte" me Gladbachun
6 me 0 ka fituar ndeshjen e parë testuese skuadra e re e Granit Xhakës, Borussia Mönchengladbach kundër skuadrës Velbert që bën gara në ligën regjionale. Xhaka ka luajtur nga fillimi i ndeshjes deri në fund të pjesë së parë.
Kjo ka qenë hera e parë që ish futbollisti i talentuar i FC Baselit ka luajtur për klubin gjerman, i cili e ka blerë pak kohë më parë për 11 milionë franga.
“Si herë e parë, kjo ndeshje më ka kënaqur vërtet shumë”, ka thënë futbollisti i ri për bild.de. “Kam luajtur në harmoni me kolegët e rinj, si ekip”.
Në fakt, Xhaka është treguar mjaft bindës me pasimet e tij dhe me mënyrën se si i “tërheq penjtë” e lojës nga mesfusha.
Mjaft i kënaqur me “sugarin” e tij dhe me ndeshjen është treguar edhe trajneri i Borussias Lucien Favre.
Moti
Bernë
- 18 °C
Enj, 20/06/2013 - 01:50
Prishtinë
- 17 °C
Enj, 20/06/2013 - 02:30
Cyrih
- 20 °C
Enj, 20/06/2013 - 01:50
Shkup
- 21 °C
Enj, 20/06/2013 - 01:30
